Home

Lajme

U inagurua Qendra “Illyria” në Bronx për mbarë Diasporën Shqiptaro Amerikane

No Comments Aktualitet Lajme

Nga Keze Kozeta Zylo

Në se doni të shkoni shpejt, shkoni vetëm. Në se doni të shkoni larg, shkoni të bashkuar.
Dita e diel në Bronx ishte një dite e dielltë, me qiell të blunjtë të kthjellët si zemrat e komunitetit Illyrian në Amerikë dhe në mbarë botën. Të punosh 7 vjet dhe të arrish të derdhësh milionat e dollarëve lumë si 8.7 milion për ta blerë këtë qendër është një ndër punët më të bukura të bijëve shqiptarë që nuk rreshtin kurrë së punuari për Kombin. Një burrë i tillë shqiptar është z.Mark Gjonaj Nderi i Kombit ish ansambleist dhe Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili fal përkushtimit të tij u arrit dhe u realizua ëndrra e shqiptarëve për të pasur një qendër të tillë në shërbim të Diasporës. Kjo qender madhështore në Bronx u inagurua ne praninë e komunitetit si dhe të personaliteteve të larta të politikës amerikane.
Shiritin e inagurimit e prenë Senatori i Nju Jorkut i Partisë Demokratike të Amerikës, Kryetar i Shumicës në Senat z.Chuck Schumer, z.Mark Gjonaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.
Mirenjohja e shqiptareve ishte e pakufishme, bravo, bravo thërrisnin pjesëmarrësit në këtë ditë të bukur. Duke pasur fatin të ishim të parët si Shkollë Shqipe “Alba Life” për të shfrytëzuar këtë qendër të madhe kulturore, multifunksionale duke dhënë mësim shqip në mjediset komode kam ndjerë dhe kuptuar në sytë e nxënësve dhe të prindërve mirënjohjen e pakufishme të tyre. Atë e dëgjova dhe dje kur intervistova personalitete të ndryshme, grupe nxënësish, grupe të moshuarish etj… Me mikrofonin në dorë kur i pyeta nxënësit se kush e krijoi këtë mundësi që ju të zhvilloni mësimin SHQIP në këto klasa komode?
Ata m’u përgjegjën njëzëri: Kush tjetër? MARK GJONAJ!
Të nderuar që ishim të parët si Shkollë Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit të uleshim në bangat e shkollës dhe të frymëzoheshim për të ardhur aty edhe në pushimet e verës për të realizuar programin artistik që u shfaq plot profesionalizëm në auditoriumin e kësaj qendre realizuar nga koordinatorët Xhaferri, Gjocaj, mësueset Tafaj, Krasniqi dhe Shiqerukaj, Duli me udhëheqëse artistike znj.Adelina Lacaj.
Pasi u pre shiriti i inagurimit z.Gjonaj mikpritësi i Qendrës i drejtoi të pranishmit në mjediset e qendrës “Illyria” për të parë sallat, klasat, kafeterinë, kopshtet, klasat e ushtrimeve etj. Kjo qendër do të jetë përgjithmonë dhe ka punuar fort dhe plot përkushtim u shpreh znj.Vera Mjeku drejtore e kabinetit të Këshilltarit të Bashkisë z.Gjonaj. Ne duhet të punojmë bashkarisht me vizion u shpreh z.Ismer Mjeku i cili me të drejtë tha se në se ne do të kemi më shumë shqiptarë të zgjedhur në zyrat publike si dhe në nivele të larta politikanësh Diaspora do të dëgjohet më shumë ne lobime dhe Kombi do të ecë vetëm përpara.
Programi artistik në auditorium e Qendrës “Illyria”
Skena ndrinte nga veshjet kombëtare nga fëmijët e diasporës dhe grupe të ndryshme artistike që kishin përgatitur programin mbresëlënës.
Programi artistik u moderua me profesionalizëm dhe plot mirësi nga znj.Elona (Pajo) Biba dhe z.Julian Biba dy njerëz të artit. Elona e veshur me një mantel si gratë ilire sillte jehonën e shekujve dhe krenarinë e grave të bukura illire që kanë një vend të artë në histori.
Salla ushtoi nga marshimi i oficerëve të policisë së New Yorkut drejt skenës kryesore të cilët me uniformën e policisë amerikane dhe me ngrijen e Flamurit shqiptar kuq e zi sillnin një moment shumë te rëndësishëm, solemn për të gjithë bashkëkombasit dhe amerikanët që ishin në sallë.
Qendrën “Illyria” e bekoi Famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në NY, Dom Pjetër Popaj.
Fjala e Z.Mark Gjonaj u mirëprit me durtrokitje dhe çoi sallën në këmbë në nderim dhe respekt të figurës së tij. Më vonë ai ftoi në skenë kongresistin amerikan Ritchie Torres resident i Bronxit i cili përshëndeti dhe falënderoi pamasë z.Gjonaj për këtë punë të jashtëzakonshme.
Përshëndetën mjaft personalitete të larta amerikane dhe shqiptare dhe e falënderuan z.Gjonaj për bashkëpunimin me ta si z.Michael Benedeto ansambleist i shtetit të Nju Jorkut etj. Gjithashtu përshëndetën si Presidenti i Bronxit z.Ruben Diaz Jr, Senatorja Alessandra Rose Biaggi e cila është një politikane amerikane në Nju Jork, Vedat Gashi (D -Yorktown) kandidat për një vend në Bordin e Ligjvënësve të Qarkut Westchester.
Me duartrokitje është përshëndetur fjalimi i znj.Donika Gërvalla Ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Republikës së Kosovës.
Letra përshëndetje erdhën nga Kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti.
Në këtë ceremoni të inagurimit morën pjesë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington z.Valdet Sadiku, Konsulli i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës në New York, Ambasador Frymëzim Isufaj, biznesmeni i suksesshëm dhe aktivisti i shquar z.Harry Bajraktari etj, Vatra e kryesuar nga z.Pashko Camaj n/kryetar, Shoqata Shqiptaro Amerikane Skënderbej e kryesuar nga z.Imer Lacaj n/kryetar, Bashkim Shehu kryetar nderi dhe Alketa Ktona, kryetarë shoqatash, klerik fetar, mësues, prindër, nxënës, anëtarë të komunitetit, artistë etj…
Në këtë program të pasur debutuan me plot dashuri Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, nxënësit e shkollës “Children of the Eagle”, Grupi i valltarëve “Rozafati”, “Freskia” Ana e Malit, Kraja, Qendra Rinore Shqiptare në Greenwich dhe shfaqje te tjera.
U dhanë çmime mirënjohjeje për nxënësit e shkollave shqipe, grupet e valltarëve etj.
Programi u mbyll me fjalën e Imamit, patriotit të nderuar Tahir Kukaj i Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare, në Staten Island NY.
Pas programit te pranishmëve iu shtruan tryezat me ushqime dhe pije të dhuruara nga Këshilltari i Nju Jorkut dhe themeluesi i krijimit të Qendrës së mirëqenies “Illyria” në Bronx, New York
Kjo qendër e madhe kulturore është në zemër të Pelham Parkway South Bronx NY, aty ku ka më shumë rezidentë shqiptarë. Në programin e shpërndarë si dhe në fjalimet e ndryshme u tha se kjo qendër do të jetë në shërbim të Diasporës, do të jetë qendër multi funksionale, qendër e mirëqenies pranë qendres “Jacobi” Hospital, ku do te vihen në dispozicion një sërë shërbimesh të kultures dhe traditës sonë të vyer kombëtare. Auditoriumi ka 400 vende, ndërsa salla e konferencave me pajisjet më të fundit të teknikës ka 250 vende. Palestra me pajisje moderne per ushtrime, dhoma te veshjeve, dhe lojera te ndryshme.
Në aktivitet ishin të pranishëm medie te ndryshme dhe gazetarë nga Zëri i Amerikës, Dielli me editore për gjuhën angleze znj.Rafaele Prifti, TV Alba Life etj…
Së shpejti do të sjellim transmetimin në kanalet televizive nga TV “Alba Life” me kameraman Bujar Sadikaj dhe gazetarin Valon Gërbeshi.
Ishte një ditë historike, një ditë që na mësoi se: “Në se doni të shkoni larg, shkoni të bashkuar”.
19 Shtator, 2021
Bronx, New York

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *