Home

Lajme

Bislim Ahmetaj – Lul Bashën s’ke ku e kap, sepse ai është tërësisht i kapur.

No Comments Lajme Opinion

Aq shumë dosje ka Lul Basha sa është e vështirë të fokusohesh në profilin e tij të kapjeve.
Është e pamundur të gjesh fushën apo laminë ku ai është i pastër dhe ti japish qoftë edhe një pëlqim në FB.
I kam thënë këtu e 8 vite të shkuara, e kanë thënë e stërthënë gazetar e kundërshtarë, politikanë e qytetarë që Lul Basha e ka nis karrierën politike pikërisht se ka qënë i kapur, i lidhur, i dorëzuar.
Dhe kjo ja ka pamundësuar atij ta ushtroj rolin principial të politikanit të pastër “si shërbëtor i qytetarëve” në institucionet që i janë besuar për ti drejtuar.
Kjo kapje e ka detyruar Lul Bashën të punoj vetëm e vetëm për interesat e tij individuale dhe ato familjare dhe asnjëherë për atë çka ka përfaqësuar nëpër institucionet shtetërore dhe politike në këto 16 vite të shfaqjes së tij si protagonist i saj.
Po ti rëndis kapjet e Lul Bashës do të bëja përsëritësin, por më duhet ta bëj sepse profesioni im i mësimdhënësit ma ka shndërruar ves përsëritjen, veçse po mundohem ti bie sa më shkurt.
Në misionin e tij të përkthyesit dhe më pas të ndihmës inspektorit faktmbledhës në Kosovë ai ka faktuar vetëm “krimet” e UÇK-s dhe asnjë krim të forcave ushtarake dhe paramilitareve të Millosheviçit dhe ish ministrit të tij këtu e 10 vite President i Serbisë, miku i ngushtë dhe ortaku në aferat ballkanike i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç.
Në shkollimin e tij të stërgjatur, herë me kohë të plotë dhe herë të pjeshme shfaqen dritëhijet e zebrës.
Që nga financimi i studimeve dhe deri tek cilësia e diplomës apo dyshimi tek egzistenca e saj.
Pjesërisht studimet e tij janë financuar nga parat e firmës piramidale Vefa, pjesërisht nga fondacioni i Sorosit dhe si përfundim është prodhuar një udhëheqës hibrit as mish, as peshk. Një udhëheqës i kapur.
E di Sali Berisha dhe e ka për detyrë të jua shpjegoj shqiptarëve se kush ja rekomondoj Lulzim Bashën për ta sjellë në krye të KOP-it.
Tani ndoshta ka ardhë koha që të gjithë ta marrim vesh.
Në krye të Ministrisë së Transporteve është akuzuar për një mega korrupsion dhe sa herë u thirrë në prokurori për të dëshmuar mbi këtë çeshtje ose mori raport mjekësor, ose përdori sistemin TIMES për të justifikuar mungesën e tij.
Duke qënë kreu i opozitës së munguar kjo çështje dhe të tjera në ngarkim të tij janë mbyllur nga drejtësia e kapur nga financuesi i studimeve të tij të dyshimta në Hollandë.
Në krye të Ministrisë së Brendshme përgjaku “Bulevardin” para kryeministrisë në protestën e vetme të opozitës së asaj kohe. Për këtë u zhvillua një gjygj, u dënuan disa përsona, ndërsa emri i tij si ministër u arkivua në dosjet e kapjes.
Si Ministër i Jashtëm “shkëlqeu” në firmosjen e marrëveshjes së detit me Greqinë.
Si Kyetar i Badhkisë së Kryeqytetit ju kushtua me mish dhe me shpirt pasurimit të familjes së tij kryesisht të gruas, si kthim i borxheve për finanximin e “shkollimit” të tij në Hollandë. Pjesën tjetër të kohës në këtë post ja rezervoj gjumit dhe apatisë totale.
Në mbyllje të mandatit bëri një marrëveshje të pistë me Erion Velinë në thelb të së cilës ishte kjo e vërtetë therëse “Ai s’do të hetonte asnjë aferë të Bashës si kryetar bashkie dhe ky i fundit s’do të bëntë asnjë oponencë ndaj tij”.
Që të dy e kanë mbajtur fjalën deri tani.
Si Kryetar i Partisë Demokratike s’kam se çfarë të shkruaj pasi veprat e tij jo flasin por bërtasin.
I siguroj Edi Ramës tre mandate, dy palë zgjedhje lokale dhe mbi një gjysëm milioni shqiptarë, kryesisht të rinjë dhe profesionist që kanë braktisur vendin në këto 8 vite.
E çveshi Partinë Demokratike me forma staliniste nga idealistët, shtresa e të përndjekurve politik, ish pronarët, profesionitët dhe politikbërësit me përvoj.
Çmontoj votën dhe konkurencën e lirë brenda strukturave.
Emërimi, komandimi dhe opozita dixhitale ishin risitë që solli udhëheqësi perendimor në drejtimin e opozitës së vendit.
Ai ja doli ta çoj opozitën nga humbja në humbje, ta çoj vendin drejt shuarjes së pluralizmin politik.
Ta shndërroj Partinë më të madhe në vend në shtojc të partisë së Edi Ramës.
Apo e shprehur figurativisht të bëhet bishti i dinosaurit të korrrupsionit që përfaqëson mazhoranca e sotshme.
Marrëveshja me Edi Ramën u pagëzua me emrin shpotitës “Qepallimi”
Dhe për fund të këtij përshkrimi norrativ të arsyeve që kanë çuar në kapjen e plotë të Lul Bashës, ai me artin e vet të mashtrimit ja ka dalë me sukses të plotë të shkatërroj marrëdhëniet e shkëlqyera që Partia Demokratike ka pasur me partnerët e saj ndërkombëtar kryesisht me SHBA-të, Italinë, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Nga presioni i dosjes së tij të hapur në SHBA dhe në Prokurorinë e Përgjithshme për financimin nga një kompani ruse të një shume prej më shumë se gjysëm milion dollarësh amerikan, shumë kjo e paguar për një foto me Presidentin Tramp ai, Lul Basha u shpartallua përfundimisht.
Para këtij fakti ai u dorëzua para Ambasadores Kim dhe prishi “kontratën” me Berishën.
Me njeriun që e gozhdoj në qafën e PD-s.
Ky veprim i paprecedent mosmirënjohje duke thyer çdo etikë njerëzore, rregull dhe praktikë proceduriale e ka nxjerrë Lul Bashën cullak para të gjithë opinionit publik të vendit dhe të huaj.
Atë tani se don më askush, atë tani se mbron më askush.
Luli është zhytur në “Dimrin e vetmisë së madhe”
Luli le ta vazhdoj gjumin letargjik me arinjtë polar në stepat ruse.
Ndërsa ne demokratët kemi shumë punë, na lipset ta ribëjm Partinë Demokratike, të rikthejmë shpresën dhe të ngjallim besimin, në fillim mes vetës tonë dhe pastaj ndër shqiptarë.
Është koha që gjithsecili të japë kontributin e tij, jo thjeshtë për Partinë Demokratike, por për demokracinë, pluralizmin politik dhe mbi të gjitha për Shqipërinë.
Është koha t’ja falim gabimet njëri tjetrit, por jo fajet.
Pandëshkueshmëria e fajit duhet të marrë fund.
Për punë të mira s’është kurrë vonë.
Tiranë me 30 Shtator 2021.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *