Home

Lajme

Foto-Video | Ky është oficeri i policisë që u vra në krye të detyrës. Detaje nga ngjarja në Lezhë

No Comments Aktualitet Lajme

Ky është Saimir Hoxha, oficeri 44-vjeçar i cili mbeti i vrarë në krye të detyrës këtë të martë në Ishull Lezhë. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të paradites. Gazetarja e Klan News, Vera Deda thotë se ai u gjet i plagosur nga kolegët e tij. Fatkeqësisht 44-vjeçari gjeti vdekjen rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burimi/TVKLan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *