Home

Lajme

Agim Alickaj – TAKIMI ME SENATORIN MENENDEZ- Ftesë për përkrahje

No Comments Aktualitet Lajme

Lobi Shqiptaro-Amerikan në krye me ish-kongresistin Joseph J. Dioguardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, organizon takim me senatorin Bob Menendez- Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, të Diellen më 26 Shtator, në ora 2:30 pasdite.
Temë kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me shtetin shovinist serb, forcimi i pavarësisë, ruajtja e integritetit teritorial dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës, mrojtja dhe avancimi i të drejtave nacionale dhe njerëzore të popullit shqiptar në Trojet Etnike të Kosovës Lindore, si dhe të drejtat e popullit shqiptar në të gjitha Trojet Etnike.
I ftoj të gjithë bashkëkombasit me shtetësi amerikane ose status permanent në Amerikë ( green card) për përkrahje të këtij aktiviteti të rëndësishëm kombëtar, si vijon:
-Për ata që kan mundësi dhe dëshirojnë të marrin pjesë në takim, kontributi është 500 dollarë për person. Pagesa mund të bëhet online duke e mbushur formën e bashkangjitur ose me çek personal në hyrje.
-Ata që nuk mund të marrin pjesë ose dëshirojn të kontribojnë me shuma më të vogla sipas mundësive (20-500 $), pagesën mund ta bëjnë online në qasjen e bashkangjitutur ose me çek personal në emër AAPAC ( Albanian American Public Affairs Committee) dhe ta dërgojnë në adresën:
Albanian American Civic League (AACL)
PO Box 70
Ossining, NY 10562
Me legjendat e lobizmit profesional shqiptar në Amerikë Joe dhe Shirley, veprimtaria lobiste në Washington vazhdon me përkushtim dhe pa ndalë.
I lus të gjithë ata që kontribojnë të më infromojnë nëpërmjet Face Book-Messenger.
Agim Aliçkaj
Këshilli Ekzekutiv i Ligës Civile Shqiptaro Amerikane (LQSHA)
Verejtje: FORMA PER KONTRIBUTE ESHTE BASHKE ME KETO FOTO NGA AKTIVITETET E MEPARSHME TE LIGES.

Joseph DioGuardi Albanian American Civic League & Foundation

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Burimi/Faceboook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *