Home

Lajme

“Zbulohet” grupi “armiqsor” demokrat e proamerikan Basha, Duma etj. në PD

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqiptarët dhe demokratët shqiptarë duhet ta dinë mirë se politika amerikane nuk është politikë e interesave të ndonjë partie politike atje, sepse në SHBA sundon demokracia, dhe demokracia e kontrollon dhe monitoron politikën duke mos e lejuar politikën që të degradojë e të rrëshqasë në krim e korrupsion.

SHBA, populli amerikan dhe demokracia amerikane nuk falin tradhtinë publike dhe as korrupsionin e politikës. Dhe kështu SHBA sillen edhe kundër korrupsionit jasht SHBA-ve, dhe që shpallin non grata të gjithë ata shtetarë e pushtetarë të vëndeve të tjera të cilët janë të zhytur në korrupsion në vëndet e tyre.

Aq më tepër që shqiptarët u janë shumë mirënjohës SHBA-ve pasi janë SHBA-të prej të cilave shqiptarët kanë si ekzistencën si shtet dhe mbështetjen e madhe për demokracinë, zhvillimin dhe për integrimin e Shqipërisë.

Janë dëmqarët më të mëdhenj të intersave kombëtare shqiptare të gjithë ata të cilët për interesa personale nxisin percarje te shqiptartët kundrejt SHBA-ve.

Kështu aktualisht duket se po vepron ishkryeministri dhe disa të tjerë rreth e pranë tij.

Së dyti, shqiptarët duhet ta dinë mirë se në SHBA sundon ligji, drejtësia dhe morali; demokracia amerikane është edhe liria dhe patriotizmi; interesi politik është nën interesin kombëtar.

Sic dihet tashmë DASH e ka shpallur Sali Berishën person të padëshirueshëm në SHBA, pra person “non grata” me anë të një deklarate e cila është shumë e rëndë jo vetëm për Berishën , por ajo është e rëndë dhe e dëmshme edhe për imazhin e Shqipërisë, pasi bëhet fjalë për “non grata” kundër një personi i cili ka 30 vite deputet, ishkryetar i PD-se dhe ishPresident e ishKryeministër i Shqipërisë.

Dhe Lulzim Basha, Kryetari i PD-se, me të drejtë edhe e përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së deri në sqarimin përfundimtar të këtij problemi. Por menjëherë pas kësaj Berisha me taborin e besnikëve të tij , të atyre të cilët ia kanë parë hajrin atij dhe korrupsionit të tyre të mbrojtuar prej tij filluan sulmet e akuzat gjithfarëshe kundër Kryetarit Lulzim Basha njëlloj dhe sipas trashëgimisë e përvojës enveriste të luftës së klasave dhe të ndëshkimit të grupeve armiqësore antiParti, prodemokraci e proSHBA, duke edhe përdorur po përvojën revolucionare të përdorimit të bazës poshtë për akuzimin, “demaskimin” dhe rrëzimin e grupit “armiqsor” për demokraci e proSHBA të kryetarit Basha, të Znj. Duma etj., kundër së cilës u lëshua zëdhënësja e Berishës duke thënë nga “foltorja”antiSHBA se Grida Duma nuk duhet të jetë deputete. Pra, kështu është dhe sillet soji autokrat kundër Bashës dhe prurjeve të reja të aftë e të merituar në PD si Znj. Duma, Z. Alibeaj, Bardhi, Tabaku etj., që fatmirësisht Basha nuk i pyeti por ka bërë shumë mirë që nuk i ka kandiduar për deputete ata të cilët vetëm sa e kanë shfrytëzuar e vjelur Partinë Demokratike vetëm për interesa personale, por që të tillë kanë mbetuar akoma nja dy tre kokrra që po mundohen të bëjnë zhurmë, përcarje e tollovi në PD.

Mbështetja për Bashën është në të mirë të demokracisë e të shtetit ligjor kundër krimit e korrupsionit , dhe kjo është më e mira për ta cmontuar edhe pushtetin e korrupsionit , të hajdutërisë së pushtetit të Edi Ramës i cili mendon vetëm për pushtet dhe për paranë shumë më keq se ishpushteti i Berishës dhe i mbështësve e aleatëve të tij.

Të mbështesim Bashën, demokracinë e vërtetë e ligjore sepse me Demokracinë, me Shqipërinë dhe me Bashën janë edhe SHBA, aleati i madh i shqiptarëve.

Ta mbështesim Bashën sot që të emancipohet Partia Demokratike për ta nxerrë PD-në nga tranzicioni vëndnumro që e mbajti kaq shumë kohë politika e vjetër. Ta mbështesim Bashën sepse me ndihmën amerikane do vijë së shpejti PD në pushtet, dhe Basha e PD do ta nxjerrin Shqipërinë nga ky tranzicion traumatik i kapur nga padrejtësia, krimi, hajnija e korrupsioni.

Unë si demokrat që jam në PD që me fillimet e demokracisë e mbështes plotësisht Bashën dhe lidershpin e ri të PD-së në qëndrimin korrekt dhe të duhur të tyre , me atë se me Bashën tani PD po shkon e po ringrihet fuqishëm e potencialisht si politikisht e demokratikisht për t’i dhënë fund tranzicionit në Shqipëri duke dëbuar së shpejti nga qeverisja edhe pushtetin oligarko-korruptiv të Edi Ramës, gjë për të cilin nuk është vështirë për ta konstatuar se PD dhe Basha sot e tani kanë edhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, ashtu sikurse SHBA që e kanë mbështetur ardhjen në pushtet të PD-së e te Sali Berishws në vitin 1992. Janë përpëlitje dëshpëruese ato të cilat kanw ndërmarrë antiBashët me fantashpifjet e trillimet që bëjnë e kërcënojnë fantazmat që e duan PD-në që ta kenë pronë, vegël e mburojë politike për pazaret,korrupsionin e privilegjet personale të tyre.

Nuk është për t’u cuditur që Berisha ka mbështetës në këtë ndërmarrje të tij kundër Bashës dhe kundër SHBA-ve, sepse cdo regjim politik e ishpushtet ka pasur nostalgjikët e vet, cdo pushtet e ishpushtet ka mbështetës ata të cilët kanë përfituar nga pushteti i regjimit. Kështu ka ende edhe nostalgjikë e nga ata të cilët kujtojnë me nostalgji regjimin e Enver Hoxhës pasi ia kanë parë hajrin atij regjimi. Ka edhe në Partinë Socialiste nostalgjikë për Fatos Nanon , ka sepse ka individë që ia kanë parë hajrin korrupsionit dhe favoreve që kanë përfituar prej tij.

Pra, ka edhe Berisha mbështetës p.sh. ishdeputetë , ishqeveritarë e ish të punësuar në administratën e ishpushtetit, ka policë, ishdoganierë e ishkryetar komunash e bashkish, ka gjyqtarë e prokurorë të emëruar prej tij dhe të përjashtuar nga VETING-u , ka edhe asish të tjerë të korruptuarish dhe të të afërm të tyre familjarë e politik që kanë qenë dhe janë ndjerë mirë e rehat nën hyqmin dhe në pushtetin partiak, presidencial e kryeministror të Berishës, ka Berisha mbështetës edhe nga ish aleatët si Mediu e Meta and company të cilëve Berisha u ka bërë mbrojtjen dhe avokatikë korrupsionit dhe hajnisë së tyre .

Por sado mbështetës që të kenë pushtetet e regjimet pushtetore ata janë pakicë,pasi më i madh është populli dhe interesi i përgjithshëm publik e kombëtar, dhe detyrimisht dhe pashmangshmërisht këta lloj mbështetësish e përfituesish servilë ndryshojnë dhe i braktisin ishët dhe ishpushtetin sapo ndryshojnë rrethanat dhe sapo verdikti i madh dhe i pasfidueshëm popullor i ndëshkon ata.

Por grupi “armiqësor” që po sulmohet nga e vjetra politike e PD-së por jo vetëm nga ajo por nga e gjithë regzina dhe e vjetra politike në Shqipëri do të triumfojë sepse gjithmonë e reja,progresistja dhe më e mira për të ardhmen sulmohet nga e vjetra, nga egoizmi negativ dhe nga e vjetra deshtake e fanatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *