Home

Lajme

Shuhet kryerapsodi më i spikatur i Dukagjinit Mhill Çuni, “krushku i parë i çiftelisë”…

No Comments Aktualitet Lajme

Mhill Çuni, krijues, instrumentist dhe interpretues i virtuoz (kantautor) për 50 vjet në gjitha momentet dhe manifestimet me gjeneralë të skenave të folklorit. Kryerapsodi i Dukagjinit më i spikatur i të gjitha kohërave dhe pa dyshim një nga zërat më autentik të çiftelisë në shkallë kombëtare.

Mhill Çuni dhe Sali Mani ngjitën si askush në piedestal këngën rapsodike dukagjinase dhe të Malësisë së Madhe duke formuar së bashku bigën ma të lartë të flokut të çiftelisë në veri të Shqipërisë. Mhilli, ishte një mriz me rrënjë të thella në folklorin shqiptar Ai ishte nipi i Gjergj Mark Gurit dhe Kolë Mark Gurit- Lëruat Kombëtarë, njeri në Shkodër dhe tjetri në Lezhë. Etër të vjetër të flokut të zërave më të hershëm të radiofonisë shqiptare.

Ndërkohë që gjyshja e tij, Zojë Mustafja ka qenë një vajtoret me klasë të Lekisë që ka mahnitur At’ Shtjefen Gjeçovin dhe At’ Benardin Palajt, të cilët e kanë intervistuar dhe i referohen në studimin e tyre në fushën e folklorit. Ajo për shigjetat e zjarrta arkaike që Iëshoj kundër dhunës diktatoriale ndaj klerit nacionalisteve dhe njerëzve të pa fajshëm u dënua dhe u internua politikisht nga diktatura komuniste.

Mhilli, ishte një ta|ent i lindur me dhunti specialë, poetike, vokal të kristaltë, një zë sa kumbues aq të ëmbël që u bë e mbeti bashkëshoqëruesi më i mirë i perlave poetike, që i buronin nga zemra duke i rritur e kthyer në hitet më të dashura për veshin e zemrat e miliona shqiptarëve.

Mhilli, u rritë së bashku me çiftelinë dhe në skenën e shtëpisë së Kulturës Breg Lumi, në të cilën ka kënduar që në moshën 8 vjeçare. I joshur nga rapsodi veteran Fran Pali dhe daja i tij, Gjergj Marku, Mhilli nuk do të ndahej më çiftelisë në festa, gëzime dhe veprimtari artistike, që ishin periodike dhe shpeshta.

Kishte dëshirë të vazhdonte për muzikë, por biografia e papërshtatshme ju bë pengesë në fushën e shkollimit dhe karrierës artistike. U arsimua për veterinari, por as një ditë nuk ju nda jeta kulturore e artistike.

Një temperament i vështîrë kolerik, anti konformist, por shumë i talentuar vrapoi pa u ndalur në një pistë me pengesa të përhershme dhe arriti të kapte majat. Si mjeshtër autentik i majave i dha flokut burimor jehonë në gjithë hapësirën mbarë shqiptare, për mes valëve të “Radio Tiranës”; “Radio Tiranës për shqiptaret jashtë atdheut” e RTVSH.

Ka milituar në qindra, koncerte, tubime e manifestime folklorike në skenat brenda dhe jashtë atdheut, kudo që jetojnë shqiptaret ndoshta si as kush fjetër në Zonën ku kumbon çiftelia ko memorizue né arshivën e flokut hite kombëtare të pa vdekshme dhe si të tilla janë:

-“Pret Stambolla Skënderbegun”,
-“Shtatë shaljanët“,
-“Moj Kosovë Mriz me zana”,
-“Kanë nisët bjeshkët fort po dridhen” (Ngjarje në Kosove 1982),
-“Kaluan Shekujt” (Kryengritjeve më të mëdha patriotike 1910-1911-1912),
-“Po var pasha një burë prej Shale” (Motivi madhështorë i bujarisë),
-”Djemtë e shqipes”,
-“Bahem shkamb te guri i prakut” (Kushtuar Prekë Calit),
-“Kjo Shqipni që njeh gjithë bota”,
-“Hasan Prishtina”,
-“Mehmet Shpendit”,
– “Xhur Kola dredhi shallin”,
-“Deli Pjetri”,
-“Kolë Mark Kola”,
-“Zef Hotit” (Dëshmorit antifashist në Luftën e Spanjës),
-“Heroinat shqiptare”,
-“Dukagjini 9 vullkane mbushä me flake”,
-“Në atë pranverë kur shkrinë bora”,
-“Ç ‘djem kanë Rritë trojet e Hotit”,
– “Ka je nisë Turgut pasha”.

Repertori artistik i tij përfshinë mbi 250 këngë. Mhili Çuni nuk ishte thjeshtë një rapsod, por së pari një poet i talentuar dhe duke qenë i tillë është nder Kantautorët e pare dhe pa dyshim më të talentuarit e kohës së tij. Tekstet e Mhillit janë poezi me metrike precize, me figuracion sa të larmishëm aq edhe rrezatues. Një poezi tillë pa as neogjenizëm kur këndohet me aq lirshmëri dhe virtuozitet depërton prajshëm në skutat e shpirtit njerëzorë dhe aty mbetet.

Ai ka marrë pjesë në festivalet Folklorike Kombëtare te viteve 1978, 1983 e 1988. Në vitin 1982 kur ishte snajperi i Shtëpisë Kulturës Breg Lumi, në bashkëpunim me muzikologun Robert Prendushin dhe Përgjegjësin e Kulturës Gjergj Çuni zbuluan dhe vunë në skenë Vallen burimore “Të Lekve”, e cila shkoj dhe mori çmim kombëtarë në Gjirokastër.

Në vitin 1983 solli Akapelon famshme “LIDHI SHALA BESËN”, e cila shkoj në festivalin e Gjirokastrës së viti 1983 e ndryshuar. Rapsod dhe bashkëpuntor i përhershëm i RTVSH dhe Radio Shkodra. Pjesëmarrës në festivalet Folklorike Kombëtare të viteve 1978, 1983 dhe 1988 Në vitin 1982, Drejtues artistik i ‘Shtëpisë së Kulturës’, Breg Lumi, Dukagjin, Shkodër.

Në vitet 1981-1990, drejtues i jetës kulturore e artistike në Gruemirë, Malësi e Madhe.

Në vitet 1999-2002, ideator dhe drejtues i spektaklit “Hitet Folklorike” në TV1 Channel, Shkodër. Themelues dhe drejtor artistik i eventit kulturor “Sofra e Dukagjinit. Laurat i festivaleve folklorike, 1983 & 1988.

Në vitin 1996, fitues i çmimit “Rapsodi Me i Mirë”, në Takimin Kombëtar të Lahutarëve, në Lezhë.

Në vitin 2017, ‘Qytetar Nderi’ i Komunës Rrethina, Shkodër.

Ne vitin 2017, nderuar nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, me titullin “100 vjet arsim e kulturë në Dukagjin”.

Në vitin 2019, Çmimi ‘Krenaria e Sofrës së Dukagjinit. Ju shpreh ngushëllimet e mija familjes të afermëve miqëve dhe kolegëve të tij… Mhill Çuni u nga nga kjo jete për të len të gjallë të pavdekshme këngën e tij emrin e nderuar si “krushku i parë i çiftelisë”… Pushofsh në paqe Mhill Çuni. /Publikuar në Facebook nga Lulash BRIGJA, shtator 2021/

Burimi/shkodraweb.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *