Home

Lajme

Dashamir Uruçi – KTHENI KRYET NGA RREGJISTRIMI I POPULLIT SHQIPTAR NË MAQEDONI.!

No Comments Aktualitet Lajme

Sa më shume afrohet dita e rregjistrimit të popullsisë aq më shumë rritet shqetsimi për të ardhmen e shqiptarve në Maqedoni.
Me BDI-në në krye te punëve, prova është dhënë e pasiguria është rritur.
Me ALIUN në të majte e SELËN në të djathtë,punët nuk duken mirë.
Së bashku po të ishin e do ta kishin të vështirë me pushtetin e jo më të ndarë.
Sidoqoftë shqiptarët po rregjistrohen gjithëandej.
Rregjistrimi vazhdon edhe në diasporë e ky eshtë nje shqetsim i madh për sllavomaqedonët.
Ata janë pregaditur me kohë dhe po i përdorin të gjitha pengesat që i kanë në dorë,për ta ndalur rregjistrimin e shqiptarve, për ta përgjysmuar numrin e tyre nga 40 apo 47 per qind ne 20 perqind e per ti lene aty ku janë, ne nje rrjesht me pakicat egjiptiane, serbe, turke etj.
Perballē kesaj gjendje, qytetarve shqiptarë ne Maqedoni e ne diaspore u mbetet angazhimi e pergjegjesia e larte, për të bërë thjesht atë qe u ka mbetur në dorë,rregjistrimin e te gjitheve,kry për kry, kudo që ndodhen, brenda territorit të Maqedonisë e në diasporë.
Rregjistrimi i qytetarve të Maqedonisë, më shumë se kujtdo tjetër i intereson shqiptarve.
Ata duhet të kthehen në vendin që u takon,si popull shtetformues dhe me gjuhen e tyre, gjuhë zyrtare në Maqedoni.
Në të kundërt, bashkëjetesa me maqedonët, në një shtet artificial,me gjuhë shtetrore bullgarishten, me flamur grek, në nje tokë te grabitur shqiptarve, do të jetë e vështirë e pa të ardhme.
Në këto kushte, ata duhet ta kthejnë kryet nga rregjistrimi, se eshte më i rëndësishëm se votimi per partite shqiptare që per 20 vjet me rradhë ndanë pushtetin e privilegjet me maqedonët e ju, ju lanë në dorë fukarallekun,nepërkembjen dhe emigracionin.
MË VRET THELLË HESHTJA E TIRANËS ZYRTARE…!
RREGJISTROHUNI VËLLEZËR E MOTRA SHQIPTARË…!
Dashamir URUÇI
TIRANE,26 shtator 2021.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *