Home

Lajme

Rudi Berisha – FLAS PËR QIELLIN E KALTËR

No Comments Argëtim Letersi

Flas për qiellin e bukur e të kaltër
Qe gjysmën e tokës sot e ka përfshi zjarri
Për dritën e hënës qe natës zbardhë fushat
I përshkruaj lugjet e bjeshkët e bardhësisë

Flas për udhëtimet nëpër mbi këtë dhe
Nga dheu puthim serish dheun e tokës
Aty ku ne rrëzohemi e me pas çohemi
Dashuria na ringjall nga etje për jetën

Duke vështruar me sy tonë natyrën e heshtur
Ne ngrohemi po edhe nga largësia e diellit
Po dielli nganjëherë na djeg lëkurën e trupit
Edhe pse ndjejmë dhimbje ne prap e duam diellin

Sa unë dua qe sot ta lidhi diellin më hënë me litar
Por dita dhe nata kurrë nuk puqen në mes veti
Përherë njëra me tjetrën përshëndetet ne mes veti
Ne mëngjes e mbrëmje ne bëhemi të gjithë udhëtar

Sot jam laps qe rrugëton përmes brigje të dashurisë
Duke kërkuar ngjyrë qe të shkruaj në letrën e bardhë
Të shkruaj për dhimbjet e mia e për dashurinë tënde
Flas për qiellin e kaltër e për dritën e syve tu e dashur

© RUDI BERISHA

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *