Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Dalldisje vjeshte

No Comments Argëtim Letersi

Vjeshta nazelije me troket tek pragu
me thirrje gelozie e a-he meraku
portokallishtja shtruar nen kembet zbuluar
e vallen nis une, gjetherena belkeputur.

Harrova veten, arratisur nga kjo bote
here e kuqerremte here me shpirtin rose.
Mallivjeshte i purpurt si nje tatuazh
nga enderra ne molleza, mbi buze u ndal.

Me skuqe, me c’veshe e prape me veshe
me dehje, arome gjethesh cikje e perkeledhje
me velje permallimi syte e perenduar
isha une nga te dyja, gjetherena e marrosur.

Teuta Shaqiraj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *