Home

Lajme

Pllana për presidenten Osmani: Po mundohet të shpëtojë Serbinë, ia huq duke folur me shifra të Kandiqit

No Comments Aktualitet Lajme

Autori i librit “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999”, Nusret Pllana ka reaguar pasi u riaktualizua tema e librit të tij në dialogun Kosovë – Serbi, për pjesën ku përmendet arkivi i UÇK-së.

Në një intervistë për Gazetën Infokus, ai ka folur edhe për presidenten, Vjosa Osmani, për të cilën ka thënë se nuk e posedon librin e tij dhe se jo rrallë herë presidentja ia huq me shifrat e të vrarëve në luftë.

E gjithë kjo sipas tij për shkak se të parët e shtetit, nuk janë të informuar dhe nuk posedojnë të dhënat e shifrat e sakta.

“Librin tim nuk e ka as presidenti i Shqipërisë, nuk e ka as presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila që 100 herë ka dalë me deklarata të gabueshme, skandaloze duke thënë 1 mijë e 133 fëmijë i ka vra Serbia. Kjo është e tmerrshme shifër e referëncë e Natasha Kandiqit”, ka thënë ai.

Madje autori Pllana thotë se Osmani po mundohet të shpëtojë Serbinë nga gjenocidi që ka kryer duke thënë se këtë e kanë bërë vetëm disa individë kriminelë, e edhe për shifrat e të vrarëve bazohet në të dhënat e aktivistes serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.

“Vetëm disa individë disa kriminela i kanë vra shqiptarët dhe me e shpëtu Serbinë si shtet. Unë po ju them: o shqiptarë e keni edhe në anglisht librin e Nusret Pllanës, 1 mijë e 432 fëmijë i ka vra Serbia me dorë të vet, kurrë si përmendin, a ne deri në këtë shkalle e kemi papërgjegjësinë intitucionale sa shifrat që i jep një akademik që krejt botën e ka dridhë me fakte, nuk i japin kurrë shifrat e mia, vetëm i japin ato të Natasha Kandiqit, merreni me mend”, ka shtuar ai.

Ai ka disa fjalë edhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe takimet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq.

“Tash ju ka tek Serbisë arkivën e UCK-së. Po çfarë arkiva të UCK-së! Po t’i nxjerri arkivat e Serbisë cfarë keni bërë në mënyrë të organizuar shtetërore. I kanë vra gjithë ata fëmijë, kanë dhunu e kanë vra. Të dobët bre të dobët- nuk kam fjalë me përshkru, është e çuditshme. Vetëm një ta kesh parasysh, kryeministri i Shqipërisë nuk e ka librin e Nusret Pllanës. Librin që e ka tmerru botën, sa e sa herë është taku me Vuciqin sa e sa herë atyre kriminelëve ua ka dhanë qelësin e kryeqytetit të Tiranës e librin e Nusret Pllanës që bota është tmerruar kur e ka parë ai nuk e ka”, ka përfunduar Pllana.

Kujtojmë se në Kuvendin e Kosovës në kohën kur Osmani ishte, kryetare e Kuvendit u mbollën 1 mijë e 333 lule, sipas saj për fëmijët e vrarë në luftë.

Osmani kishte thënë se kujtimi për 1 133 fëmijët e vrarë do të jetë i përhershëm.

“Janë mbjellur në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë – luleve të Kosovës që u këputen pa u çelur mirë”.

“Këtu i kemi 1133 lule që do t’i mbjellim bashkë me deputetët e pranishëm në kujtim të përhershëm të secilit prej tyre”, kishte thënë ajo.

Burimi/Gazeta Infokus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *