Home

Lajme

Takimi OnLine me ,Shoqatat Shqiptare ne Itali.

No Comments Aktualitet Lajme

Të Premten, më 24 Shtator 2021, në orën 17:30, u zhvillua Takimi OnLine me #Shoqatat Shqiptare ne Itali. Takimi, i organizuar nga stafi i Programit te Diaspores ne Itali, kishte ne fokus terheqjen e investimeve ne Shqipëri nëpërmjet mekanizmit te ri Connect Albania. Realizuar nga #IOM in Albania (një agjenci e OKB -së) dhe përuruar në dhjetor 2020, mekanizmi Connect Albania mbështet anëtarët e diasporës shqiptare për të tërhequr investime në Shqipëri përmes figurës së Agjentit të Zhvillimit.
Mekanizmi Connect Albania ka si objektiv promovimin e Shqipërisë si nje vend potencial për #investime per te #tërhequr #investitoret italian dhe/ose italo-shqiptar, duke kontribuar kështu në zhvillimin social dhe ekonomik te vendit. Gjate takimit u diskutua se si #Shoqatat Shqiptare ne #Itali, te cilat veprojne ne territor dhe jane pra ura lidhëse midis komunitetit shqiptar ne Itali dhe Vendlindjes, mund te japin kontributin e tyre te vyer per te rritur investimet ne Shqiperi permes mekanizmit Connect Albania. Takimi u zhvillua ne nje atmosfere miqësore dhe qe gjithashtu i frytshem per të forcuar rrjetin dhe marrëdhënjet mes përfaqësuesve te shoqatave qe morrën pjese.
Falenderojme per pjesëmarrjen dhe per kontributet e çmuara qe dhane gjate Takimit OnLine: dott.ssa Leonora Zefi, Presidente e Shoqates “Associazione Culturale Donne Albanesi In Trentino TEUTA- APS (Trento); dott.ssa Fitije Picari, Kryetare Shoqates “D.E.A. – Donne Emigrate Albanesi – Aps” (Ravenna); dott.ssa Klodiana Cuka Presidente e Shoqates “Associazione Integra Onlus”(Milano, Lecce); dott. Ervin Cakerri, President i Shoqates “Iliria” (Macerata), avv. Aida Piroviq, Perfaqesuese e Shoqates “Aquile di Seta” (Bari) dhe Aplikanten e Re per Agjente Zhvillimi, dott.ssa Lina Caushi (Toscana).

Burimi/Petrit Aliaj – FEDERATA KOMBËTARE E SHOQATAVE SHQIPTARE – ITALI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *