Home

Lajme

Zbulohen pamjet, kush e shoqëroi Davide Pecorellin 2 ditë para inskenimit të vrasjes

No Comments Aktualitet Lajme

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka publikuar pamjet ekskluzive të Davide Pecorellit, 2 ditë para se biznesmeni italian të zhdukej në Pukë dhe të humbiste gjurmët për 8 muaj me radhë përpara se të gjendej.

Në këto pamje të transmetuara mbrëmjen e sotme në Uniko, Pecorelli duket që del nga automjeti që kishte marrë me qira, tip Skoda me targa AA 083 SY.

Data është 4 Janar 2021, ora 18:48 e mbrëmjes. Pecorelli që shfaqet në këto pamje është në rreth të kuq. Në videon duken edhe persona të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me ngjarjen, por janë persona kalimtarë.

Ndërsa duket se pranë Pecorellit është edhe një person tjetër, me të cilin bisedon. Gazetari Eni Ferhati, i ftuar në studion e emisionit Uniko në Klan Plus, thotë se ky person është marrë në pyetje nga policia shqiptare.

Dy ditë më pas, më 6 Janar, makina tip Skoda e 45-vjeçarit Davide Pecorelli u gjet duke u djegur në Gjegjan të Pukës. Brenda mjetit u gjetën mbetjet kockore dhe sende personale të Pecorellit. Ende sot e kësaj dite nuk dihet kujt i përkasin mbetjet kockore.

Ndërsa më 17 Shtator, në Itali u shfaq Davide Pecorelli, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai qëndronte i fshehur në një ishull të Italisë. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *