Home

Lajme

Edith Harxhi – Mendoj se ka ardhur momenti që ti tregohet vendi Vucicit dhe Ramës

No Comments Lajme Opinion

Pas pesë vitesh të nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të targave të makinave midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dhe mos zbatimit të kësaj marrëveshje nga Alexandër Vucic, Kryeministri Kurti vendosi me të drejtë dje reciprocitetin. Çdo makinë e Serbisë që hyn në Kosovë duhet të vendosë një targë të posaçme në kufi dhe të paguajë një taksë ashtu siç kanë bërë prej pesë vitesh makinat e Kosovës kur hyjnë në Serbi. Ky vendim ka shqetësuar Vucicin dhe njerëzit e tij dhe ai ka dërguar ushtrinë në kufi me Kosovën dhe po provokon protesta në veri të Kosovës. Kush prek Kosovën ka prekur Shqipërinë!
Mendoj se ka ardhur momenti që ti tregohet vendi Vucicit dhe Ramës të cilët vazhdojnë pazaret në kurriz të Kosovës duke mbajtur Shqipërinë peng. Këta dy autokratë nuk mund të përdorin Kosovën dhe të provokojnë me të ashtuquajturin “Open Balkans” për interesat e tyre.
Nga ana tjetër uroj që Kosova ta nënshkruaj shpejtë marrëveshjen e gazjellësit me SHBA- në pasi është jo vetëm e rëndësishme për ekonominë e brishtë të Kosovës, por ka edhe efekt madhor gjeopolitik në rajon.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *