Home

Lajme

Ekzekutimi i efektivit të Policisë/ Reagon ashpër gazetarja Cerka: 21-vjeçari nuk do të ishte bërë kriminel nëse…

No Comments Lajme Opinion

Gazetarja Rovena Cerka ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook për ngjarjen e sotme ku Oficeri i K rimeve në Komisariatin e Lezhës, u e kzekutua nga një 21-vjeçar, me këtë të fundit që më pas p lagosi edhe veten.

Cerka shkruan në postimin e saj se 21-vjeçari nuk do të ishte bërë kriminel nëse sistemi arsimor, shëndetësor e social do të ishte funksional.

“Politikanët nuk e dinë se një apartament me qira, shpeshherë kërkon kostë më të lartë se rroga e ndonjë prej sekretarëve që kanë nëpër zyra, as se sa taksa përfshihen në faturat e dritave apo ujit për shërbime të cilat në shumicën e rasteve nuk merren.”, shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë:

“Ngushëllime shoqërisë

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Lezhë. Një efektiv policie mbeti viktimë e një plumbi të lëshuar nga arma e një të riu 21 vjeçar, por autori i vërtetë jemi ne! Shoh se si politikanët, të majtë e të djathtë, po i dërgojnë ngushëllime familjarëve të efektivit, pa asnjë pikë turpi, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie. Sot po lufton një djalosh me jetën sepse u bë kriminel, sepse u bë narkotrafikant.

A u bë vallë nga pasioni për një profesion me adrenalinë? Nuk kishte ai dëshirë të jetonte i lumtur, me dinjitet dhe pa frikë? Sipas këtyre jo! Ai ishte një kriminel që nuk do i shohë për herë të parë kangjellat e burgut, nëse del i gjallë nga Spitali i Traumës. 21 vjeç je një fëmijë. As më shumë e as më pak.

Në një vend normal një moshatar i tij do ishte duke studiuar, ose duke punuar arën për të kultivuar perime, jo hashash. Por në vendin tonë këto janë dy alternativa të vështira. E para sepse sistemi arsimor është i shkatërruar, jo sepse nuk dinë ta rregullojnë, por sepse nuk duan. Qëllimi është që populli të jetë i pashkolluar, në nevojë të madhe ekonomike, sepse vetëm kështu mund të na kontrollojnë. Edhe e dyta është e pa – arritshme sepse nëse sot mbjell 10 fidanë domate, të cilat vijnë nga jashtë, Greqi – Maqedoni, kushtojnë më shumë se sa të mbjellësh 1 fidan hashash. Me një fidan hashash fitimet janë 100 herë më shumë se sa me një fidan domate.

Ai djalosh nuk do të ishte bërë kriminel nëse sistemi arsimor, shëndetësor e social do të ishte funksional. Ai nuk do të kultivonte kanabis nëse sistemi i drejtësisë do të funksiononte sepse kriminelët do të ishin në burg dhe jo në drejtoritë e institucioneve e në zyrat e politikanëve. Sot në Shqipëri e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet e tua është me forcat personale. Askush nuk gjen mbështetje tek bashkitë, në rast të nevojave financiare apo për strehim, as tek drejtësia kur ke nevojë për policinë apo gjyqtarin, aq më tepër tek shoqëria jo e jo, pasi secili ka aq shumë probleme saqë me vështirësi përballon veten.

Me siguri që nuk do të kishte bërë keq as për të tjerët as për veten ai djalosh nëse do i kishte pasur mundësitë të mbijetonte në një nga vendet më të shtrenjta në rajon. Problemi është se politikanët tanë, pas 1990-ës u bënë pronarë, dhe sot jo vetëm që nuk e dinë sa është paga mesatare apo minimumi jetik, por nuk dinë sa kushtojnë 200 gr bukë.

Ata nuk e dinë se një apartament me qira, shpeshherë kërkon kostë më të lartë se rroga e ndonjë prej sekretarëve që kanë nëpër zyra, as se sa taksa përfshihen në faturat e dritave apo ujit për shërbime të cilat në shumicën e rasteve nuk merren. Dhe janë pikërisht këta që bëjnë apel për ashpërsim të ligjit mbi krimin kur nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e ligjeve që të parandalojnë të shkosh tek krimi. Gjynah.”, shkruan ajo.

Burimi/fierisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *