Home

Lajme

Duhet ta mbështesim Lulzim Bashën sepse fuqizmi i tij e sjell në pushtet Partinë Demokratike

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Largimi i Sali Berishës sjell sovranitetin dhe fitoren e e PD-së me zgjedhje të parakohshme

Politikanët, pushtetarët, liderët e partive politike dhe pushtetarët janë të përkohshëm dhe shkojnë e vijnë. Ata kanë interesat e tyre, dhe për interesat e tyre nuk ka pse të sakrifikojnë e as të pësojnë mundime e padrejtësi shqiptarët.

Shqiptarëve u intereson interesi kombëtar, demokracia, zhvillimi, progresi, mirëqënia, ligji, drejtësia, integrimi dhe është jetike për shqiptarët korrektësia e besnikëria ndaj SHBA-ve ndaj këtij aleati jetik e të madh të shqiptarëve.

Mbështetje , përshendetje dhe falenderim për z. Lulzim Basha që më në fund me largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, PD-së do i kthehet sovraniteti demokratik, demokracia e brëndshme kundër monopolit të ishkryetarit Berisha dhe të një klani të vjetër politik si Topalli, Patozi, Nishani, Shehu, Ristani, Imami, Paloka me të tjerë e me kompani të cilët e kishin kapur dhe privatizuar Partinë Demokratike dhe që e kanë përdorur atë si mjet e material njerëzor për përfitime personale politike, per privilegje pushteti, korrupsioni e materialiste.

Lulzim Basha duhet mbështetur dhe falenderuar për faktin se ai po e ripërtërinë PD-në, po i sjell asaj sovranitetin politik dhe demokratik, po i sjell asaj vizionin dhe misionin e duhur për ndërtimin e një demokracie të vërtetë për një shtet funksional, demokratik e ligjor duke cmontuar tipin e shtetit tribal, klanor e korruptiv.

Tashmë është bërë publikisht por edhe ndërkombëtarisht e qartë se Partia Demokratike nuk është në pushtet prej ishliderit të saj Sali Berisaha dhe të mbështetësve të tij të cilët kishin kapur e shfrytëzuar Partinë Demokratike për interesa personale. PD nuk është në pushtet prej atyre të cilët e kanë penguar dhe bllokuar demokracinë, ligjin,drejtësinë dhe sidomos VETING-un. PD nuk është në pushtet prej atyre që kanë bërë korrupsioniin e hajdutërinë si dhe avokatinë e tyre.Dhe ku përgjegjësi kryesor për këto është ishkryeministri Sli Berisaha , dhe që po për këto arsye edhe SHBA e shpalli person “non grata”. Prandaj faleminderit z. Lulzim Basha qe i hape rrugën demokratizimit dhe emancipimit jo vetëm të PD-së por të të gjithë Shqipërisë. Faleminderit z. Basha që politika dhe vizioni i Juaj është konform politikës, diplomacisë dhe demokracisë amerikane, të aleatit të madh e strategjik të shqiptarëve. Faleminderit z. Basha që po na e kthen shpresën dhe besimin te Partia Demokratike, Ne, të gjithë demokratëve , të gjithë të djathtëve të vërtetë të cilët jemi të zhgënjyer dhe që jemi tradhtuar nga ishlideri dhe nga të gjithë ishshërbëtorët, ish sigurimsat dhe nga servilët të cilët janë rreshtuar sot në dëshpërim kundër jush dhe vendimmarrjes historike tuajën për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Z. Basha keni mbështetjen e madhe sepse interesi i Partisë Demokratike, interesi i demokracisë shqiptare dhe i shtetit shqiptar si dhe interesi strategjik dhe marrëdhënit jetike të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të pasfidueshme dhe pakrahasimisht më mëdha se cdo interes personal të cilido individi , qoftë edhe nëse ai ka edhe ndonjë kontribut. Faleminderit z. Basha që Partinë Demokratike po e ringritni dhe nuk po e lejoni që të devijojë dhe as që të largohet nga demokracia dhe nga proamerikanizmi. Ju z. Basha politikisht dhe kombëtarisht jeni sot në anën e duhur të demokracisë, ligjit dhe me aleatin e madh të shqiptarëve , me SHBA-të. Ky vizion dhe qëndrim korrekt dhe parimor i juaj patjetër që do të sjellë shumë shpejt edhe ndryshimin e madh në Shqipëri, zgjedhjet e reja demokratike të parakohshme për të larguar nga pushteti keqqeverisjen dhe Edi Ramën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *