Home

Lajme

Muharrem Salihu – Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

No Comments Aktualitet Lajme

Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Zonjës Lindita Nikolla
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë
E nderuar zonja Nikolla,
me kënaqësi mësova lajmin e zgjedhjes Suaj në detyrën e lartë të kreut të Kuvendit të Shqipërisë. Ky institucion i rëndësishëm që Ju do të kryesoni për 4 vjet, ka peshën e rëndë të një vendimmarrjeje që kapërcen kufijtë e Shqipërisë politike dhe unë besoj se Ju do ta zhvilloni me urtësi detyrën Tuaj të lartë.
Unë si President i AFEDS përfaqësoj një grup aktivistësh kombëtarë, që punojnë me të gjitha mjetet e ligjshme të ndalin proceset shkombëtarizuese të trojeve tona, dhe të sjellin zhvillim ekonomik e social në ato troje. Mirpo nga ana e shtetit, Republikës së Serbisë, gjendemi përballë presionesh të mëdha, programesh të mirëmenduara që na kanë reduktuar ndjeshëm në pikëpamje numerike, ndonëse ne në diasporë kemi fuqi të madhe për ta rimëkëmbur atdheun tonë. Për këtë arsye ne e kemi mirëpritur Procesin e Berlinit, inisiativën Open Balkan në funksion të këtij procesi si çdo inisiativë tjetër dalëse, dhe në përgjithësi relaksimin e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi,që mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit tonë. Për t’Ju ilustruar idetë sesi mund të veprohet, se ç’rol mund të luajë Kuvendi, sesa shumë e rëndësishme është krijimi i një Fronti të ri Kombëtar (nga bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë) do të isha shumë i lumtur të takoheshim, kur agjenda Juaj ta mundësonte.
Deri atëherë do doja t’Ju terhiqja vemendjen ne viziten tuaj të sotme në Prishtinë. Zgjedhjet në të dy vendet, bllokuan një sërë procesesh që synonin kompaktësimin e faktorit shqiptar në Serbi nëpërmjet një Trupe Koordinuese ku të kishte brenda përfaqësues nga Shqiperia dhe Kosova. Do ju lutesha ta rimerrnit këtë çështje, brenda temës së statusit tonë, “spastrimit etnik me mjete administrative nëpërmjet pasivizimit të adresave”. Duket sikur ne kemi dy nëna, por nëse asnjera nuk flet për ne, ngjajmë si jetimë. Mos na lini jetimë! Flisni me homologun tuaj të Kosovës dhe dilni me një deklaratë të përbashkët kundër pasivizimit të adresave. Do ju lutesha për një dalje publike në këtë drejtim.
Me besimin në suksesin Tuaj personal dhe institucional,
sinqerisht Juaji
Muharrem Salihu
President AFEDS Venezia, 21 shtator 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *