Home

Lajme

Fjalori frazeologjik frëngjisht-shqip*,një tjetër vepër madhore e leksikografisë sonë dygjuhëshe

No Comments Argëtim Letersi

Prof.dr. Rami Memushaj

Fjalori frazeologjik frëngjisht-shqip*,

një tjetër vepër madhore

e leksikografisë sonë dygjuhëshe

Parathënie

Ky fjalor frazeologjik frëngjisht-shqip që po i jepet në dorë lexuesit, është i katërti fjalor dygjuhësh i këtij lloji që ka dalë nga pena e prof. Eshref Ymerit. I botuar vetëm dy vjet pas daljes së “Fjalorit frazeologjik anglisht-shqip”, ai është dëshmi e intensitetit me të cilin është punuar për hartimin e tij. Siç e kemi vënë në dukje në një rast tjetër, lëndën e shqipes profesori e ka nxjerrë nga korpusi i pasur i frazeologjizmave, i krijuar prej tij duke vjelë shprehjet frazeologjike (frazemat) nga fjalorët shpjegues e frazeologjikë të shqipes dhe nga rreth 500 vepra artistike e publicistike. Edhe masën më të madhe të frazemave të frëngjishtes ai e ka nxjerrë gjatë viteve kur punonte për hartimin e “Fjalorit frazeologjik rusisht-shqip”, kohë gjatë së cilës – në mungesë të fjalorëve shpjegues e frazeologjikë shqip ose të fjalorëve frazeologjikë gjuhë e huaj – shqip – për t’u gjetur frazemave të rusishtes barasvlerës sa më të afërt shqip, qe i detyruar të qëmtonte fjalorët e anglishtes, të italishtes e të frëngjishtes për të parë ç’frazema të këtyre gjuhëve u përgjigjeshin frazemave të rusishtes. Ka qenë një punë fort e mundimshme e cila ka zgjatur disa dhjetëvjeçarë, por që ia lehtësoi autorit barrën e hartimit të fjalorëve frezeologjikë italisht-shqip, rusisht-shqip, anglisht-shqip dhe, më në fund, edhe të “Fjalorit frazeologjik frëngjisht-shqip”. Inventarin e shprehjeve frënge e ka pasuruar më tej z. Sefulla Kata, specialist i frëngjishtes, bashkautor i Fjalorit, i cili, veç kësaj, ka verifikuar e saktësuar zë për zë barasvlerësit apo përshtatjet shqip të frazemave frënge. Si rrjedhim i këtij bashkëpunimi të një frazeologu me një specialist të frëngjishtes, ka dalë një vepër e vëllimshme dhe mjaft e arritur, e cila shënon një sukses të ri të gjuhësisë shqiptare.

Prof. dr. Rami Memushaj

Për ndërtimin e korpusit të Fjalorit autorët kanë shfrytëzuar një literaturë të pasur në të dy gjuhët, që për frëngjishten përfshin rreth 18 fjalorë, nga të cilët 6 fjalorë shprehjesh frazeologjike e proverbash; kurse për shqipen, përveç kartotekës së pasur vetjake të prof. Eshref Ymerit, edhe 16 burime të tjera: fjalorët shpjegues të shqipes, dy fjalorë sinonimesh, Fjalorin frëngjisht-shqip të V. Kokonës, 7 fjalorë frazeologjikë, nga të cilët dy fjalorë frazeologjikë të shqipes dhe pesë fjalorë frazeologjikë gjuhë e huaj – shqip. Veç këtyre, është shfrytëzuar edhe korpusi i fjalëve të urta të shqipes, i nxjerrë nga botimi i Institutit të Kulturës Popullore “Fjalë të urta të popullit shqiptar” (1983).

Ashtu si tre fjalorët e parë frazeologjikë, edhe ky fjalor i ri përmban një lëndë të pasur gjuhësore nga të dyja gjuhët. Në frëngjishte kjo pasuri arrin në 40.200 frazema të frëngjishtes, të ngritura mbi 7440 vatra kuptimore në 1526 faqe. Ky numër frazemash është gati dy herë më i madh nga ai i fjalorëve të mëparshëm frazeologjikë të këtij autori, çka e bën këtë vepër një fjalor frazeologjik të tipit të madh. Frazemat e shqipes është e vështirë të numërohen, megjithatë mund të themi se kemi të bëjmë me një korpus shumë të pasur.

Hartimi i një fjalori frazeologjik me përmasa të tilla, në të cilin gjuha shqipe ballafaqohet me një gjuhë kulture të madhe dhe me një leksik shumë të pasur, siç është frëngjishtja, ka qenë një sipërmarrje e vështirë për autorët. Por ata e kanë përballuar me sukses këtë sprovë, duke dëshmuar jo vetëm njohjen e thellë prej tyre të pasurisë frazeologjike të shqipes, që e bën atë të aftë të ballafaqohet me një gjuhë letrare me një

traditë lëvrimi gati mijëvjeçare. Kësaj autorët ia kanë arritur falë lëndës së pasur frazeologjike të shqipes dhe të frëngjishtes të grumbulluar gjatë një gjysmë shekulli nga prof. Eshref Ymeri dhe përkushtimit të z. Sefulla Kata, që me vullnet e durim e ka pasuruar më tej lëndën e fjalorit dhe ka saktësuar barasvlerëset shqipe të frazemave frënge.

Ky fjalor i ri përbën një vepër tjetër madhore të leksikografisë dygjuhëshe që autorët ua dhurojnë përdoruesve, në radhë të parë përkthyesve prej frëngjishtes ose në frëngjishte. Botimi në harkun e më pak se 14 vjetëve i katër fjalorëve të mëdhenj dygjuhësh me autor të vetëm ose kryesor prof. Eshref Ymerin, është dëshmi e gjallë e një pune që vetëm një studiues i palodhur e me vullnet të hekurt mund ta përballonte. Pa e tepruar aspak, mund të themi se këto ndihmesa e bëjnë atë kontribuesin më të madh në fushë të fjalorëve frazeologjikë dygjuhësh dhe një ndër frazeografët më të shquar shqiptarë.

“Fjalori frazeologjik frëngjisht-shqip” paraprihet nga Hyrja, në të cilën autorët shtjellojnë hapat e hedhur prej tyre për hartimin veprës, burimet e shfrytëzuara dhe vështirësitë që paraqet hartimi i një fjalori të tillë. Më tej ata vënë në dukje pasurinë e madhe frazeologjike të gjuhës frënge, duke theksuar se burimet e kësaj pasurie janë të brendshme (urtësia popullore, historia, folklori, letërsia artistike etj.) dhe të jashtme, si bibla dhe huazime ndërgjuhësore, sidomos nga latinishtja, greqishtja e vjetër, anglishtja, italishtja etj.

Në një syth të veçantë, autorët shpjegojnë se zërat e këtij fjalori janë organizuar duke u mbështetur në fjalët që shërbejnë si vatër kuptimore e frazemave, të cilat janë kryesisht emra dhe, më rrallë, një pjesë tjetër emërtuese e ligjëratës (folje, mbiemër a ndajfolje). Vatrat kuptimore, të renditura alfabetikisht, janë dalluar grafikisht, duke i dhënë me shkronja të mëdha të trasha, ndërsa frazemat që lidhen me një vatër kuptimore janë renditur poshtë saj gjithashtu alfabetikisht. Kjo mënyrë renditjeje e lehtëson shumë gjetjen e një shprehjeje frazeologjike në fjalor, mjaft që përdoruesi i tij të jetë në gjendje të dallojë vatrën e saj kuptimore. Për shembull, të gjitha frazemat që kanë si vatër kuptimore fjalën OUVRAGEI “punë”, janë renditur alfabetikisht poshtë saj sipas shkronjës së parë me të cilën fillojnë frazemat:

OUVRAGEI ■ ouvrage de fée – punë me shije të hollë.

ouvrage de patience – punë e mundimshme me shumë kujdes.

ouvrage frappé (marqué) au bon coin – 1. artikull (produkt) i shkëlqyer. 2. krijim i (vepër e) klasës së parë.

abattre (de) l’ouvrage (de l’ouvrage) – bën lloj-lloj punësh, bie copë (copa, copash) në punë, punon pa e ditur ç’është lodhja (pa e njohur lodhjen, pa u lodhur).

avoir un ouvrage en portefeuille – ia del në krye (në fund, në skaj) punës, i vë majën (pikë, kapak, kapakun, vulën) punës, i jep fund punës, e qit mbanë punën.

c’est du (un) bel ouvrage – puna është bërë (është kryer) mirë (për bukuri).

caresser un ouvrage – e bën (e kryen) punën me merak.

débiter de l’ouvrage – punon vendçe.

……

Fjalori përfshin njësi frazeologjike të mirëfillta dy-ose shumëfjalëshe, rrallë edhe njëfjalëshe (si p.sh., illico “aty për aty, fët e fët, në vend, pa e bërë të gjatë”; pedibus “më këmbë”; pic “1. drejt, pingul. 2. pikërisht në kohën e duhur”); shprehje-kalke fluturake, që lidhen me mite të lashtësisë, gojëdhëna ose fakte historike, si: épée (glaive) de Damoclès “shpata e Damokleut”, langue d’Esope “gjuha e Ezopit”, nœud gordien “nyjë gordiane”, tonneau des Danaїdes “voza e Danaidave”, victoire à la Pyrrhus “fitore si e Pirros”, Sésame, ouvre-toi! “Sezam, hapu!”, entente cordiale “miratim i përzemërt”, cinquième colonne “kolona e pestë”, le Nouveau Monde “Bota e Re, Amerika”, Mur des Fédérés “muri i komunarëve”, latin de cuisine (de sacristie) “latinishte e shpërfytyruar” etj.

Në një masë më të kufizuar ka edhe fjalë të urta e maksima, sidomos pjesë të tyre që janë kthyer në frazema, si p.sh.: il faut laisser les morts en paix “për të vdekurit nuk duhet folur keq”; monnaie fait tout “paraja e hedh (e kthen) ujin përpjetë, paraja hap çdo portë”; tout le monde peut se

tromper “kushdo mund të gabojë”; de longues terres, longues nouvelles “kush vjen nga larg, ka se ç’të tregojë”; quand le loup est pris, tous les chiens lui lardent les fesses “kur ujku bie në lak, çdo langua kërkon ta kafshojë; kur luanit i mbetet këmba (kur luanin e lënë këmbët), edhe gomari kërkon ta shkelmojë” etj.; Paris vaut bien une messe! “Parisi e meriton një meshë, ia vlen të bësh një kompromis (të hysh në një kompromis) për hir të një leverdie të dukshme”, si përshtatje e shprehjes Sire, sire, la couronne vaut bien une messe! “Sovran, sovran, kurora e meriton një meshë”; en huit “pas një jave” si shkurtim i shprehjes d’aujourd’hui en huit “nga sot një javë” etj.

Për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve, zërat e Fjalorit janë pajisur edhe me shënime që shënojnë fushën e veprimtarisë shoqërore të përdorimit të një frazeme të frëngjishtes (anat, gjeol, muz, treg etj.), ngjyrimet shprehëse-emocionale (iron, keq, përb, shak etj.) dhe rrafshet ligjërimore të përdorimit të saj (krahin, libr, thjesht, zyrt, zharg etj ). Pajisja me këto shënime ia shton edhe më tepër vlerat fjalorit, duke qenë se e ndihmon përdoruesin të zgjedhë frazemën barasvlerëse shqipe që i përgjigjet më mirë një frazeme të caktuar të frëngjishtes që ka këta tregues. Për më tepër, përdoruesit i vjen në ndihmë edhe dallimi i kuptimeve të frazemave homonimike, që janë shënuar me shifra romake, dhe të frazemave polisemike që janë shënuar me shifra arabe.

Veçori tjetër e këtij Fjalori, ashtu si e fjalorëve të tjerë frazeologjikë të prof. E. Ymerit, është se si barasvlerës të frazemave frënge në shumicën e rasteve jepet jo një frazemë e vetme e shqipes, po një varg i gjatë sinonimik frazemash. Dhënia e frazemave sinonime i lejon autorit të shpalosë pasurinë e madhe frazeologjike të shqipes. Vargu i këtyre frazemave sinonime, është mjaft i madh, duke arritur për zëra të veçantë në disa dhjetëra, p.sh.:

en servir de dures à qqn – e bën brashnjë (helaq, horr, leckë, për një lek, për ujë të ftohtë, për vaj e për uthull, qepaze, rezil, rreckë, qyqe, rregëzinë), ia shtrëngon dhëmbët nganjëherë, e fut (e kalon, e shkon) në vrimë të gjilpërës, ia numëron të shtata, i bie me havan në kokë, i heq një dajak (një dredhë), i jep një dajak (një dru, një kopaçe, një dhëmb), ia bën samarin copë, i tërheq vërejtjen (vëmendjen), i nxjerr ujë të zi, i heq (i tërheq, i shkul, i zgjat) veshët, e zë (e kap) nga

(për) veshi, ia jep nderin në dorë (në grusht), i jep një mësim të mirë dikujt.

Ashtu si edhe në fjalorët e mëparshëm frazeologjikë ku është bashkautor ose autor i vetëm, prof. Eshref Ymeri për pjesën shqipe të Fjalorit nuk i ka vënë vetes detyrë të japë të dhëna për fushën, ngjyrimet dhe stilin e përdorimit të frazemave. I mbetet përdoruesit që ndër sinonimet e shumta të zgjedhë atë që duhet, gjë që mund ta bëjë duke iu referuar kontekstit ku përdoret një shprehje e caktuar. Për shembull, ai që përkthen nga frëngjishtja në shqipe, për të gjetur barasvlerësin e duhur në një varg frazemash sinonime, duhet që, së pari, të shohë në fjalor shënimin për stilin apo rrafshin e ligjërimit të cilit i përket frazema frënge, pastaj kontekstin në të cilin ajo është përdorur në tekstin frëngjisht dhe, më në fund, të kërkojë në fjalorët frazeologjikë të shqipes se cila nga shprehjet e ofruara në këtë fjalor i përgjigjet më mirë stilit të ligjërimit në të cilin është përdorur shprehja frënge.

Përkthimi i shprehjeve frazeologjike është një punë e vështirë, për arsye se në to përzihen kuptimet e figurshme të fjalëve me aspekte jashtëgjuhësore, që lidhen me kushtet në të cilat kanë lindur. Kësaj pune fort të mundimshme autorët ia kanë dalë mbanë duke gjetur barasvlerësit shqip për një pjesë të frazemave që kanë të njëjtën vatër kuptimore në të dy gjuhët, si p.sh.: être sur des chardons “është tamam si mbi gjemba”, traiter comme un chien “e trajton si qen, sillet si me ndonjë qen”, clair comme en plein jour “ka dritë si në mes të ditës (si ditën me diell)”, au plus tard… “jo më vonë se…”, l’homme est un loup pour l’homme “njeriu për njeriun është ujk, njeriu ha njeriun, njeriu në shoqëri është egoist në skajshmëri”, de pied en cap “që nga këmbët deri te koka, që nga koka deri te këmbët, kokë e këmbë, fund e krye, tërësisht” etj.

Kur frazemës frënge nuk ka qenë e mundur t’i gjendej barasvlerësi shqip, sidomos për shprehjet frazeologjike që përcjellin tradita gojëdhënore që lidhen me doket e vjetra dhe me fakte nga mënyra e jetesës së popullit francez, autorët kanë përdorur kalkimin ose thjesht kanë dhënë përkthimin e fjalëpërfjalshëm të frazemës frënge të vendosur në thonjëza, të ndjekur nga frazema ose frazemat shqipe që i përgjigjen më mirë asaj, me qëllim për t’iu afruar sa më shumë kuptimit të origjinalit, çka përbën edhe një ndihmë për përdoruesin e fjalorit,

sidomos për përkthyesin nga frëngjishtja në shqip. Sa për ilustrim, po japim këtu disa frazema të tilla të vështira për t’u përkthyer, në rast se nuk njihet konteksti historik ose kulturor i përdorimit të tyre:

abbaye de Thélème “abacia e Telemit”, organizim ideal i shoqërisë.

accorder vos flûtes, vos violons “akordoni flautet, violinat”, merruni vesh, bini në një mendje, bini në ujdi.

brûler ses vaisseaux “u vë zjarrin anijeve të veta”, e fillon nga e para, fillon radhë të re, i ndërpret lidhjet me të kaluarën, i vë vizë së kaluarës, s’ka më kthim prapa, këput urat, hyn në një rrugë të re.

cavalerie de Saint-Georges “kavaleria e shën Gjergjit”, monedhat e florinjta angleze, ari anglez.

le repos du guerrier “çlodhja e luftëtarit”, bashkëshorte e kujdesshme dhe mirëkuptuese e një njeriu aktiv.

serpent monétaire (européen) ek vjet – “nepërka valutore”. Ka qenë fjala për ndryshimin përpjesëtimor të kursit të valutës të vendeve të Tregut të Përbashkët.

Një veçori tjetër edhe e këtij Fjalori janë shënimet me karakter etimologjik e kulturor për burimin e frazemave me karakter historik të frëngjishtes, të frazemave të marra nga latinishtja, greqishtja e vjetër, anglishtja, italishtja etj., si edhe burimin mitologjik për shprehje të huazuara nga bibla ose nga mitet e lashta. Këto shpjegime vlejnë, në radhë të parë, për zgjerimin e horizontit kulturor të përdoruesit; por, më shumë, ato vlejnë për ta ndihmuar atë të zgjedhë e frazemën e duhur përgjegjëse të shqipes.

“Fjalori frazeologjik frëngjisht-shqip” plotëson një zbrazëti në fushën e fjalorëve dygjuhësh për frëngjishten, një gjuhë me traditë të hershme në Shqipëri, për të cilën, fatkeqësisht, ka pak fjalorë frëngjisht-shqip, edhe këta të tipit të vogël. Në fushën e frazeologjisë, këtë zbrazëti po e plotëson “Fjalori frazeologjik frëngjisht-shqip i autorëve Eshref Ymeri e Sefulla Kata, i cili, pa dyshim, është fjalori më i madh dhe më i mirë i botuar deri më sot në fushën e frazeologjisë dygjuhëshe me gjuhë të dytë shqipen.

Jemi të bindur se ky Fjalor, si vepra më e re dhe më e plotë për frazeologjinë frënge, do të shërbejë si një libër tryeze në radhë të parë për përkthyesit nga frëngjishtja në shqip e anasjelltas, për mësuesit dhe

për pedagogët e studentët e frëngjishtes, po edhe për frëngjishtfolësit shqiptarë që duan ta thellojnë njohjen e gjuhës frënge.

Përtej këtyre vlerave, ky Fjalor – ashtu si fjalorët e tjerë me autor të vetëm ose kryesor prof. Eshref Ymerin – duke ballafaquar shqipen me një gjuhë të një kulture të madhe, siç është frëngjishtja, nxjerr në pah jo vetëm pasurinë frazeologjike të gjuhës shqipe, por edhe përkthyeshmërinë e saj të lartë. Për këtë arsye, ai u duhet edhe leksikografëve e frazeografëve, të cilëve mund t’u shërbejë si model për hartimin e fjalorëve frazeologjikë gjuhë e huaj – shqip edhe për gjuhë të tjera.

Do të ishte një ndihmesë e çmuar për frazeografinë shqiptare, nëse profesori do të arrinte që lëndën shumë të pasur shqip të këtyre fjalorëve frazeologjikë dygjuhësh ta përdorte si bazë për hartimin e një fjalori të madh frazeologjik të gjuhës shqipes. Ky fjalor do të shënonte kurorëzimin e punës së tij prej më shumë se një gjysmë shekulli dhe do të përbënte një vepër monumentale për frazeologjinë e gjuhës shqipe. Tiranë, 15 maj 2021


*Fjalori ka dalë nga shtypi në gusht 2021. Është botim i Shtëpisë Botuese “Bota Shqiptare”, me drejtor zotërinë Genti Gjonaj. Është shtypur si botim luksoz në Studion e njohur Intergrafika, me drejtor zotërinë Eduard Shima.

Ekzekutimi i efektivit të Policisë/ Reagon ashpër gazetarja Cerka: 21-vjeçari nuk do të ishte bërë kriminel nëse…

No Comments Lajme Opinion

Gazetarja Rovena Cerka ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook për ngjarjen e sotme ku Oficeri i K rimeve në Komisariatin e Lezhës, u e kzekutua nga një 21-vjeçar, me këtë të fundit që më pas p lagosi edhe veten.

Cerka shkruan në postimin e saj se 21-vjeçari nuk do të ishte bërë kriminel nëse sistemi arsimor, shëndetësor e social do të ishte funksional.

“Politikanët nuk e dinë se një apartament me qira, shpeshherë kërkon kostë më të lartë se rroga e ndonjë prej sekretarëve që kanë nëpër zyra, as se sa taksa përfshihen në faturat e dritave apo ujit për shërbime të cilat në shumicën e rasteve nuk merren.”, shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë:

“Ngushëllime shoqërisë

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Lezhë. Një efektiv policie mbeti viktimë e një plumbi të lëshuar nga arma e një të riu 21 vjeçar, por autori i vërtetë jemi ne! Shoh se si politikanët, të majtë e të djathtë, po i dërgojnë ngushëllime familjarëve të efektivit, pa asnjë pikë turpi, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie. Sot po lufton një djalosh me jetën sepse u bë kriminel, sepse u bë narkotrafikant.

A u bë vallë nga pasioni për një profesion me adrenalinë? Nuk kishte ai dëshirë të jetonte i lumtur, me dinjitet dhe pa frikë? Sipas këtyre jo! Ai ishte një kriminel që nuk do i shohë për herë të parë kangjellat e burgut, nëse del i gjallë nga Spitali i Traumës. 21 vjeç je një fëmijë. As më shumë e as më pak.

Në një vend normal një moshatar i tij do ishte duke studiuar, ose duke punuar arën për të kultivuar perime, jo hashash. Por në vendin tonë këto janë dy alternativa të vështira. E para sepse sistemi arsimor është i shkatërruar, jo sepse nuk dinë ta rregullojnë, por sepse nuk duan. Qëllimi është që populli të jetë i pashkolluar, në nevojë të madhe ekonomike, sepse vetëm kështu mund të na kontrollojnë. Edhe e dyta është e pa – arritshme sepse nëse sot mbjell 10 fidanë domate, të cilat vijnë nga jashtë, Greqi – Maqedoni, kushtojnë më shumë se sa të mbjellësh 1 fidan hashash. Me një fidan hashash fitimet janë 100 herë më shumë se sa me një fidan domate.

Ai djalosh nuk do të ishte bërë kriminel nëse sistemi arsimor, shëndetësor e social do të ishte funksional. Ai nuk do të kultivonte kanabis nëse sistemi i drejtësisë do të funksiononte sepse kriminelët do të ishin në burg dhe jo në drejtoritë e institucioneve e në zyrat e politikanëve. Sot në Shqipëri e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet e tua është me forcat personale. Askush nuk gjen mbështetje tek bashkitë, në rast të nevojave financiare apo për strehim, as tek drejtësia kur ke nevojë për policinë apo gjyqtarin, aq më tepër tek shoqëria jo e jo, pasi secili ka aq shumë probleme saqë me vështirësi përballon veten.

Me siguri që nuk do të kishte bërë keq as për të tjerët as për veten ai djalosh nëse do i kishte pasur mundësitë të mbijetonte në një nga vendet më të shtrenjta në rajon. Problemi është se politikanët tanë, pas 1990-ës u bënë pronarë, dhe sot jo vetëm që nuk e dinë sa është paga mesatare apo minimumi jetik, por nuk dinë sa kushtojnë 200 gr bukë.

Ata nuk e dinë se një apartament me qira, shpeshherë kërkon kostë më të lartë se rroga e ndonjë prej sekretarëve që kanë nëpër zyra, as se sa taksa përfshihen në faturat e dritave apo ujit për shërbime të cilat në shumicën e rasteve nuk merren. Dhe janë pikërisht këta që bëjnë apel për ashpërsim të ligjit mbi krimin kur nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e ligjeve që të parandalojnë të shkosh tek krimi. Gjynah.”, shkruan ajo.

Burimi/fierisot.com/

Islam Lauka – Dakordёsia politike e Ramёs me Vuҫiҫin

No Comments Lajme Opinion

Nё pёrgjigje tё pyetjes pёr nismёn “Ballkani i hapur”, gjatё vizitёs sё sotme nё Prishtinё, Edi Rama deklaroi se pёr kёtё problem ka “mosdakordёsi politike” me Albin Kurtin, ndёrkohё qё shtoi se pёr ҫёshtjet e tjera ka dakordёsi me tё dhe se kjo lloj dakordёsie “ka natyre kombёtare e vёllazёrore”.
I njohur si zhongler i fjalёs, Rama u pёrpoq qё mosdakordёsinё e tij politike me qeverinё e Kosovёs pёr “Ballkanin e hapur” ta kompensojё, gjoja, me dakordёsi nё fusha tё tjera, tё cilat tingёllojnё bukur (pёr propagandё) nё veshёt e dёgjuesve.
Por zhongleri i rryer Rama duhet ta dijё njё gjё elementare: marrёdhёniet midis shteteve, para sё gjithash, janё politike. Nё qoftё se shtetet nuk merren vesh politikisht, vёshtirё tё bien dakord nё fusha tё tjera. Kёtё dёshmon edhe nisma “Ballkani i hapur” e cila ndjek qёllime thellёsisht politike dhe gjeopolitike. Tё njёjtёn gjё dёshmon edhe rasti Kosovё – Serbi. Refuzimi politik i Beogradit pёr njohjen e Kosovёs si shtet i pavarur dhe sovran ёshtё shkaku i tё gjitha problemeve qё sot ekzistojnё nё marrёdhёniet midis tyre, tё cilat nuk i zgjidh as “Ballkani i hapur” i Ramёs, as “normalizimi ekonomik” i Grenellit.
Duke theksuar se ёshtё edhe mё i vendosur pёr tё ҫuar pёrpara idenё e tij pёr “Ballkanin e hapur”, kryeministri Rama, nё thelb, rikonfirmoi dakordёsinё e tij politike me presidentin serb A.Vuҫiҫ, i cili, nё kuadrin e nismёs sё pёrbashkёt me Ramёn, kёto ditё, po e kёrcёnon Kosovёn me luftё.

Burimi/Facebook

Ira S. Kurti – Shqipëri – Kosovë (Dardani)

No Comments Lajme Opinion

Pardje, kur pashë KM e Shqipërisë Edi Rama të shkonte në Prishtinë e ku sëbashku me KM Albin Kurti mbajtën një konferencë për shtyp, m’u bë zemra mal. Isha shumë krenare për të dy. Aty, atë moment do duhej ta ngrija pêrgjithëmonë. Duhej ta fikja aty TV e mos ta hapja më, pasi dje te TopCh emisioni i gazetares Eni Vasili, m’u neverit vetja që mendova pozitivisht për Ramën. Kur ai tregoi frikën e tij se Brukseli e Amerika i thonin atij -ej ç’është kjo Shqipëri e madhe? O Zot, thashë me vete më jep forcë të ndryshoj këtë realitet të hidhur. Të kem frikë nga Bota të kërkoj të njoh vëllezërit e motrat e mia!!
Nuk e ve në dyshim që qëllimin e ka të mirë, por shenjat e megallomanisë spikasin më shumë, më qartë e më voluminoze (zëri i lartë) se sa logjika e dashamirësia e tij. Mendova që:
Më vitin 2008 kur Berisha e Rama u martuan duke na dhënë një Sistem Zgjedhor të centralizuar, ku sovranit I hiqej sovraniteti, aty ka ndodhur edhe një dukuri tjetër e pakuptueshme nga ata që nuk kuptojnë ligjet e fizikës kuantike.
E keni vënë re që kur lidhet një martesë, huqet e burrit i merr gruaja dhe anasjelltas. Shkëmbim “moxhosh” e quajnë Amerikanët (dhunëti unike, çelsi sekret). Nisur nga kjo them që ER ato huqe të S.R.Berishës që i kritikonte aq shpesh i mori për vete, I përvetësoi. Nuk ka thënë kot populli kush përqesh e vesh. Këtë konkluzion e kam edhe nga eksperincat e mia personale. Kur përqeshja një shoqen time të klasës që nuk shprehej mirë, kjo m’u bë ves e nuk dija më ta thoja fjalën siç duhej, e kisha harruar fjalën korrekte. Fjalët e urta janë ligje të pashkruara, ku brenda vetes mbajnë filozofi!
Nervozizmi I Ramës kur nuk dinte ta shpjegonte ça të mire i sillte Shqiptarëve Ballkani I Hapur megjithëse atij ja kishte shpjeguar shumë thjeshtë miku i tij miliarderri Xhorxh Sorros ishte një nga momentet që m’u dhimbs, m’u dhimbs aq shumë sa doja t’i jepja një përqafim more, e t’i thoja mjaft, të lutem, .mos fol më se po diskreditohesh keq.. doli haptas që ER ka përqafuar një dëshirë të moçme të Plakut Sorros dhe meqë plaku kishte një mëndje brilliant, ai I kishte besuar…O zot, thashë me vete më jep kurajo të ndryshoj këtë realitet të hidhur..E mbani mënd artikullin tim para ca kohësh kur shpjegova “market crash” “sistem crash” pra si populli I thjeshtë humbi pensionet dhe kursimet apo si bisneset e vogla falimentonin.. aty j’u tregova që kur njerzit humbin paratë e tyre, kjo nuk dmth që paratë ranë në fund të Oqeanit e u mbytën, jo , ato para mbetën në sistem, por veçse kanë ndërruar duart tashmë. Nga llogaritë e kursimeve popullore kaluan në llogarinë e mikut të ER që u bë miliarder duke thyer kodin etik e moral në Angli e Amerikë. Ndaj them më mirë ta kisha fikur e mos ta ndizja më TV!!
Apo kur foli për Berishën që brenda minutes kushtërshtoi vetveten pasi tha që kjo është çështje e Amerikanëve jo e jona, dhe nuk vonoi të shtonte që ai dora vet më në fund e kishte hequr Berishën!! Për ata që nuk e kanë parë emisionin mbrëmë po ju citoj disa shprehje të Ramës nga kjo intervistë që ta kuptoni ndjesinë time:
“Miliarderri Sorros, Sali Berishën e di si emër dhe nuk e ka në asnjë radar të shqetësimeve të tij. Unë jam krenar që e kam mik dhe e kam thënë edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ka qënë Donal Trump”
(Nxjerr veten si miliarder mik me miliarder kur Sorros të dy I kishte njëlloj kur bën marrëveshjen e 2008 që ndryshuan Sistemin zgjedhor e Kushtetutën. Qëllimi Sorros është të centralizojnë Botën. Rama e bën mik, kurse Berisha e bën armik. Krimin e kryen të dy bashkë, por njëri u bë mik I ngushtë!!)
Për mendimin tim Berisha është i mbytur në marrëveshje sekrete që e inkriminojnë veprimtarinë e tij, por nëse nuk do ishte kjo e vërtet, ai thjeshtë me tregimin e së vërtetës së çdo gjëje do ishte bërë Hero Kombëtar.
Ira S. Kurti

Burimi/Facebook

Rudi Berisha – FLAS PËR QIELLIN E KALTËR

No Comments Argëtim Letersi

Flas për qiellin e bukur e të kaltër
Qe gjysmën e tokës sot e ka përfshi zjarri
Për dritën e hënës qe natës zbardhë fushat
I përshkruaj lugjet e bjeshkët e bardhësisë

Flas për udhëtimet nëpër mbi këtë dhe
Nga dheu puthim serish dheun e tokës
Aty ku ne rrëzohemi e me pas çohemi
Dashuria na ringjall nga etje për jetën

Duke vështruar me sy tonë natyrën e heshtur
Ne ngrohemi po edhe nga largësia e diellit
Po dielli nganjëherë na djeg lëkurën e trupit
Edhe pse ndjejmë dhimbje ne prap e duam diellin

Sa unë dua qe sot ta lidhi diellin më hënë me litar
Por dita dhe nata kurrë nuk puqen në mes veti
Përherë njëra me tjetrën përshëndetet ne mes veti
Ne mëngjes e mbrëmje ne bëhemi të gjithë udhëtar

Sot jam laps qe rrugëton përmes brigje të dashurisë
Duke kërkuar ngjyrë qe të shkruaj në letrën e bardhë
Të shkruaj për dhimbjet e mia e për dashurinë tënde
Flas për qiellin e kaltër e për dritën e syve tu e dashur

© RUDI BERISHA

Burimi/Facebook

Alfred Cako plas deklaratën e fortë: Ju tregoj se kush është biznesmeni i fuqishëm që fshihet pas kryeministrit Rama

No Comments Argëtim Kuriozitet

Konspiracionisti Alfred Cako ka ngritur alarmin se ndikimi i George Soros në botë është aq i madh, sa sipas tij, ai ka projektuar edhe shkatërrimin e Amerikës.

Cako thekson se të njëjtën gjë ai po përpiqet të bëjë edhe në Shqipëri, madje nuk nguroi të thotë se edhe gjuha shqipe mund të zhduket. Këto deklarata Cako i ka bërë pasi komentoi foton e kryeministrit Rama pak ditë më parë me George Soros.

Komenti i Cakos:

“George Soros si përfaqësues i shkollës së majtës në botë ka krijuar atë ‘Black Lives Mater’ dhe ato ‘I can’t breath’, që ishte inskenim. Ky ka projektuar edhe shkatërrimin e Amerikës që mund të jetë një skenar ogurzi për t’i futur në luftë civile racat. Përpiqet që të përziejë racat dhe atë linjën e vet mundet ta ruajë. Ky po përpiqet ta realizojë edhe në Shqipëri duke sjellë të huaj dhe duke sjellë raca të reja dhe mundësisht të zhdukë edhe gjuhën shqipe.

Duke ndodhur kryqëzime të tilla mund të ndodhë edhe që të zhduket gjuha shqipe, e cila është e vetme e këtij lloji në botë, se shqipja nuk ka rrënjë të përbashkëta me asnjë gjuhë. Ky i mëson këta në shkollën e së majtës si të drejtojnë lokomotivën, por nuk e dinë se ku i çon kjo lokomotivë dhe më pas i fusin si tritol në shoqëri për të shpërthyer. Kjo foto tregon që ky i gjati është shërbëtor i të shkurtit në lidhje me Shqipërinë dhe çdo gjë nuk e bën për popullin, por për atë”, u shpreh Cako.

Burimi/lajme.al/

Presidentja e KE mbërrin në shkollën në Qerek të Krujës: Ndërtimi i saj është simbol i miqësisë mes BE dhe Shqipërisë si dhe i së ardhmes

No Comments Aktualitet Lajme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Krujë, ku pritet të bëhet dhe përurimi i një shkolle filloreje në Qerek, e rindërtuar me financime nga BE.

Pasi zbuluan memorialin e vendosur në pjesën qendrore të shkollës, Presidentja e KE, u fut nëpër klasa dhe nisi të vizitonte fëmijët.

Ajo shihet teksa bashkëbisedon me ta dhe të kalonte disa momente nga mësimi i tyre i përditshëm. Po ashtu, pasi doli nga ambientet e shkollës, presidentja e KE, takoi disa nga qytetarët e pranishëm dhe tregoi se ndërtimi i shkollës është simbol i miqësisë mes BE dhe Shqipërisë si dhe i së ardhmes.

“Mirëmëngjesi të gjithëve. Doja të shikoja shkollën, por edhe kopshtin. Qenka e mrekullueshme të shohësh se çfarë është ndërtuar deri më tani. Mendoj që ky është një simbol i mirë i kësaj miqësie që ne kemi, mes BE dhe Shqipërisë, por do të jetë dhe simbol i të ardhmes”, tha Von der Leyen.

Burimi/Hapur.al

“Zbulohet” grupi “armiqsor” demokrat e proamerikan Basha, Duma etj. në PD

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqiptarët dhe demokratët shqiptarë duhet ta dinë mirë se politika amerikane nuk është politikë e interesave të ndonjë partie politike atje, sepse në SHBA sundon demokracia, dhe demokracia e kontrollon dhe monitoron politikën duke mos e lejuar politikën që të degradojë e të rrëshqasë në krim e korrupsion.

SHBA, populli amerikan dhe demokracia amerikane nuk falin tradhtinë publike dhe as korrupsionin e politikës. Dhe kështu SHBA sillen edhe kundër korrupsionit jasht SHBA-ve, dhe që shpallin non grata të gjithë ata shtetarë e pushtetarë të vëndeve të tjera të cilët janë të zhytur në korrupsion në vëndet e tyre.

Aq më tepër që shqiptarët u janë shumë mirënjohës SHBA-ve pasi janë SHBA-të prej të cilave shqiptarët kanë si ekzistencën si shtet dhe mbështetjen e madhe për demokracinë, zhvillimin dhe për integrimin e Shqipërisë.

Janë dëmqarët më të mëdhenj të intersave kombëtare shqiptare të gjithë ata të cilët për interesa personale nxisin percarje te shqiptartët kundrejt SHBA-ve.

Kështu aktualisht duket se po vepron ishkryeministri dhe disa të tjerë rreth e pranë tij.

Së dyti, shqiptarët duhet ta dinë mirë se në SHBA sundon ligji, drejtësia dhe morali; demokracia amerikane është edhe liria dhe patriotizmi; interesi politik është nën interesin kombëtar.

Sic dihet tashmë DASH e ka shpallur Sali Berishën person të padëshirueshëm në SHBA, pra person “non grata” me anë të një deklarate e cila është shumë e rëndë jo vetëm për Berishën , por ajo është e rëndë dhe e dëmshme edhe për imazhin e Shqipërisë, pasi bëhet fjalë për “non grata” kundër një personi i cili ka 30 vite deputet, ishkryetar i PD-se dhe ishPresident e ishKryeministër i Shqipërisë.

Dhe Lulzim Basha, Kryetari i PD-se, me të drejtë edhe e përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së deri në sqarimin përfundimtar të këtij problemi. Por menjëherë pas kësaj Berisha me taborin e besnikëve të tij , të atyre të cilët ia kanë parë hajrin atij dhe korrupsionit të tyre të mbrojtuar prej tij filluan sulmet e akuzat gjithfarëshe kundër Kryetarit Lulzim Basha njëlloj dhe sipas trashëgimisë e përvojës enveriste të luftës së klasave dhe të ndëshkimit të grupeve armiqësore antiParti, prodemokraci e proSHBA, duke edhe përdorur po përvojën revolucionare të përdorimit të bazës poshtë për akuzimin, “demaskimin” dhe rrëzimin e grupit “armiqsor” për demokraci e proSHBA të kryetarit Basha, të Znj. Duma etj., kundër së cilës u lëshua zëdhënësja e Berishës duke thënë nga “foltorja”antiSHBA se Grida Duma nuk duhet të jetë deputete. Pra, kështu është dhe sillet soji autokrat kundër Bashës dhe prurjeve të reja të aftë e të merituar në PD si Znj. Duma, Z. Alibeaj, Bardhi, Tabaku etj., që fatmirësisht Basha nuk i pyeti por ka bërë shumë mirë që nuk i ka kandiduar për deputete ata të cilët vetëm sa e kanë shfrytëzuar e vjelur Partinë Demokratike vetëm për interesa personale, por që të tillë kanë mbetuar akoma nja dy tre kokrra që po mundohen të bëjnë zhurmë, përcarje e tollovi në PD.

Mbështetja për Bashën është në të mirë të demokracisë e të shtetit ligjor kundër krimit e korrupsionit , dhe kjo është më e mira për ta cmontuar edhe pushtetin e korrupsionit , të hajdutërisë së pushtetit të Edi Ramës i cili mendon vetëm për pushtet dhe për paranë shumë më keq se ishpushteti i Berishës dhe i mbështësve e aleatëve të tij.

Të mbështesim Bashën, demokracinë e vërtetë e ligjore sepse me Demokracinë, me Shqipërinë dhe me Bashën janë edhe SHBA, aleati i madh i shqiptarëve.

Ta mbështesim Bashën sot që të emancipohet Partia Demokratike për ta nxerrë PD-në nga tranzicioni vëndnumro që e mbajti kaq shumë kohë politika e vjetër. Ta mbështesim Bashën sepse me ndihmën amerikane do vijë së shpejti PD në pushtet, dhe Basha e PD do ta nxjerrin Shqipërinë nga ky tranzicion traumatik i kapur nga padrejtësia, krimi, hajnija e korrupsioni.

Unë si demokrat që jam në PD që me fillimet e demokracisë e mbështes plotësisht Bashën dhe lidershpin e ri të PD-së në qëndrimin korrekt dhe të duhur të tyre , me atë se me Bashën tani PD po shkon e po ringrihet fuqishëm e potencialisht si politikisht e demokratikisht për t’i dhënë fund tranzicionit në Shqipëri duke dëbuar së shpejti nga qeverisja edhe pushtetin oligarko-korruptiv të Edi Ramës, gjë për të cilin nuk është vështirë për ta konstatuar se PD dhe Basha sot e tani kanë edhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, ashtu sikurse SHBA që e kanë mbështetur ardhjen në pushtet të PD-së e te Sali Berishws në vitin 1992. Janë përpëlitje dëshpëruese ato të cilat kanw ndërmarrë antiBashët me fantashpifjet e trillimet që bëjnë e kërcënojnë fantazmat që e duan PD-në që ta kenë pronë, vegël e mburojë politike për pazaret,korrupsionin e privilegjet personale të tyre.

Nuk është për t’u cuditur që Berisha ka mbështetës në këtë ndërmarrje të tij kundër Bashës dhe kundër SHBA-ve, sepse cdo regjim politik e ishpushtet ka pasur nostalgjikët e vet, cdo pushtet e ishpushtet ka mbështetës ata të cilët kanë përfituar nga pushteti i regjimit. Kështu ka ende edhe nostalgjikë e nga ata të cilët kujtojnë me nostalgji regjimin e Enver Hoxhës pasi ia kanë parë hajrin atij regjimi. Ka edhe në Partinë Socialiste nostalgjikë për Fatos Nanon , ka sepse ka individë që ia kanë parë hajrin korrupsionit dhe favoreve që kanë përfituar prej tij.

Pra, ka edhe Berisha mbështetës p.sh. ishdeputetë , ishqeveritarë e ish të punësuar në administratën e ishpushtetit, ka policë, ishdoganierë e ishkryetar komunash e bashkish, ka gjyqtarë e prokurorë të emëruar prej tij dhe të përjashtuar nga VETING-u , ka edhe asish të tjerë të korruptuarish dhe të të afërm të tyre familjarë e politik që kanë qenë dhe janë ndjerë mirë e rehat nën hyqmin dhe në pushtetin partiak, presidencial e kryeministror të Berishës, ka Berisha mbështetës edhe nga ish aleatët si Mediu e Meta and company të cilëve Berisha u ka bërë mbrojtjen dhe avokatikë korrupsionit dhe hajnisë së tyre .

Por sado mbështetës që të kenë pushtetet e regjimet pushtetore ata janë pakicë,pasi më i madh është populli dhe interesi i përgjithshëm publik e kombëtar, dhe detyrimisht dhe pashmangshmërisht këta lloj mbështetësish e përfituesish servilë ndryshojnë dhe i braktisin ishët dhe ishpushtetin sapo ndryshojnë rrethanat dhe sapo verdikti i madh dhe i pasfidueshëm popullor i ndëshkon ata.

Por grupi “armiqësor” që po sulmohet nga e vjetra politike e PD-së por jo vetëm nga ajo por nga e gjithë regzina dhe e vjetra politike në Shqipëri do të triumfojë sepse gjithmonë e reja,progresistja dhe më e mira për të ardhmen sulmohet nga e vjetra, nga egoizmi negativ dhe nga e vjetra deshtake e fanatike.

Foto-Video | Ky është oficeri i policisë që u vra në krye të detyrës. Detaje nga ngjarja në Lezhë

No Comments Aktualitet Lajme

Ky është Saimir Hoxha, oficeri 44-vjeçar i cili mbeti i vrarë në krye të detyrës këtë të martë në Ishull Lezhë. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të paradites. Gazetarja e Klan News, Vera Deda thotë se ai u gjet i plagosur nga kolegët e tij. Fatkeqësisht 44-vjeçari gjeti vdekjen rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burimi/TVKLan.al

Vritet me armë zjarri oficeri i policisë Saimir Hoxha në Lezhë

No Comments Aktualitet Lajme

LAJM I PËRDITËSUAR| Një oficer polic u vra me armë zjarri paraditen e kësaj të marte në Ishull Lezhë. Viktima është identifikuar si Saimir Hoxha 44 vjeç dhe mësohet se ishte oficer krimesh.

Në një informacion paraprak për mediat, policia e Lezhës tha se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Për pasojë, plumbat kapën efektivin 44-vjeçar i cili humbi jetën rrugës për në spital.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë , në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë Saimir Hoxha, 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burimi/tvklan.al