Home

Lajme

Albin, jo vetëm Serbisë por edhe Ramës dhe ishpushtetarëve të Kosovës ua “mësove” reciprocitetin

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

I pyetur për masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, Zyrtari amerikan tha se “Kosova ka pasur të drejtë ta bëjë këtë”.

Edhe Edi Rama i Minishengenit i dha të drejtë Kurtit për reciprocitetin për target e automjeteve.

Kryeministri i Kosovës z. Albin KURTI deklaroi se: “Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”,

Por z. Kryeministër tani me politikën e reciprocitetit kërkuar gjithmonë nga Ju , dhe që po e zbaton tani në qeverinë KURTI 2 , po nis e mësohet jo vetëm Serbia ,por tani po e meson edhe Edi Rama i minishengenit, po e mësojnë edhe ata politikanë të Kosovës si Thaci,Mustafa, Limaj, Haradinaj etj. të cilët u bënë bashkë dhe organizuan pucin parlamentar që mundësoi rrëzimin e qeverisë “Kurti 1”.

Reciprociteti për target shënon dhe e mëson Serbinë tani me reciprocitetin , që do të thotë se Serbia nuk ka përballë si thonë serbët të ashtuquajturën Republikë të Kosovës , por kanë përballë shtetin e pavarur, Republikën e Kosovës. Suksese Albin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *