Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – 25 – Filozofia e Pse-së

No Comments Argëtim Letersi

Pse e gjatë pyetësore, shpatë e Damokleut,
para portës së zemrës renkon,
tre gërma kryenece ajrin shpojne.
Segmente ndjenjash presin t’shoshiten,
fjalët si drithërima mendimesh përvidhen.

Shkund e tund, pluhurin fantazmë,
ngre dhe levën Arkimediane;
Globi rrotullohet vërtetë, megjithatë
pse-të e inkuizicionit fluturojne mbi të.

Pse-ra në mua, të mbulojnë dhe ty
një Everest pritjeje brenda tëndit sy.
Fjalë të hutuara si zogj të shpërndarë
E vërteta diamant nga buzët zjarr, larë.

Pse-eh dashurie të brishta, pulsojne,
Pse-ra foljore, rebele turren si dallgë.
Pritshmëria e pafaj ulur mbi seconda
në prehërin e pse-ve, shtrirë fle Anakonda

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *