Home

Lajme

Vritet me armë zjarri oficeri i policisë Saimir Hoxha në Lezhë

No Comments Aktualitet Lajme

LAJM I PËRDITËSUAR| Një oficer polic u vra me armë zjarri paraditen e kësaj të marte në Ishull Lezhë. Viktima është identifikuar si Saimir Hoxha 44 vjeç dhe mësohet se ishte oficer krimesh.

Në një informacion paraprak për mediat, policia e Lezhës tha se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Për pasojë, plumbat kapën efektivin 44-vjeçar i cili humbi jetën rrugës për në spital.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë , në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë Saimir Hoxha, 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burimi/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *