Home

Lajme

Kastriot Myftaraj – Albin Kurti i ka dhënë Serbisë mundësinë më të mirë për të ripushtuar Kosovën, pa rrezikuar

No Comments Lajme Opinion

Nëse Albin Kurti nuk tërhiqet nga sfida që po i bën Serbisë me targat, brenda afatit të ultimatumit që ka dhënë Vuçiç, pra 21 tetorit, Serbia ka rastin më të mirë për të ripushtuar Kosovën, pa rrezikuar ndëshkimin nga NATO.
Nëse Ushtria Serbe hyn në Kosovë pas 21 tetorit, nuk do të ndeshë në kundërveprimin e KFOR-it. Nga forcat e KFOR-it prej 3411 vetësh që gjenden tani në Kosovë vetëm kontigjenti amerikan dhe ai britanik mund të pritet të kundërveprojnë me armë ndaj Ushtrisë Serbe.
Në Kosovë ka 660 ushtarë amerikanë dhe 21 (njëzetenjë) ushtarë britanikë. Kontigjenti amerikan gjendet në Kosovën juglindore, në Ferizaj. Nëse Ushtria Serbe hyn në Kosovë, ajo do të hyjë nga veriu dhe verilindja duke anashkaluar kampin ushtarak amerikan të “Bondsteel”.
Në këtë rast Presidenti Biden nuk mund të sigurojë miratimin e Kongresit dhe të opinionit publik amerikan për dërgim forcash ushtarake shtesë në Kosovë dhe përfshirjen në një luftë me Serbinë, fill pas tërheqjes kaotike amerikane nga Afganistani.
Kontigjenti amerikan I KFOR do të rrijë thjesht si shikues nëse Ushtria Serbe hyn në Kosovë.
Qëndresa që mund të bëjë Ushtria e Kosovës, zyrtarisht forca e sigurisë e Kosovës prej pesë mijë vetësh, e frymëzuar nga Hymni i saj i kënduar nga radikali islamik Gold AG, do të jetë e papërfillshme.
Serbia mund ta pushtojë Kosovën për 48 orë.
Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të strehohen bashkë me familjet e tyre në ambasadat perëndimore në Prishtinë.
Një milion shqiptarë të Kosovës do të dynden si refugjatë lufte në Shqipëri, si në 1999. Një pjesë tjetër do të shkojnë në Maqedoninë Veriore.
Bashkë me ta do të arratisen edhe Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj dhe komandanti I “Ushtrisë” së Kosovës Gjenerallejtnant Rrahman Rama.
Ramush Haradinaj, si Isa Boletini do të bëjë për disa ditë qëndresë në bjeshkët veriperëndimore të Kosovës dhe pastaj do të kalojë kufirin për në Shqipëri.
Serbët do të rihyjnë në Prekaz dhe familja Jashari do të bëjë qëndresën e fundit si në 1998.
Ashtu si Rusia në 2014 nuk e la t’ i ikte rasti që iu krijua për të rimarrë Krimenë, do të ishte çudi nëse Serbia do ta linte që t’ i ikte rasti për të rimarrë Kosovën.
Shtetet që kanë kontigjente ushtarake në kuadër të KFOR me këtë rast do t’ i largojnë ato. Këtë do ta bëjnë edhe amerikanët.
Nëse Kurti nuk tërhiqet brenda afatit të ultimatumit të Vuçiç, pra 21 tetorit, ai po rrezikon që të shkaktojë ripushtimin serb të Kosovës./Kastriot Myftaraj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *