Home

Lajme

Nga Vladimir Muçaj: Perfomanca e dobët e Lulzim Bashës dhe “lufta” me Berishën e çon opozitën në drejtim të paditur!

No Comments Aktualitet Lajme

Me bekimin e Sali Berishës Basha “privatizoi” kreun e PD-së! Për qëllime të veta dhe kontroll politik të Partisë sigurisht Berisha besoi se Basha do të ishte “djali” më i mirë politik i tij! Basha në të gjithë këtë rrugëtim shprese për demokratët nuk realizoi asnjë objektiv në interes të demokratëve dhe jo vetëm! Basha “cicëronte” nëpër mitingje e studio televizive deri në ngjirje kundër Edi Ramës pa shënuar asnjë rezultat! PD-në jo vetëm që nuk e shtoi numerikisht dhe cilësisht por e tkurri atë në kufijtë ekstrem të mundshëm! Largoi dhe iu larguan shumë figura kontribuese në PD si në qendër dhe në bazë! Babai i tij politik i reklamuar se ishte tërhequr nga jeta aktive politike në PD i thoshte hera herës opinionit publik se për cdo arritje apo humbje “barra” eshte tek kryetari Basha! Ai është kryetari! Humbjet e thella të Bashës dhe PD-së në të gjitha “betejat” me Edi Ramën nuk u shoqëruan asnjëherë me ndonjë reagim të hapur publik të Sali Berishës! Dhe kjo ha koment dhe vlen të komentohet dhe pse nuk ka nevojë për shumë komentim! Sapo Berishës i erdhi “mandati” “Non grata” nga përtej Oqeanit, u zgjua nga gjumi pleqërisë! Basha e përjashton nga grupi parlamentar për hatër të situatës së krijuar ndërsa Sali Berisha “tërbohet” me “djalin e tij tradhëtar” politik! Berisha i është përveshur mitingjeve në baze për të shkarkuar Bashën duke cituar se e keqja e këtij vendi është Edi Rama! Hajd mere vesh këtë lloj politike dhe opozitarizmi! Sipas mendimit tim Berisha i fryn kot zjarrit politik brenda Partisë së vet, ndërsa Lulzim Basha me rezultatet e “korrura” deri tani klasifikohet ngelës dhe humbës i parikuperueshëm përballë Edi Ramës! PD-ja dhe opozita me Lulzim Bashën dhe “ringjalljen” e Sali Berishës po shkon në drejtim të paditur! Kjo opozitë ka nevojë urgjente për formatim të ri! Ringritja e PD-së me Bashën dhe Berishën sipas mendimit tim është mision i pamundur! Të dy janë me cikël të djegur dhe mbaruar! Këtu fillon dhe problemi! Problemi nuk janë demokratët! Problemi kyç është Saliu dhe Luli! Për sa kohë ata do të jenë “problemi” Edi Rama do “mbretëroj” ndoshta dhe mandatin e radhës!..

Burimi/newsalbania.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *