Home

Lajme

Faton Kurti – URIME DITËLINDJEN E VEPRIMTARIT DHE LOBISTIT TË SHQUAR TË ÇËSHTJES SONË KOMBËTARE, JOSEPH DIOGUARDI, ish Kongresmeni Republikan i Nju Jorkut, gjithashtu dhe “President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane”.

No Comments Aktualitet Lajme

Që nga viti 1989, Joe DioGuardi themeloi dhe shërbeu si president i Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane, një organizatë e fortë lobiste, e para dhe vetmja shqiptare në Washington DC.
Kjo Organizat ende drejtohet nga vet ai dhe gruaja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, një shkrimtare, analiste politike dhe këshilltare e Lidhjes Qytetare për çështjet e Ballkanit dhe çështjet ndërkombëtare, si ato me ndikim tek populli shqiptar dhe të tjerët në Evropën Juglindore.
Më se tre dekada ai është i angazhuar si një ndër Lobistët më të njohur na SHBA për çështjen Kombëtare Shqiptare dhe lirimin e Kosovës nga Serbia.
Për shkak se ishte një kritikues i ashpër ndaj ish qeveritarëve të korruptuar të Kosovës, ai kurrë nuk u nderua apo vlerësua.
I bëj thirrje Presidentes Osmani dhe qeverisë Kurti mos ta bëjnë gabimin e njejtë si qeveritë e kaluara, ta ftojnë zotin DioGuardi në Kosovë dhe ta dekorojnë për punën e tij tri dekadëshe për çështjen e Kombit Shqiptar.
Thënje e DioGuardit: “SHUMICA E SHQIPTARËVE JANË REPUBLIKANË – POR ATA NUK E DINË!“

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *