Home

Lajme

PERFAQSUESIT E SHQIPTAREVE TE UKRAINES IKEN E GRUPE TE TJERE DO VIJNE NGA DIASPORA SHQIPTARE KUDO

No Comments Aktualitet Lajme

Nga Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa

Dje Grupi i perfaqesuesve te Shqiptareve te Ukraines nga Odesa e Izmaileja (Besarabia) do largohej nga Shqiperia permes Rinasit.
Me kete rast Perfaqesuesi Politik i Emigracionit Shqiptar z.Kostaq Papa shtroi nje dreke ne nje nga mjediset e Pazarit te ri te Tiranes e cila kaloi ne nje atmisfere te kendshme!
Bene shume takime e vizita ne Atdheun e te pareve.
Nga malli shekullor shkuan dhe ne Vithkuq, Voskopoje, ne fshatra te Oparit e Gores nga eshte orgjina e tyre.
Vizituan shume mjedise ne Tirane, Elbasan, Pogradec e Golem.
Kerkuan shume takime zyrtare por administrata u tregua e kycur dhe e veshtire!
Megjithate lidhjen me Shqiperine dhe Shqiptaret e kishin nisur ne Karakurt, Odese, Ukraine dhe e perforcuan ne Tirane. Forcuan miqesine me Shoqaten Beslidhja Gorare dhe paten pranine e Kryetarit te saj z.Koci Tahiri. Vune lidhje dhe me agjensine e Diaspores.
U intervistuan dhe u filmuan nga TVSH ne studiot e Tiranes dhe nga tvsh Korca.
Interes dhe viziten e Shqiptareve te Ukraines ne Shqiperi e percolli me dy emisione radio me e degjuar e diaspores RadioProjekt 21 Kopenhagen Danimarke, te premten dhe te dielen me datat 10 dhe 12 shtator ora 21.15—22.30 permes prezantimit qe i beri z.Kostaq Papa ne emisionin e moderatorit Luigj Shkodrani ku kishte dhe te ftuar te tjere.
Nga valet e ketij emisioni e radios Shqiptaret e Ukraines morren dhe nje ftese per ti pritur ne nje vizite pune Shoqata AlbaDansk disa dite ne Danimarke, shoqate qe eshte perfaqesuese dinjitoze e Shqiptareve te Danimarkes. Forcim i lidhjeve mes pjeseve te Diaspores Shqiptare.
Shqiptaret e Ukraines bejne pjese ne grupin qe i quajme Ngulimet Shqiptare.
Nga z.Kostaq Papa morren ftesen per te ardhur me pushine verore vitin e ardhshem ne Vlore e Sarande!
Ata kishim mall e dashuri te madhe per Shqiperine e sigurisht qe do te vine perseri!
Morren me vete shume libra mes tyre, Flamurin Kombetar dhe Abetaren e gjuhes tone te embel, liber qe e kishte perdor me kujdes Arbnesi im bir ne klasen e pare.
Mbriten ne Rinas duke bere me duar Shqiponjen e u larguan duke bere ne dreken e rastit foto me simbolin e shqiptareve!
Aleksandr Dermentli, Anna Dermentli, Igor Popanov dhe Roman Kirianov te Shoqates se Shqiptareve te Ukraines jane te dashuruar me Shqiperine Vendin e te pareve e do vijne perseri!
Rreth ores 17 dje pasdite ata fluturuan nga TIA “Nene Tereza” Rinas drejt Kievit!
Jane te mirpritur ne Shqiperi !

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz të ulur
Mund të jetë një imazh i 5 persona
Mund të jetë një imazh i 4 persona

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *