Home

Lajme

Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

No Comments Aktualitet Lajme

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar për herë të tretë Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë.

Meta pak ditë më parë mori në dorë shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, i cili kërkonte që Edi Rama të dekretohet si kryeministër i Shqipërisë, i propozuar nga Partia Socialiste.

Meta nuk e ka vonuar dokumentin duke firmosur mëngjesin e sotëm Ramën si kryeministrin e Shqipërisë.

Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
D E K R E T

PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT

Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210
Tiranë, më 10.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *