Home

Lajme

Kulla e servilizmit të Pëllumb Kullës

No Comments Lajme Opinion

Prof.dr. Eshref Ymeri

Kulla e servilizmit

të Pëllumb Kullës

“Servilët janë një soj i tillë njerëzish, të cilët bëjnë sikur të përkëdhelin, ndërkohë që me veshjet që ke në trup fshijnë duart e tyre të pista”

Xhuliana Uilson (Juliana Wilson)

Në faqen e Portalit “Fjala e Lirë” të ditës së sotme, lexova esenë e Pëllumb Kullës, me titull “Peshkim në arkivin e publicistit”. Sapo e mbarova së lexuari, në rubrikën “Komente” të këtij Portali përcolla menjëherë reagimin tim në vijim:

“Më avash, ore Pëllumb Kulla, me gjithë atë artileri të rëndë kundër Berishës. Harrove që ke qenë lëpirash i pështirë i Berishës, i cili të ngriti deri në nivel ambasadori në Misionin Shqiptar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara? Atëherë Berisha për ty “s’kishte të meta”. Po njerëzit lëpirashë, si puna jote, servilë të përsosur të pushtetit, servilizmin e neveritshëm e kanë profesionin e tyre më të parapëlqyer: dje puthador model i Berishës, sot, me artilerinë e rëndë kundër Berishës, po e reklamon veten si puthador shembullor i Ramës, i cili, gjatë tetë vjetëve në pushtet, më shumë se gjysmë milionë njerëz i

detyroi të marrin shushavat, çka ty nuk të bën përshtypje absolutisht. Njerëzit lëpirashë, puthadorë, servilë të selitur të kallëpit tënd, e kanë të pamundur të jenë vetvetja se kanë lindur pa shtyllë kurrizore”.

Është në natyrën e njerëzve servilë, të këtyre monstrave të sojit njerëzor: kur organizohen fushata për ta vënë dikë përpara, sevilët fillojnë e lëvrijnë si krimbat e plehut dhe hidhen në sulm kundër tij me më shumë zell sesa organizatorët e fushatave të tilla.

Edhe Pëllumb Kulla, si servil i lindur dhe i regjur që është, tani që Rama dhe taborri i jeniçerëve sorosistë rreth tij, me në krye Blinkenin e Departamentit të Shtetit (për të cilin i ndjeri senator John McCain, që në vitin 2014 pati deklaruar se ka qenë i rrezikshëm për Amerikën), kanë kohë që janë hedhur në sulm kundër Berishës, ka mprehur pallën e eseistikës publicistike dhe sulmon me egërsi Berishën, duke harruar që kryemëkatari i mbarë kombit shqiptar është pasardhësi i kryekriminelit Enver Hoxha, kryeministri Rama. i cili ka shpalosur flamurin e tradhtisë kombëtare me flirtet që po bën me Vuçiçin, armikun e betuar të Republikës së Dardanisë.

Arti i servilizmit të Pëllumb Kullës më kujton kryepolitikanin amerikan, presidentin Abraham Linkoln (Abraham Lincoln – 1809-1865), i cili thoshte:

“Servili është një njeri që ka vrarë të dy prindërit e vet dhe lyp mëshirë, duke thënë se është jetim”.

Me sa duket, Pëllumb Kulla, në artin e servilizmit të vet, ndjek shembullin e Kadaresë, i cili, deri në vitin

1991, si lëpirashës model i kryekriminelit Enver Hoxha, ngriti një korpus të tërë poetik në shërbim të tij, kurse pas vitit 1991 i lëpihet dhe i stërlëpihet Ramës.

Faji është i Berishës që nuk ka ditur t’u bënte rezonancën magnetike të gjithë atyre lëpirashëve të neveritshëm që i silleshin nëpër këmbë për të përfituar poste të ndryshme në administratën e tij. Si një intelektual i pajisur me kulturë të gjerë, Berisha duhej ta kishte vlerësuar me shumë seriozitet një porosi shumë të vyer që pati lënë për brezat pasardhës poeti, eseisti dhe filozofi francez Pol Valeri (Paul Valéry – 1871-1945). Ai ka thënë:

“Në qoftë se ndokush po të lëpin sheshoret e këmbëve, shtype me këmbë para se të fillojë të të kafshojë”.

San Diego, Kaliforni

23 shtator 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *