Home

Lajme

Gjeto Turmalaj – NEPER HAPAT E FJALVE

No Comments Argëtim Letersi

Kjo vjeshtë…erdhi si një verë e vonuar.
Me një prej shokëve dualem me i shijua
Do merrnim pjesë edhe në një eveniment
Hapat e fjalve i thurem me gazmend.
.
E, biseda jonë lundroj e lirë
Fjalët fluturonin me gaz në hapsirë
Por, sa hymë në tubim,”Besa”u thye
Kolegu im, si njeri amfib u kthye!!
.
Çuditrisht ç’faqi të tjera pikepamje
Aq sa i harroj, ato hapat e fjalve!?
Unë e shifja me habi, i ulur në një kënd
Si ndryshon njeriu, mbetesh pa mend!
.
More, po ky është ai, që folem bashkë?
A thua koshienca e tij mbeti diku jashtë?
E pjesa tjetër e ndergjegjes po gjykon pa arsy
Zvetnimi e katapuloj e ndrroj Fotofytyra.
.
E mori mikrofonin në dorë, me ligjërua
Lajka e lejka me pathos tu i lavdrua
Pastaj, si në ngashrim e me qesendi
U afrua me xhentilesë me ba fotografi.
.
Eh, si qenka pëerçudnia e ksaj bote mes tallazeve
Nëpër rrugët e jetes, nëpër hapat e fjalve…!
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimi poetik “Ditënetët e Jetes”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *