Home

Lajme

Rrahman Hyseni – GJUHA SHQIPE S’I DO NDOTËSIT E SAJ !

No Comments Argëtim Letersi

Gjuha, për të qenë gjuhë e pastër amtare, i duhet norma drejtshkrimore e drejtshqiptimore. Por, para se gjithash i duhet ndërgjegjja kombëtare, sepse pa ndërgjegje kombëtare, s’ka gjuhë të mirëfilltë. Me të drejtë e tha Branko Merxhani: “Lëvruesit e gjuhës shqipe duhet të jenë të tillë, të përkushtuar e të përpiktë, të palodhur për thesarin tonë më të çmueshëm-GJUHËN SHQIPE”. Në vitin 1906, Fan Noli ynë i madh shkruante në gazetën “Kombi” për ata që e përbuznin gjuhën e tyre amtare përpara asaj të huajës: “Ca autorë shqiptarë thanë se gjuha jonë është aq e varfër sa nuk mund t’i japësh një palë mend as një evgjiti, por unë them që ata autorë që e thonë këtë, s’janë të zotët t’i japin mend evgjitit as me ndonjë gjuhë tjetër. Kurrë mos pandehni se s’kemi autorë të mëdhenj nga shkaku që gjuha nuk na ndihmon”. Shekulli i 20-të është shekulli i ngjarjeve të mëdha për kombin shqiptar, si: formimi i shtetit shqiptar, formimi i institucioneve shtetërore, arsimore e shkencore, por edhe shekulli i luftërave. Autori i madh është edhe memec. Piktori i madh është piktor edhe pa duar. Gruaja e bukur duket një mijë herë më e bukur, po të jetë e veshur edhe me lecka. Idetë e bukura janë një mijë herë më të bukura të mbështjella me fjalët e varfëra të popullit sesa me fjalët e stolisura të filozofëve. Ta duash gjuhën, është ta duash kombin. Një komb pa gjuhë e liri, është i robëruar e i varfër. Ai popull mbetet në errësirë.
Ovid Montllor e krahasoi jetën me gjuhën: “Ai që është në gjendje të ndalojë gjuhën, është në gjendje të ndalojë jetën”. Sa fuqishëm e thënë! Jeta dhe gjuha! Kështu për kundërshtarët dhe ndotësit e saj, i dashuri ynë i madh Eqrem Çabej, thoshte kundër pseudofilologëve në Graz, më 1929. Kurse Gëteja tha: “Gjuha i prodhon njerëzit më shumë sesa njerëzit e prodhojnë atë”. Theodhor Pulo thotë: “Gjuha nuk është vetëm mjeti me të cilin shprehet një popull, por është edhe mjeti i mbrojtjes së jetës së tij pasi me të ndërgjegjësohet për ekzistencën dhe shpirtin e tij. Sa më e fuqishme të jetë gjuha aq më i begatë është shpirti që banon brenda saj dhe aq më e madhe është siguria e jetës së popullit që e flet. Për gjuhën, profesor Idriz Ajeti tha shkurt e shqip: “Pa gjuhë të pastër, s’ka ide e mendime të larta. Gjuha letrare mësohet deri në fund të jetës”. S’guxoj t’u iki pa përsëritur prapë këshillën nga Gëteja i madh: “Secili që flet, kujton se mund të flasë edhe mbi gjuhën.” Njerëzit shpirtbardhë, njerëzit e ndritur, vlerësuan gjuhën si pjesë të jetës ku gjuha luan rolin më të rëndësishëm të një populli, të kulturës së tij. Po ashtu pastërtia, edukata dhe gjuha e pasur për një komb është e domosdoshme. Ajo e ngreh atë në vlera. Unë dua t’i përmend vetëm disa nga ata që u bënë dritë për gjuhën.
Nëse analizohen me vëmendje, nga ta thuhet: lutemi, këshi- llohemi, edukohemi, por dhe mallkohemi për humbje, deformim, si dhe ndotje të gjuhës sonë, gjuhës së bekuar shqipe të lashtë, të bukur e shumë të pasur. Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe. Mit’hat Frashëri thoshte: “Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe”. Ismail Kadare thotë: “Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi e çdo kohe”.
Idriz Ajeti ka thënë: “Gjuha letrare s’është vetëm thesari i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare”. Gjuha është gjëja më e çmueshme e një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar. Eqrem Çabej: “Nëse jemi larg gjuhës shqipe, jemi larg të qenët shqiptar”. Qemal Murati thotë: “Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”. Sami Frashëri ka thënë: “Gjuha pasqyron një kombësi. Ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture”. Eqrem Çabej kujton fjalët e Naimit: “Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!”. @rrh

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *