Home

Lajme

Pas “non grata” dhe dëbimit të Berishës zbulohet grupi “armiqsor” e proamerikan Basha, Duma etj. në PD

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Sic dihet tashmë DASH e ka shpallur Sali Berishën person të padëshirueshëm në SHBA, pra person “non grata” me anë të një deklarate e cila është shmë e rëndë jo vetëm për Berishën , por ajo është e rëndë dhe e dëmshme edhe për imazhin e Shqipërisë, pasi bëhet fjalë për “non grata” kundër një personi i cili ka 30 vite deputet në PD, ishkryetar i saj dhe ishPresident e ishKryeministër i Shqipërisë.

Dhe Lulzim Basha me të drejtë edhe e përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së deri në sqarimin përfundimtar të këtij problemi. Por menjëherë pas kësaj Berisha me taborin e besnikëve të tij , të atyre të cilët ia kanë parë hajrin atij dhe korrupsionit të tyre të mbrojtuar prej tij filluan sulmet e akuzat gjithfarëshe kundër Kryetarit Lulzim Basha njëlloj dhe sipas trashëgimisë e përvojës enveriste të luftës së klasave dhe të ndëshkimit të grupeve armiqësore antiParti e proSHBA, duke edhe përdorur po përvojën revolucionare të përdorimit të bazës poshtë për “demaskimin” dhe rrëzimin e grupi “armiqsor” dhe për demokraci e proSHBA të kryetarit Basha, të znj. Duma kundër së cilës u lëshua zëdhënësja e Berishës duke thënë nga “foltorja”antiSHBA se Grida Duma nuk duhet të jetë deputete. Pra kështu është dhe sillet soji autokrat kundër Bashës dhe prurjeve të reja të aftë e të merituar si znj. Duma, Alibeaj, Bardhi, Tabaku etj., që fatmirësisht Basha nuk i pyeti por ka bërë shumë mirë që nuk i ka kandiduar për deputete ata të cilët vetëm sa e kanë shfrytëzuar e vjelur Partinë Demokratike vetëm për interesa personale, por që të tillë kanë mbetuar akoma nja dy tre kokrra që po mundohen të bëjnë zhurmë, përcarje e tollovi në PD.

Mbështetja për Bashën është në të mirë të demokracisë e të shtetit ligjor kundër krimit e korrupsionit , dhe kjo është më e mira për ta cmontuar edhe pushtetin e korrupsionit , të hajdutërisë së pushtetit të Edi Ramës i cili mendon vetëm për pushtet dhe për paranë më keq se ishpushteti i Berishës dhe i mbështësve e aleatëve të tij.

Të mbështesim Bashën, demokracinë e vërtetë e ligjore sepse me Demokracinë, me Shqipërinë dhe me Bashën janë edhe SHBA, aleati i madh i shqiptarëve.

Unë si demokrat që jam në PD që me fillimet e demokracisë e mbështes plotësisht Bashën dhe lidershpin e ri të PD-së në qëndrimin korrekt dhe të duhur të tyre , me atë se me ta tani PD po shkon e po ringrihet fuqishëm e potencialisht si politikisht e demokratikisht për t’i dhënë fund tranzicionit në Shqipëri duke dëbuar së shpejti nga qeverisja edhe pushtetin oligarko-korruptiv të Edi Ramës, gjë për të cilin nuk është vështirë për ta konstatuar se PD dhe Basha kanë edhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, ashtu sikurse SHBA që e kanë mbështetur ardhjen në pushtet të PD-së në vitin 1992. Janë përpëlitje dëshpëruese ato të cilat ka ndërmarrë Berisha me antiBashët e tjerë me fantashpifjet e trillimet që bëjnë e kërcënojnë fantazmat që e duan PD-në që ta kenë pronë, vegël e mburojë politike për pazaret,korrupsionin e privilegjet personale të tyre.

Nuk është për t’u cuditur që Berisha ka mbështetës në këtë ndërmarrje të tij kundër Bashës dhe kundër SHBA-ve, sepse cdo regjim politik e ishpushtet ka nostalgjikët e vet,ka mbështetës ata të cilët kanë përfituar nga pushteti i regjimit, ka p.sh. ishdeputetë , ishqeveritarë e ish të punësuar në admistratën e ishpushtetit, ka shumë gjyqtarë e prokurorë të emëruar prej tij dhe të përjashtuar nga VETING-u , ka edhe asish të tjerë të korruptuarish dhe të të afërm të tyre familjarë e politik që kanë qenë dhe janë ndjerë mirë e rehat nën hyqmin dhe në pushtetin partiak, presidencial e kryeministror të Berishës, ka Berisha mbështetës edhe nga ish aleatët si Mediu e Meta and company të cilëve Berisha u ka bërë mbrojtjen dhe avokatikë korrupsionit dhe hajnisë së tyre . Por grupi “armiqësor” që po sulmohet nga e vjetra politike e PD-së por jo vetëm nga ajo por nga e gjithë regzina dhe e vjetra politike në Shqipëri do të triumfojë sepse gjithmonë e reja,progresistja dhe më e mira për të ardhmen sulmohet nga e vjetra, nga egoizmi negativ dhe nga e vjetra deshtake e fanatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *