Home

Lajme

Rudi Berisha – AROMA E GJAKUT T’ DËSHMORËVE ËSHTË LARTËSUAR DERI NË PAVDEKËSI

No Comments Argëtim Letersi

(Në nderim të Fitim Jakupit)
1.
Këmishën e bardhë e veshe për çlirim e liri
Mbi ato shkrepa e nëpër male luftove o trim
Rezehëne qe zbardhi errësirën e natës je TI
Fitim Jakupi i lidhur fortë me dashuri Atdheu.

I palëkundur dhe guximtar përherë qëndron trimi
Me pushkë në dorë e duke puth tokën e përgjakur
Në gjoks kishe qëndis flamurin e kombit kuq e zi
Nën Betimin qe të luftoj trimi për Nënën Shqipëri.

Dëgjohen krismat e pushkës se Fitimit në ato male
I lidhur me gurët e atdheut qe me pas të ndërtoj kala
Kalatë u kthyen në gurë të përjetësisë në Mëmëdhe
Fitim Jakupi ra për të rilindur bashkë me lulet e kuqe.

Sa lule të bukura me aromë ka sot e gjithë Kosova jonë
Aroma me e bukur është aroma e gjaku të dëshmorëve
Kjo aromë është lartësuar shumë dhe nga Krijuesi Ynë
Dëshmori Fitim Jakupi i ngritur në shtatore po qëndron.

Sa bukur të rri e veshur o trim ajo këmisha e bardhë
Mbi atë gjoks dëshmor ke pika gjaku të trupit tënd
Gjaku YT është vula qe na sjelli ne popullit Lirinë
Nga luftua juaj e nga rënia juaj ne sot jetojmë të lirë.
2.
Në kohën kur qielli kishte marr ngjyrë të errësirës
Kur lëvizja e lirë kërkonte trima për të luftuar për atdhe
Kur çdo pore e jetës ishte kthyer në dhimbje e në vdekje
Ju Fitim Jakupi i dhuruat atdheut dritësim me luftën tënde.

Kur disa kishin frikë thuaj dhe nga hija e vet në tokë
Ju Fitim Jakupi u radhitët në radhët e ushtrisë së UÇK-së
Aty i veshur më rroba qe të bëjnë krenarë përjetësisht
Nga aty ju shpirtin i falët përjetësisë e trupin Mëmëdheut.

Në kohën kur shqiponja po fluturonte mbi qiellin në Kosovë
Duke dhanë kushtrimin për bashkim trimash e mbrojtje atdheu
Ju u lidhet me pushkën për t’i shëruar plagët e vjetra popullit
Me gjakun tënd i dhatë Kosovës lirinë e ëndërruar prej motesh.

Sot ju qëndroni në përjetësi duke na vështruar neve nga lart
Rruga juaj ishte për t’i çliruar toka e gjithë Nënë Shqipërisë
Trupi YT u mbuluar më fushën e përgjakur për ditë të bardha
Fitim Jakupi ra dëshmor për dritësim të Shqipëri Natyrale- 🇦🇱
…………………………………..
Autor Rudi Berisha

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *