Home

Lajme

Memorial për Luftën e Gribës në Tepelenë, kujtim për çetat shqiptare që çliruan jugun nga grekët

No Comments Aktualitet Lajme

Lufta e Gribës e shtatorit të vitit 1914 kur çetat e krahinës se Lopesit ne Tepelenë thyen trupat andarte greke do të përkujtohet tashmë me një memorial të ri.

Janë banorë të zonës, por jo vetëm, ata që kanë mbështetur iniciativën e një djali të krahinës, Ilir Dedajt, për t’i dhënë kësaj beteje një përkujtim të denjë.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast veç banorëve të zonës morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme patriotike, por munguan plotësisht politikanët e të gjitha krahëve.

Lufta e Gribës shënoi pikën e kthesës në vitin 1914, kur çetat shqiptare nisen të çlirojnë të gjitha territoret e pushtuara nga andartet greke në jug dhe juglindje të Shqipërisë.

Burimi/Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *