Home

Lajme

Idealet e pushkatuara të Azem Hajdarit!

No Comments Argëtim Histori

Nga Bislim AHMETAJ
Përditshmëria jonë e mbushur me ngjarje të rëdomta ka sjellë një zvetënim vlerash të përmasave të tilla, aq sa përpjekja njerëzore për ta përmirësuar jetën tënde dhe të atyre që të besojnë përmes punës, fjalës, dijes, solidaritetit social duken si kohë të mbuluara me ndryshk.
Ndaj edhe sot në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të pushkatimit të Princit të Mendjeve të Lira, Azem Hajdarit, gishtat e mi kur rrahin mbi tastierën e compjuterit ndjehen të rraskapitur, të mpitë, zbardhur prej topitjes dhe indiferencës . I frikësuar se s’kam për kë ti shkruaj këta rrjeshta pasi idealet për të cilat luftoj deri ditën që u pushkatua mu në zemër të Kryeqytetit Azem Hajdari , janë pushkatuar njëlloj si ai , bartësi i tyre.
Ideal i pushkatuar(I) !
Ai I priu Lëvizjes Studentore, lëvizje që solli përmbysjen e diktaturës dhe lindjen e pluralizmit politik, edhe pse në krye të kësaj përmbysje historike ,ai nuk shfaqi për asnjë moment të jetës së tij të vrullshme politike urrejtje apo revansh për komunistët e ndershëm, sepse të tillë kishte edhe në familjen e tij (I ati partizan në Luftën e Dytë, I vëllai komunist). Dialogu, e verteta, programet dhe alternativat ishin armët e tij për konkurence dhe zgjidhje me kundërshtarët.
Këto “armë” tani janë varur në muzeun e pluralizmit politik.
Në familjen e tij politike kishte pronë fjalën e lirë dhe lidhjet me njerëzit.
Tani nga qëndra e Tiranës dhe në të katër cepat e Shqiprisë politike gjen vec parulla, fasada, deklarata dhe kunderdeklarata. Pluralizmi politik ka marrë ngjyrat e kryetarëve të partive, kush e lyen rrotën i bahet qerrja Ferrari, kush e lëpin rrotën i behët qerrja Mercedes, kush e shtyn qerren ose lyp me e rregullue qerren vdes për një copë bukë, pikë. Një palë qenë lehin, pala tjetër e qenve shkon përpara, qytetarët mbetën në vend apo shkojnë poshtë e më poshtë, prapë pikë. Në më të parën ëndërr për të cilën luftoj dhe veproj Azem Hajdari për të ndërtuar një shoqëri politike perendimore , ku idetë, e verteta, ballafaqimi me dialog i tyre dhe gjetja e zgjidhjeve më adekuatë për të mirën e shumicës së mundëshme është pushkatuar…
Ideal i pushkatuar(II)!
Ai I doli në krah shtypit të lirë në kohën kur po lindte dhe segmente të mazhorancës së asaj kohe po ja zinin frymën. ( Azem Hajdari Kryetar I Këshillit Botues të gazetës opozitare “Koha Jonë”) Më vonë kur ndërruan mazhorancat do të ngujohej në uri para Televizionit Shtetëror, këtij zëdhënësi bajat të mazhorancave që kur është themeluar dhe deri sot në mëngjes. Koshient ai merrte mbi vetë një barrë e mision vizionar për të cilin bashkëmoshatarët e tij të Lëvizjes Studentore kishin rrezikuar edhe jetën në emër të fjalës së lirë, në emër të së vertetës. Ai dilte në mbrojtje të martirëve të fjalës së lirë që kishin sakrifikuar jetën dhe kaluar rininë burgjeve për lirinë e fjalës dhe peshën e saj. Sot media e shkruar dhe elektronike në masën 90% të saj është shndërruar në një instrument fitim prurës për poseduesit e tyre që janë një grushti biznesmeno-politikanësh apo politikano-biznezmenësh.
Ideal i pushkatuar (III)!
Ai ju doli në krahë dhe u bë një me ta, shtresës së të përndjekurve politik prej regjimit komunist , duke u përleshur me policinë dhe shtetin e mazhorancës që e kishte themeluar dhe drejtuar vet në fillesat e saj në dhjetor të 90-tës në mbrojtje të së drejtës së tyre. I bindur se kësaj shtrese shteti shqiptarë vecmas ajo mazhorancë i kishte borxhe të pakompensueshme morale dhe financiare. Morale se ishte “rezervat” i sigurtë votash , financiare se ishin ata njerëz që me punën dhe gjakun e tyre kishin tharë dhe shndërruar në tokë bujqësore qindra mijëra hektarë tokë, mund , gjak dhe djersë që u shpërnda me ligjin 7501 njerëzve që u gjetën duke e rrënuar dhe plackitur atë tokë në vitin 90- 92, ata kishin ndërtur dhjetra vepra inxhinjerike që prodhonin luks për elitat komuniste dhe para për bunkerët e ‘sigurisë’ se jetëve të tyre dhe sot e kësaj dite para për buxhetin e shtetit shqiptarë(Areoporti I Rinasit). Për fat të keq edhe sot në këtë përvjetor të mbrojtësit dhe avokatit të të drejtave të kësaj shtrese, ata janë në gjendje të mjerueshme dhe të paintegruar. Për më tepër sot shihen edhe si armiq e raksionare pasi në pushtet janë rikthyer bijtë dhe nipat e partisë që e drejtoj dhe e realizoj ndarjen e popullsisë në të shtypur dhe shtypës.
Ideal i pushkatuar (IV)!
Ai mbeshteti, inkurajoj dhe doli në krye të sindikalizmit shqiptarë, këtij segmenti jetik të shoqërive demokratike përëndimore. Pa eksistencën e sindikalizmit përëndimi nuk do të ishte ky që është sot, vendet e Bashkimit Europian nuk do ta kishin shtresën e mesme në masën 60 deri 80% të popullsive të tyre, atë bërthamë që I bën këto vende të forta, të qëndrueshme dhe konkuruese. Realiteti i sotshëm i sindikalizmit shqiptarë na thotë se ai kishte të drejtë edhe pse nuk ja doli ta fitonte betejën. Paraqitja sociale e vendit tonë me 55 miliarderë dhe mbi një miljion njerëz në kufijt e varfërisë tregon se sa të drejtë kishte Azem Hajdari kur luftonte dhëmbë për dhëmbë me qeverinë e tij për të themeluar sindikalizmin në Shqipërinë e postdikatturës komuniste.
Ideal i mbijetuar në agoni (V)!
Ylli polar I veprimtarisë politike e shoqërore të Azem Hajdarit ishte dhe mbet deri ditën e fundit të jetës së tij ceshtja jonë kombëtare. Kontributet e tij në këtë fushë janë të njohura dhe të vlerësuara kombëtarisht. Kosova shtet I pavarur , i njeh mirë dhe ja ka vlerësuar në maksimum kontributet për këtë realitet të ri të saj, shqiptarët e Maqedonisë dhe faktori politik atje rezervojnë respektin dhe krenarinë maksimale për vlerat dhe kontributet e tij në zgjimin, inkurajimin dhe mbështetjen e tyre për të qënë të barabartë në shtetdrejtimin e një shteti maqedon që akoma s’po gjen qasje në rrjedhë as me vetën e tij. Ëndrra për Bashkim Kombëtar është akoma gjallë në mendjet dhe zemrat e bashkëidealistëve të Azem Hajdarit të cilët për hirë të së vertëtës duhet thënë që në këto kohë shtrigash dhe krizash morale dhe ekonomike janë duke jetuar si “gaca nën prush”. Kjo ëndërr vazhdon të jetë e gjallë për një arësye krejt të thjeshtë, pasi për momentin nuk prodhon para për oligarkët e politikës dhe për arësyen tjetër aspak të thjeshtë se ka pas saj një aleat të madh që ka prodhuar liri për shume kombe të shtypura dhe të ndara në botë.
Në mbyllje të kësaj kronologjie për njërin prej njerëzve më karizmatik dhe më të rëndësishëm për shqiptarët në shekullin e njëzetë, shekulli që zgjoj dhe ngjizi shtetin shqiptarë , shekulli që na bëri me mbretëri, diktaturë komuniste,( diktaturë që e rrezoj Azem Hajdari studentët e dhjetorit, qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë) dhe këtë lloj demokracie që sigurisht që s’ka të krahasuar me diktaturën sic edhe nuk i krahasohet me demokracitë e vendeve ku kemi 24 vite që po synojmë të integrohemi, dua të apeloj individë dhe organizata që ta “trashin” zerin dhe veprimtarinë e tyre që idealet e pushkatuara të Princit të Mendjeve të Lira të ringjallen për të mirën tonë të përbashkët dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë të cilët do na anatemojnë nëse do ti ngujojmë sërish në diktatura oligarkësh si ajo e Putinit apo putanave të tjera që po I prodhojmë me indiferencën dhe heshtjen tonë.
ps. Shkrim i vjeter por qe skam cti shtoj e aq me pak ti heq ndonje fjale.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *