Home

Lajme

Gjeto Turmalaj – ** ATY KJE MBLEDH URTIA! **

No Comments Argëtim Letersi

Aty ne Dedaj qendra e Shkrelit,
Sapo kish lind drita e Diellit
Ne koder te Arres te ato Selvija
Thone se u mbledh dikur urtia.
.
Me e drejtua Shkrelin në ditë furtunes
Kje vendos qendra e Komunes
Edhe Kafja e parë në Malsi te Madhe
U hap me gëzim në ato zavalle.
.
Shkolla e Dedajve kje inicijua,
dy Princeshave qe s’duhen harrua
Qe urdherune, me emen te vet.
ishin dy motrat e Zogut mbret.
.
Për të pas Komuna forca sigurie
Dikur kje vendos Poste Policie.
Por komunizmi me lufte e flakë
E ka la Shkrelin martir në gjakë.
.
Aty në Dedaj për Herojt e nderit
Qendron Lapidari lavdia e Shkrelit
Demokracia në shenj përjetimi
i’u dha emni shkolles “Kol Martini”
.
Gjeto Turmalaj
Nga vllimi poetik “Ditënetët e jetës

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *