Home

Lajme

Luke Luka – NJI HISTORI VERONEZE NE SHKODER

No Comments Argëtim Histori

( Asht e njajta kumone, por nuk ka te njajtin tingull, ndonese gjason)!….
Te gjithe kena ndigju per historine e Romeos e Giuliettes si dhe te familjeve te tyne MONTECCHI e CAPULETI ne Verona, te cilat ne lufte e urrejtje per njena- tjetren, shnderruen ne legjende dashnine e dy te rijve.Legjende ,qe u ba e njohun ne gjithe Italine e ma tej…
Ne nji vizite turistike ,para dy vitesh ne Verona, ndaluem edhe tek shpija e Giuliettes. Per analogji m’u kujtu(lexu diku), edhe historia e dy familjeve te vjetra shkodrane e konfliktet e tyne plot urrejtje e anmiqesi ,qe gjasojne derdiku me ato te dy familjeve veroneze.
**
Ne Pazarin e Shkodres, prane Bunes e Drinit, prane liqenit e kalase, dy lagjet ma te randesishme i perbanin dy familje te medhaja:TERZIJET dhe TABAKET.
Te dyja keto kishin fuqi ekonomike e politike e kudo ne sferat e jetes shoqnore.
Ambicja per te pasun supremaci e sundim i çoj ne grindje te vazhdueshme me njena – tjetren deri ne vrasje.
Ne ngatrresa kishte ,krahas shkaqeve te medha edhe probleme te vogla si histori dashnijet etj.
**
Ne familjen e Tabakeve, mbi te tjeret, dallohesh nji djalosh i gjate, me trup te drejte dhe i pashem. Nga ana tjeter, ne familjen e Terzijeve, mbas penxhereve kafazlie, ne shpine e madhe si kasteline, qendronte nji vajze shkodrane si peri ,me shtat selvi e bukuri!
Sahere djaloshi kalonte rruges prane asaj shpije, syte e vajzes shndrisnin (kot nuk kane thane se syte jane pasqyra e shpirtit), e me kalimin e kohes sikur ata sy moren nji ndriçim tjeter.
Me anen e nji roje te besueshme, dy te rijte arrijne te komunikojne me njeni -tjetrin. Por kjo gjendje e turbullt dashunije dhe e papercaktueme, maroj nji dite…Ndjenjat e pasterta e te fshehuna te dy te rijve nuk meten gjithnji te pa diktume.
Ato u zbuluen e kjo bani qe anmiqesia ne mes dy familjeve te shtohet edhe ma shume.
Terzijet nuk pranojne qe vajza e tyne te kete lidhje me nji djale prej familjes Tabakej.
**
Ne gusht te vitit 1753, me dy tetor, Terzijet bane vrasjen e Myftar Pashes. Gjendja u acaru shume.
Per te ndihmu Tabaket me nenshtru Terzijet , qe bane vrasjen, erdhen ne Shkoder Abdullah Pasha i Gjakoves e Mehmet Aga i Pejes me 600 veta luftetare.Ndersa Terzijeve u shkun ne ndihme banoret e lagjesTophane si dhe disa lagje tjera rreth e rrotull kalase!
Ne perpjekje, forcat e ardhuna per Tabaket, u thyen keqas prej banoreve te lagjeve dhe iken andej ka kishin ardhe te koritun.Prijsit e tyne u meshehen ne sarajet e Tabakeve…
**
Historia e dashnise se parealizume te dy te rijve, asht ndoshta nji legjende si shume te tjera, por qe ka te vertete historike luften ne mes dy familjeve, tregu ne “Shkodra ne shekuj” qe provon lashtesine e mrekullite e ketij qyteti enigmatik e historik me vjetersi 3 mije vjeçare!…..
Te shtepia e Giuliettes ne Verona!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *