Ti vjen e rrëmbyer,si era e një shqote
Shpërthen, porta, penxhere, kanatë
Ndjejë kraharorit krahët e zogjve
Dhe sqepin e tyre n’zemër si shpatë.
Qerpikët e ngrirë si heshta antike
Roje e syve mbyllur në kafaz
Kur pastaj një buzëqeshje të binte
Një dhimbje e ëmbël vinte më pas.
Për të hyrë s’të duhej asnjë shpikje
(Kodet e zemrës veç ti i kishe hak)
Të lutesha kur si një ëndërr ikje
-Të lutem mos ik, rri dhe pak:-
Hareshëm zgjohem sakaq
Ti pëkëdhel paksa flokët e artë
Ah kjo ëndërr më koriti paq
Erdhi të rrëmbeu nëpër natë !
Skender Lazaj Trebeshina
13 Shtator 2021 Bs It