Home

Lajme

VLLAHET/AROMUNET/ÇOBANET E SHQIPERISE SIPAS ORGJINES E HISTORISE JANE TE KOMBESISE SHQIPTARE

No Comments Argëtim Histori

Nga Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa

Nje pjese e vlleheve/aromuneve/ çobaneve te mbetur ne Shqiperi pas nentorit 1944 jane te perndjekur nga Greqia ne vitet 1940-1944 nga malet e Pindit dhe vendbanimet shqiptare ne Epirin qe sot eshte nen Greqi dhe ata per te shpetuar gjeten strehe ne Shqiperi ku vazhduan jeten e tyre nomade e me pas ne stacionimin ne fshatrat blegtorale apo sektoret qe u krijuan sidomos ne Shqiperine Juglindore: Korçe, Kolonje, Permet, Gjirokaster, Sarande.
Gjate jetes se tyre ne Greqi deri ne vitin 1944 ata kane qene shumica shqipfoles dhe vllahfoles e greqishten e kishin si gjuhe te trete ku shume nomade te Pindit e krejt Epirit “grek” nuk e njihnin greqishten ne stan e ne fshat por vetem kur zbrisnin ne qytetet e medha “greke”!
Edhe ata vllehe qe mbeten ne Greqi pas 1944 shumica ishin shqipfoles e vllahfoles e ne jeten e tyre sociale komunikimin e tyre e kishin me Shqipfolesit/Shqiptaret e Epirit, pra me katundet e vendbanimet e tjera shqipfolese te rajonit ku banonin. psh.: Nese banonin ne rajonin e Prevezes apo Konices, ata ishin ne marrdhenie me shqiptaret/shqipfolesit e rajonit e katundeve te Prevezes apo Konices ku dhe u inkuadruan; etj.
Kete marredhenie shqiptaresh te grupit te tyre shoqeror nuk e ka mohuar asnje nga antaret e ketij komuniteti!
Shume vllehe jane vrare e prere dhe zhdukur nga rregjimet ne Greqi sidomos ne vitet e para pas Luftes dyte Boterore.
Çudia ndodhi me brezin tjeter te ketij komuniteti ne Shqiperi te cilet pakuptuar me ndryshimet pas 1990 dhe emigrimin rane ne lojen e qarqeve greke dhe harruan sakrificen e te pareve te tyre qe e shpetuan koken ne Shqiperi ku u strehuan e jetuan. Pjestare te ketij brezi per interesa personale e perfitime tejkalojne te verteten dhe historine behen bukeshkale dhe vegla te qarqeve shoviniste.
Perpjekja tjeter e ketyre veglave te sillogjeve sinon sterzmadhimin e numrit te ketij grupi te vogel shoqeror qe deri para 2 vjetesh hynte ne grupin linguistiko-kulturor sepse sot qeveria i quan pakice etnike ose minoritet emertese te cilen sipas standarteve te OKB nuk e permbushin dhe kjo organizate e LK para saj njohin ne Shqiperi vetem 3 minoritete apo pakice etnike.
Ka nje shifer sa eshte numri i vlleheve ne Shqiperi ne vitin 1990 dhe kjo shifer eshte shume e vogel e nuk e ndryshon dot njeri.
Numri i krejt minoritareve ne vitin 1990 eshte 58758, shifra kjo maksimale ne Shqiperi.
Te gjithe vllehet/aromunet/çobanet e Shqiperise jane shqiptare ne orgjine.
Ata perbehen nga 2 grupe:
Grupi i pare- ata te orgjines latine prej shekujsh ne Iliri.
Grupi i dyte-ata shqiptare qe emigruan prej 300 vjet e deri tani nga viset e Korces, Kolonjes, Permetit e Gjirokastres ne rajonet e Europes Lindore Rumani, Moldovllahi, Besarabi dhe gjate kthimit ne Atdhe sollen me vete gjuhen e vendit ku kishin emigruar.
Ndersa vllahoepirotet e ardhur ne vitet 1940-1944 te perndjekur nga greket,perbejne grupin e trete te ketij komuniteti qe ne Shqiperi quhen Vllah,Aromun,Çoban..
Perpjekja per ti perfshire ne grupin etnik si minoritare grek i bene qesharak, disa persona te ketij komuniteti qe furstrohen nga qarqet shoviniste te Athines, Selanikut e Janines. Keto perpjekje behen qellimisht e s’kane lidhje me te verteten por behen si antipeshe per te neutralizuar te verteten e Çamerise, martirizimit e genocidit te ndodhur popullsise se saj !
KOSTAQ PAPA PhD
Perfaqesuesi Politik i Emigracionit Shqiptar
Studjues i Shqiperise se Poshtme

BurimiFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *