Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Unë dhe faji…

No Comments Argëtim Letersi

Sa shpesh kërkoj nga vetja falje për faje kur gaboj, por e gjej të pamundur faljen nga të tjerë kur gabimet nuk i pranojnë. Me fajin fukara lind edhe një fëmijë, por kur e braltisim faji mbetet jetim… Me zërin e mbytur të fajit trumpetat trumpetojnë fajtorët e krimit, fajin zënë ndëshkojnë. Pra fajtori mbetem përsëri unë, por ç’u kam bërë nuk u zgjodha për fajin e gjorë… Sot nuk do t’ fajësoj askënd, por do t’ju fal të gjithë, me zemër do t’ dhuroj paqen e dlirë… 🙏🏼🙏🏼🙏🏼

Unë dhe faji…

Me fajin janë shënuar
lindjet e kohës,
me fajin janë shndëruar pafajsitë e botës.

Faji është vullkan
ku njeriu kërkon drit’,
faji pa faj mbetet vetmia e fajit tim kritik’.

Fajin nuk mund t’a kërkoj
si një vullnet të ri,
është destin i jetuar, por koha për ty o’ njeri.

Unë shpërthej edhe
me dritën e tokës,
unë dhe faji mbetemi një zanafillë e kohës.

Ardiana Dhimitër Mitrushi 21/09/2021…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *