Home

Lajme

Një Imam dhe një Pastor mbledhin të gjithë forcat: Të shpëtojmë familjet, se Gay-t po na i vënë në diskutim, po pësojmë tronditje si shoqëri…

No Comments Aktualitet Lajme

Imami Ahmed Kalaja dhe Pastori Akil Pano, kanë mbledhur të gjithë forcat që posedojnë dhe kanë shpallur një “luftë” në mbrojtje të familjeve shqiptare, për të cilat thonë se kërcënohen nga martesat mes personave të së njëjtës gjini.

Sipas shpjegimit që bën Kalaja në rrjetet sociale, familjet shqiptare kërcënohet nga personat LGBT, ngaqë këta të fundit duan të martohen dhe të krijojnë familjet e tyre.

Pastori dhe Imami bëjnë thirrje, që populli shqiptar, të bashkohet me lëvizjen e tyre, për të mbrojtur me çdo kusht familjet, sepse nëse gay-t martohen, këtu fillon edhe “tronditja e shoqërisë”.

Me siguri, pa këtë luftë të pastorit dhe imamit, ne, pra shoqëria shqiptare, mund të përfundonim shumë keq, domethënë si Amerika, Anglia, Franca, etj, vende këto që martojnë gay me shumicë dhe sipas logjikës së mësipërme, duhet të kishin mbetur pa familje fare dhe të ishin tronditur nga themelet ne kohë…

Kujtojmë që Pastor Akili, është referuar nga “Aleanca LGBT”, tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me argumentin se ka diskriminuar dhe nxitur urrejtjen ndaj komunitetit LGBT me deklaratat e tij nëpër televizione.

Reagimi i plotë i Ahmed Kalasë pas takimit me Akil Panon:

“Së bashku do ia dalim.

Koalicioni Qytetar Për Mbrojtjen e Familjes përballë çdo aleance që është kundër familjes.

Kafe mëngjesi për ditë më të mira.

Në një kohë që qeliza; bërthama e një shoqërie familja vihet në diskutim ne jemi një përballë çdo stuhie që mund të kanosë jetën apo shëndetin e embrionit të jetës FAMILJEN.

Së bashku me pastorin Akil Pano si edhe me klerikët e tjerë për të mbrojtur traditën shekullore; për të mbrojtur tradicionalen.

Së bashku me zërin e lirë për tju vënë ballë asaj “lirie” që mëpërkëmb vlerat.

Së bashku me shoqërinë civile e cila me termin civilizim nuk ka kuptuar kurrë si shembjen e themelit mbi të cillin ngrihen të gjitha civilizimet. Ai themel është FAMILJA.

Së BASHKU për ti thënë jo :

1- Ndryshimit të ligjit mbi martesën, e cila është edhe duhet të vazhdojë mes një mashkulli edhe një femre dhe jo mes një mashkulli edhe një mashkulli APO një femre edhe një femre; APO mes dy personash.

2- Ndryshimit të ligjit për ndryshimin termit nënë, baba; mami, babi; në kodin e familjes,me prindi një edhe prindi dy.

3- Ndryshimit të ligjit mbi birësimin ku çiftet dymashkullore apo dyfemërore të kenë të drejtën e birësimit të fëmijve pa prindër. Për shkak të traumës psiqike edhe psikologjike që do të pësojë një fëmijë i brishtë i pastër i rritur natyrshëm bio me mami femër e babi mashkull.

4- Ndryshimit të ligjit mbi favorizimin e tyre, në ligjin mbi strehimit apo punësimit ndaj qytetarëve të tjerë të cilët janë natyrshëm edhe jetojnë natyrshëm pa prapashtesa apo parashtesa.

Së bashku të gjithë pa ndasi në përballjen me tronditjen që mund të pësojmë si shoqëri pakuptuar!

Së bashku se vetëm së bashku mund tja dalim;

Mos na lini vetëm!

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen!”

Burimi/tpz.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *