Home

Lajme

Ira S. Kurti – Shqipëri – Kosovë (Dardani)

No Comments Lajme Opinion

Pardje, kur pashë KM e Shqipërisë Edi Rama të shkonte në Prishtinë e ku sëbashku me KM Albin Kurti mbajtën një konferencë për shtyp, m’u bë zemra mal. Isha shumë krenare për të dy. Aty, atë moment do duhej ta ngrija pêrgjithëmonë. Duhej ta fikja aty TV e mos ta hapja më, pasi dje te TopCh emisioni i gazetares Eni Vasili, m’u neverit vetja që mendova pozitivisht për Ramën. Kur ai tregoi frikën e tij se Brukseli e Amerika i thonin atij -ej ç’është kjo Shqipëri e madhe? O Zot, thashë me vete më jep forcë të ndryshoj këtë realitet të hidhur. Të kem frikë nga Bota të kërkoj të njoh vëllezërit e motrat e mia!!
Nuk e ve në dyshim që qëllimin e ka të mirë, por shenjat e megallomanisë spikasin më shumë, më qartë e më voluminoze (zëri i lartë) se sa logjika e dashamirësia e tij. Mendova që:
Më vitin 2008 kur Berisha e Rama u martuan duke na dhënë një Sistem Zgjedhor të centralizuar, ku sovranit I hiqej sovraniteti, aty ka ndodhur edhe një dukuri tjetër e pakuptueshme nga ata që nuk kuptojnë ligjet e fizikës kuantike.
E keni vënë re që kur lidhet një martesë, huqet e burrit i merr gruaja dhe anasjelltas. Shkëmbim “moxhosh” e quajnë Amerikanët (dhunëti unike, çelsi sekret). Nisur nga kjo them që ER ato huqe të S.R.Berishës që i kritikonte aq shpesh i mori për vete, I përvetësoi. Nuk ka thënë kot populli kush përqesh e vesh. Këtë konkluzion e kam edhe nga eksperincat e mia personale. Kur përqeshja një shoqen time të klasës që nuk shprehej mirë, kjo m’u bë ves e nuk dija më ta thoja fjalën siç duhej, e kisha harruar fjalën korrekte. Fjalët e urta janë ligje të pashkruara, ku brenda vetes mbajnë filozofi!
Nervozizmi I Ramës kur nuk dinte ta shpjegonte ça të mire i sillte Shqiptarëve Ballkani I Hapur megjithëse atij ja kishte shpjeguar shumë thjeshtë miku i tij miliarderri Xhorxh Sorros ishte një nga momentet që m’u dhimbs, m’u dhimbs aq shumë sa doja t’i jepja një përqafim more, e t’i thoja mjaft, të lutem, .mos fol më se po diskreditohesh keq.. doli haptas që ER ka përqafuar një dëshirë të moçme të Plakut Sorros dhe meqë plaku kishte një mëndje brilliant, ai I kishte besuar…O zot, thashë me vete më jep kurajo të ndryshoj këtë realitet të hidhur..E mbani mënd artikullin tim para ca kohësh kur shpjegova “market crash” “sistem crash” pra si populli I thjeshtë humbi pensionet dhe kursimet apo si bisneset e vogla falimentonin.. aty j’u tregova që kur njerzit humbin paratë e tyre, kjo nuk dmth që paratë ranë në fund të Oqeanit e u mbytën, jo , ato para mbetën në sistem, por veçse kanë ndërruar duart tashmë. Nga llogaritë e kursimeve popullore kaluan në llogarinë e mikut të ER që u bë miliarder duke thyer kodin etik e moral në Angli e Amerikë. Ndaj them më mirë ta kisha fikur e mos ta ndizja më TV!!
Apo kur foli për Berishën që brenda minutes kushtërshtoi vetveten pasi tha që kjo është çështje e Amerikanëve jo e jona, dhe nuk vonoi të shtonte që ai dora vet më në fund e kishte hequr Berishën!! Për ata që nuk e kanë parë emisionin mbrëmë po ju citoj disa shprehje të Ramës nga kjo intervistë që ta kuptoni ndjesinë time:
“Miliarderri Sorros, Sali Berishën e di si emër dhe nuk e ka në asnjë radar të shqetësimeve të tij. Unë jam krenar që e kam mik dhe e kam thënë edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ka qënë Donal Trump”
(Nxjerr veten si miliarder mik me miliarder kur Sorros të dy I kishte njëlloj kur bën marrëveshjen e 2008 që ndryshuan Sistemin zgjedhor e Kushtetutën. Qëllimi Sorros është të centralizojnë Botën. Rama e bën mik, kurse Berisha e bën armik. Krimin e kryen të dy bashkë, por njëri u bë mik I ngushtë!!)
Për mendimin tim Berisha është i mbytur në marrëveshje sekrete që e inkriminojnë veprimtarinë e tij, por nëse nuk do ishte kjo e vërtet, ai thjeshtë me tregimin e së vërtetës së çdo gjëje do ishte bërë Hero Kombëtar.
Ira S. Kurti

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *