Home

Lajme

Ferdinand Veliu – LULZIM BASHA NUK TË MOTIVON!

No Comments Lajme Opinion

Nje super analize nga ish kryetari i Deges se PD-Fier z.Ibrahim Morina;
Zhvillimet e ditëve të fundit në PD më nxitën që të mos qëndroj indiferent. Që pas humbjes së radhës të zgjedhjeve të radhës të 25 prillit të këtij viti, zgjodha të bëjë të heshturin. Këtë heshtje e zgjodha edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve në PD, sigurisht edhe pas saj. Heshtja ime lidhej jo aq me “merakun” për të mos i prishur qejfin kryetarit humbës të PD-së, se sa me bindjen time, se përballë një kundërshtari, që sërish vjedhjen e votave e ngriti në institucion, zëri im kundërshtues nuk e ndihmonte PD-në.
Por, prej disa ditësh bindja ime ka ndryshuar, për pasojë edhe qëndrimi im. Shkaku dihet dhe lidhet me vendimin personal të kryetarit të PD-së, për të përjashtuar nga grupi parlamentar i kësaj partie, liderin demokrat Sali Berisha.


Sjellja më e fundit tinzare e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, është vazhdimësi e sjelljes së tij të përsëritur, me mbështetësit e kësaj partie, anëtarë e simpatizantë të saj. Ngritja e komisioneve seleksionuese (fiktive), apo platformave elektronike, për përzgjedhje kandidaturash deputetësh, në të paktën dy zgjedhjet e fundit (2017 & 2021), janë dëshmi e kësaj sjellje mashtruese e tinzare e kreut të PD-së, i cili në momentet e fundit, duke shpërfillur dhe injoruar platformat elektronike dhe komisionet seleksionuese, ka depozituar në KQZ listat me të zgjedhurit e tij personal, për organin e lartë Legjislativ.
Për pos këtyre, sjellja më e fundit ndaj liderit të PD-së, Sali Berisha, “i vuri kapakun” goditjeve pas shpine të Lulzim Bashës, i cili, e konsideron dhe e trajton këtë parti, si ndonjë nga ato OJF-të, ku ai ka punuar dhe është paguar si përkthyes.
Lulzim Basha, duhet ta dijë që PD është një bashkim vlerash më se 30-vjeçare, historia e së cilës nuk mund të zhbëhet “me një të rënë të lapsit”. Dhe kur flasim për historinë e PD, ngushtësisht ajo nuk mund të përjashtojë themeluesin saj. Të besosh që Lulzim Basha ishte nën presionin ndërkombëtar, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, është njëlloj si të besosh se 7 x 7 bëjnë vërtetë 42… Ndryshe nuk ka si shpjegohet dyfytyrësia e tij…, nga njëra anë kur ai shprehte “keqardhjen” e tij për vendimin e Departamentit të Shtetit ndaj Sali Berishës para Kongresit zgjedhor të PD-së dhe nga ana tjetër kthesa 180 gradëshe, pas konfirmimit si kryetar, i cili nuk e pati aspak të vështirë për të marrë vendimin “aspak të lehtë” për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.


Sjellje më e fundit e kreut të PD-së, “i vuri kapakun” edhe paaftësisë së tij për drejtimin e kësaj partie, për të mos thënë edhe ndonjë dashakeqësie të mundshme, të qëllimshme, me burim nga pazaret e pista…, zërat për të cilat nuk kanë munguar.
Pa dashur të bëjë shumë histori, mund të kujtojë se Lulzim Basha erdhi në krye të PD-së, jo vetëm si një i ri në moshë , por edhe brenda pritshmërive, edhe në ide. Por, sa i përket këtyre ideve, sot pas 8 vjetësh në opozitë, dukshëm bie në sy se ai është shumë larg pritshëmrive.
Në këto 8 vjet, Lulzim Basha është kujdesur më tepër të marrë nën kontroll partinë. Këtë e ka demonstruar me makinacionet e katapultimet në krye të forumeve drejtuese të PD-së, të emrave anonime dhe pa histori në dhe për këtë parti, pa përmendur grupin parlamentar apo Këshillin Kombëtar, përbërja e të cilëve lë shumë për të dëshiruar.
Ndërsa emrat janë një pjesë e antikapit të tij për drejtimin e PD-së, pjesa tjetër më kryesorja, por më trishtuesja, lidhet me paaftësinë e tij, për motivimin e drejtuesve, anëtarëve, simpatizantëve të PD-së. Janë me dhjetëra, pse jo edhe me qindra, skandalet e kësaj qeverie, por askush nuk mund të kujtojë sot, ndonjë aksion opozitar, që “t’ia dridhte këmbët” qeverisë. Në qoftë se ndokush do të kujtojë si “aksione opozitare”, vetëpërjashtimin e PD-së nga Reforma Territoriale, dorëzimin e mandateve të deputetëve, apo edhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore, është e tepërt të kujtojë se këto janë edhe dështimet e tij më të mëdha. Duke mos pasur një “plan B” pas këtyre “aksioneve” Lulzim Basha ju dorëzoi kundërshtarëve politikë edhe gjithë pushtetin vendor.
Në këto rrethana të krijuara, kur kryetari I PD-së i cili nuk u bë dot lider, kostoja mbetet gjithnjë më e vogël, po të largojmë Lulzim Bashën nga kreu i partisë. Demokratët nuk kanë nevojë për drejtues, të cilit edhe kundërshtarët si “vlerë” të vetme i përmendin “gjumin e gjatë letargjik”… Kjo për qeverinë sigurisht është komode, por anëtarët e simpatizantët e PD, kanë nevojë për më shumë, kanë nevojë për lider,që ti motivojë e ti rikthejë në qeverisje.
Lulzim Basha nuk të motivon…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *