Home

Lajme

Iva V. Grillo – “Ku-ka-mfshehti” !

No Comments Lajme Opinion

Figurat publike qe pranojne publikisht qe posedojne nje informacion inkriminues per dike, por qe kane vendosur te mos t’a bejne kurre publik, ne fakt i vendosin nje njolle te erret reputacionit te vet.
Leshimi i pohimeve te tilla, vjen me nje kosto te madhe, sidomos per dike qe ka aspirata qe ne te ardhmen te drejtoje nje vend ne baze te sundimit te ligjit.
Me se pakti, tregon qe nuk ka respekt per qytetarin te cilit i kerkon voten dhe per ligjin ne pergjithesi.
Fakti qe dikush i thote qytetarit qe “nuk keni per te marre vesh kurre asgje per krimet e X”, nuk eshte element qetesimi. Perkundrazi, eshte element alarmi.
Sepse pas deklaratash te tilla te cilat ne mungesen totale te transparences mbeten vetem aludime e insinuata, qytetaret kane te drejte te ndihen te kercenuar: me cfare veprimtarie kriminale kemi te bejme, a ka rrezik per jeten e qytetarit, a ka rrezik per vendin, a duhet te ruhemi, nga duhet te ruhemi, etj?
Prandaj ka ardhur momenti qe t’i jepet fund kesaj loje “ku-ka-mfshehti” me aktore te jashtem e te brendshem, ku dikush di gjithcka dhe te gjithe nuk dijne asgje.
Ka dy menyra per t’i dhene fund kesaj loje te turpshme: qe aktoret ne fjale te bejne transparence publike per informacionet inkriminuese qe pretendojne se kane… ose perndryshe te ndalin vrapin ne organin me te pare te drejtesise qe u del perpara, ku dhe te hapin thesin e fakteve qe e mbajne te kycur me kaq fanatizem.
Sepse e verteta nuk mund te jete monopol apo peng i askujt.
Aq me teper te perdoret si nje mjet i rendomte presioni apo kolateral per endrra me pushtet qe mund te mos materializohet kurre!
Shqiptaret nuk e meritojne kete farse!
Foto nga: lapsi.al

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *