Home

Lajme

Xhelal Mziu – Diskriminimi krahinor ngelet boshti i politikës tuaj!

No Comments Lajme Opinion

Të nderuar qytetarë!
Unë sot si përfaqësues i Qarkut Diber ndihem i papërfaqësuar, ndihem i vjedhur në këtë parlament nga kjo qeveri, e cila është produkt I krimit, korrupsionit dhe propagandës!
Më 25 prill u përballa jo me zgjedhje por me një masakër zgjedhore neokomuniste.
Është kënaqësi, privilegj dhe njëherazi përgjegjësi që të përfaqësoj Qarkun Dibër në këtë Parlament. Një krahinë që ka lënë gjurmë në historinë kombëtare, me shpirt demokrat dhe e gatshme për tu përballur me çdo sfidë, ku më 25 prill triumfoj ndaj të keqes së madhe që mban emrin Rilindje.
Qytetarët ishin në rezonancë të plotë me PD, jo vetëm për shkak të pakënaqësisë dhe zhgënjimit nga rilindja, por dhe të shpresës që ngjalli platforma jonë qeverisëse, më e mira e 30 viteve të fundit. Në themel të saj kishte mirëqënien e familjes, rritjen e punësimit, zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë, uljen e taksave e tatimeve, zhvillimin e biznesit, mbështetjen e bujqësisë dhe agroturizimit si dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
Dua të theksoj se Qarku Diber është më i varfëri ne Shqipëri, me infrastrukturën publike më primitive, rrugë të paasfaltuara, shkolla të rrënuara, ku rreth 50% prej tyre u mbyllën në keto 8 vite, me papunësinë më të lartë në vend, me bujqësinë më të degraduar, pa sistem vaditje dhe pa asnjë subvensionim nga shteti dhe me nivelin ekonomik të familjes më të ulëtin në Shqipëri, me eksodin politik dhe ekonomik rekord botëror, kjo referuar dhe Bankës Botërore që veriu i Shqipëisë është rajoni më i varfer në Europë. Kjo për shkak të diskriminimit krahinor që i ështe bërë veriut të vendit nga qeveria.
Ju në zgjedhjet e 2013 erdhët në pushtet me një gamë premtimesh elektorale. Por edhe pse ka filluar mandati i tretë i pamerituar i juaji, nuk keni mbajtur asnjë premtim, përkundrazi keni bërë hapa pas duke e renditur Shqipërinë në fund të listës në çdo parameter Europian e Botëror.
Zgjedhjet lokale të Dibrës në vitin 2016 ishin pilotimi i një maskarade zgjedhore, dosja 184 është ende e hapur, ku kryeministri, ish-ministra apo ministra, janë në pergjimet e gazetës Gjermane BILD.
Në vitin 2016 u mboll me drogë e gjithë Shqiperia dhe blerja e tjetërsimi i votave u shtri në vitin 2017 ku dhe për këtë ka një dosje të hapur 339.
Më 25 prill kjo qeveri përdori çdo instrument antiligjor, për zbatimin e strategjisë së sofistikuar tashmë të tjetërsimit të votave duke hedhur ne sulm të gjithë arsenalin shtetëror si, shpërndarje parash, ku kemi raste të kapjes së tyre me leke dhe me lista familjesh, dhënie tapish dhe legalizimesh, ndërtime me apo leje, punësime sezonale, gjoba ndaj bizneseve dhe votuesve të djathtë, mbifaturime nga OSHEE, përdorimin e policisë së shtetit, ndalimi i emigrantëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut për të votuar.
U përdoren votat e paralementit ilegjitim për prishjen e koalicioneve zgjedhore, u perdor emëtimi i fletës së votimit jashtë vullnetit të palëve, që prodhoi rreth 83 mijë vota të pavlefshme, ku shumica ishin të opozitës, u përdor administrate. Ku vetëm 13 mijë u punësuan 5 muaj para zgjedhjeve, duke thyer rekordin 20 vjeçar të punësimit në administratën shtetërore por edhe duke shkelur kodin zgjedhor.
Te punësuarit u kthyen nga ana e rilindjes në patronazhist të qytetarëve, duke cënuar të dhënat e tyre personale. Ju përdorët investime korruptive në prag të zgjedhjeve. Shfrytëzuat dy fatkeqësite natyrore tërmetin dhe pandeminë, duke I përdorur paratë për fushatë elektorale.
Me mijera familje dhe biznese të majta u shpërblyen me pa të drejte për tërmetin dhe u persekutuan familjet demokrate. Godinat publike si shkolla, kopshte, etj në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe të Lezhës u prishën nën pretekstin e tërmetit për tu rindërtuar me vlerë dy apo tre herë më të lartë.
Ju vazhdoni me gënjeshtrat në 3D për autostrada, aeroporte, porte e hekurudha.Ka 9 vite që ka nisur pumimet rruga e Arbërit dhe ju premtoni që do inaugurohet këtë vit, por kjo një propagandë e radhës pasi duhet mbi 7 vite që kjo rrugë të përfundojë.
Ju flisni për minatorët, ato marrin pagë më të ulët se 8 vite më parë si dhe ende nuk keni miratuar “Statusin e Minatorit”!
Ju premtuat në 2013 sistem vaditeës dhe ujë të pijshëm për çdo familje, por ende asnjë investim nuk është bërë në këtë qark.
Premtuat regjstrimin e kadastrës urbane dhe digjtalizimin e saj, por në qarkun Dibër asnjë pronë nuk është regjstruar në kadastren urbane.
Ju premtoni hidrocentralin e Skavicës vitin e ardhshëm, investim strategjik por që duhet shikuar në aspektin e rivitalizimit të zonës, nuk komunikoni me qytetarët, por i keni bllokuar edhe regjistrimin e pronave.
Borxhi publik është rreth 90%, 8 vitë më pare ishte më pak se 67%, sot Ju premtoni që në 4 vite do të ulet në 60%, edhe kjo mbetet gënjeshtra e radhës.
U përdorën si në asnjë vend tjetër PPP si një instrument vjedhje dhe korrupsioni por edhe si një indikator për blerjen e votave.
Flisni për punësim, familje, bujqësi, etj!! Por ju i keni vrarë shpresën.
Mbjellia e hashashit kudo në shqipëri e ka kthyer vendin në prodhues dhe konsumator, si dhe në një pikë tranziti për transportin e kanabisit.
Ju keni mbjellë frikë tek votuesit, i keni varfëruar, i keni lënë pa punë, i kërcenoni me burg. E keni kthyer friken në sistem tek votuesit, është kriminale!
Patronazhistët tashmë janë kthyer tamam si sigurimsat e Diktaturës, duke shantazhuar votuesit!
Dibra nga eksportuese e produkteve bujqësore, të frutikulturës dhe blektorale, sot është kthyer në importuese!
Me taksat e larta, me çmimin e lartë të energjisë dhe naftës, ju keni falimentuar biznesin në Qarkun Dibër ku nuk ka prodhim, nuk ka treg, nuk ka fuqi blerëse. Ju keni një grup parlamentar dhe nje qeveri, që ështe produkt i së keqes, në qeverisjen tuaj keni eksponent të pinjollëve të diktaturës, të gërshetuar me njerëz teë krimit, korrupsionit apo grupe të tjera lobimi…
Diskriminimi krahinor ngelet boshti i politikës tuaj!
Shpopullimi i Shqipërise dhe veçanërisht veriu i saj, është pjesë funksionale e strategjisë tuaj!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *