Home

Lajme

Krasniqi: Sa herë që Vetëvendosje tenton t’i jap shtysë ambicieve për pushtet prodhon nga një krizë

No Comments Aktualitet Lajme

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë Albert Krasniqi, ka thënë se sa herë që Lëvizja Vetëvendosje tenton t’i jap shtysë ambicieve për pushtet prodhon nga një krizë.

Krasniqi i ka paraqitur disa skenare që sipas tij Vetëvendosje po mundohet të mos humbasë asgjë dhe të mobilizojë votuesit.

“Sa herë që LVV tenton t’i jap shtysë përmbushjes së ambicieve për pushtet – prodhon nga një krizë. Kështu ishte me provokimin e mocionit të mosbesimit. Reciprociteti aq i rëndësishëm atëherë – sot u harrua; pasi ishte vetëm pjesë e skenarit “Rënia e nevojshme për ngritjen e domosdoshme”.

“Kështu ishte me insistimin për certifikimin e kandidatëve të dënuar për vepra penale. Ndonëse vet kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që personave të tillë t’u mohohet kandidimit. Qëllimi ishte të paraqitej si viktimë e pushtetit për të mobilizuar votuesit! Kështu ishte me zgjedhjen e Presidentes nga lista e saj. Inicioi papritur ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme – për të mundësuar votimin e diasporës nëpër ambasada – me qëllim të shantazhit ndaj opozitës”.

“Kështu po duket të jetë edhe tash me skenarin për shtyrje të zgjedhjeve lokale. Po luanë kartën e sigurisë, pasi nga kjo përpjekje nuk humbet asgjë”.

“Nëse nuk ia del – në zgjedhje hynë më sigurt. Nëse numrat e rasteve me COVID-19 rriten, opozita fajësohet pasi ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve. Vetës i krijon epërsi morale dhe pastrohet nga dështimi për menaxhimin e pandemisë”.

“Nëse ia del – I jep kohë vetës të rikuperohet, të gjejë ndonjë kontratë të dëmshme të qeverive të kaluara – që sigurisht ka mjaftë të tilla – e të marrë ndonjë vendim për rritje pagash e shtesash që përkthehet në vota”.

Burimi/klankosova.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *