Home

Lajme

RUDI BERISHA – SHIU M’I FRESKOI VARRET E TRUPIT , KUR TRUPI ME RRIDHTE GJAK

No Comments Argëtim Letersi

Atje në ato brigjet të lart isha unë Çlirimtari
Po andej kam ecur pa ngrenë bukë e pa pi ujë
Me ditë të tëra për të shkuar në tokën e Shqipërisë
Atje nëpër ato shtigje kam kaluar me armë në krahë
Që t’i sjelli nga Tropoja për ushtarët qe luftoni për Liri.

Sa herë jam nisur nga fshati i lindjes time për Tropojë
Kam udhëtuar gjatë me ditë e natë duke ecur këmbë
Nana është lutur për mua e ka mbetur pa gjumë në sy
Duke pritur e frikuar s’ ndoshta të vdekur në arkivol
Do me ktheni mua çlirimtarin qe luftonte për lirisë në shpi.

Kur isha duke ecur dhe po i kaloja shtigje nëpër mal
Aty jam ndalur tek një lis dhe kam gdhendur me thikë
Emrin e nanës time qe disa herë e kam lënë të sëmur
Unë kisha frikë qe kur të vie nga Tropoja në vendlindje
Do me kumtojnë lajmin i nderuar ushtar nana te ka vdekur.

Në muajin mars diku pas mesnate ku shiu nuk pushonte hiq
Armiqtë tan na kishin zënë priten e ne ramë atë natë në prit
Duke luftuar në natën me shi e terri i zi kishte mbuluar malin
Aty dëgjohen krisma të armëve duke luftuar për liri a vdekje
Aty duke luftuar u plagosa rënd dhe trupi me rridhte gjak.

Drita e hënës mungonte e sa kisha nevojë për ngrohtësi dielli
Trupi filloi t’ me ftohej dhe shiu po m’i freskonte varret e trupit
Nëna qysh kohë me parë në arkën e vjetër e ruante flamurin
Shokëve të luftës amanet ju kam lënë qe trupin të ma mbuloni
Me flamurin kuq e zi qe nana dikur kishte qëndis për Shqipëri.

O shokë mos u ligështoni jo kurrë mos ndalni rrugën për Çlirim
Populli shqiptarë duhet t’i puth ditët e përjetshme të lirisë tonë
Mbi çdo kasolle në Dardani Antike ngjitini nga një flamur kuq e zi
Por qëndroni mos u mposhtni vetëm jetoni me ëndrra për Shqipëri
Se varret e mia o shokë po m’i freskon ky shiu qe po bie trupin tim.

@ RUDI BERISHA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *