Home

Lajme

Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe

No Comments Aktualitet Lajme

Nga Keze Kozeta Zylo
Gazeta “Illyria”, “Dielli”, “Diaspora Shqiptare”
Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe
Justice delayed is justice denied
Në Manhattan para konsullatës së përgjithshme serbe u organizua një protestë paqësore për të dënuar krimet serbe në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, për gratë e dhunuara nga ushtarët kriminelë dhe paramilitarët serbë. Protesta paqësore me moton “Rally for her justice”, u organizua nga z.Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili është në ballë të këtyre protestave dhe udhëheqës i tyre. Shtoj këtu se z.Mark Gjonaj së bashku me ekipin e tij me drejtore ekzekutive znj.Vera Mjeku kanë organizuar disa të tilla duke kulmuar deri në Capitol Hill në Washington, Justice and Hearing, më 30 prill 2019. Z.Gjonaj deklaroi në protestë se nuk do të ndalet derisa të vendoset drejtësia në vend.
Ne shkuam atje në përkrahje të motrave tona kosovare si Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sylejmani që janë dëshmitarë direkte të përdhunimit seksual. Zonja Vasfije Krasniqi Goodman deputete në Parlamentin e Kosovës është e mbijetuara e dhunës ku është e para grua që dëshmoi para botës se ishte viktimë e dhunës seksuale nga kriminelët serbë.
Fjala dhe betimi i Z.Mark Gjonaj
Fjalimi i Zotit Mark Gjonaj para protestuesve ngriti peshë zemrat e tyre duke hedhur parrulla: “Justice delayed is justice denied” që do të thotë drejtësi e vonuar drejtësi e mohuar, Turp për Serbinë, drejtësia duhet të vihet në vend etj…
Mirëdita, komunitetet kroate, boshnjake dhe shqiptare të Amerikës. Më lejoni të filloj duke ju përshëndetur të gjithëve.
Më lejoni të filloj duke ju përshëndetur të gjithëve. Nuk ka vend tjetër që do të preferoja, por këtu, me ju, të bashkuar dhe më të fortë se kurrë më parë, në kërkimin tonë për drejtësi.
Tre vjet më parë, në prill 2019, udhëtova në Prishtinë dhe isha krenar që isha për të nderuar mbi 20,000 të mbijetuarit që u sulmuan seksualisht gjatë luftës në Kosovë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për krimet e pandëshkuara të luftës serbe. Isha vërtetë i përulur kur takova një Heroinë, dikë që theu heshtjen dhe tabunë dhe foli për veten dhe ata që nuk kanë zë. Dikush që është një emblemë në kërkimin e drejtësisë, një aktiviste për të drejtat e grave dhe një luftëtare
si Vasfije Krasniqi Goodman.
Atë ditë bëra një premtim se do të luftoja me të dhe të tjerët kundër krimeve të pandëshkuara të luftës serbe jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Ballkanin.
Kongresmeni Adriano Espaillat, Kongresmeni Joe Morelle, të gjithë me kërkuan që ta di se ata qëndrojnë me ne në luftën tonë për drejtësi. Ata do të bashkohen për të qenë një zë për të pazëshmit, të mbijetuarit dhe viktimat. Gjatë viteve të fundit ne kemi parë një sekuencë alarmante dhe përshkallëzuese të kërcënimeve ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal nga qeveria e Aleksandër Vuçiqit me qendër në Beograd.
Secila prej këtyre rasteve janë vetëm manifestimet më të fundit të asaj që tashmë është bërë politika e deklaruar e qeverisë në Beograd për të minuar rendin rajonal të sigurisë. Ky nuk është më shumë se një rifillim i projektit të epokës së Millosheviqit “Serbia e Madhe”, i cili çoi në dhunën më të keqe dhe mizoritë më të këqija në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Vëmë re gjithashtu se të gjitha aktivitetet irredentiste të Serbisë deri më sot kanë ardhur me mbështetjen dhe mbështetjen e qartë të Federatës Ruse.
Moska ka vendosur në mënyrë aktive inteligjencë dhe mjete parakriminale në të gjithë rajonin për të përshkallëzuar më tej tensionet.
Nuk duhet të lejojmë një tjetër Srebenicë, Vukovar dhe Raçak.
Nuk mund të mpihemi nga përdhunimi. Ne nuk mund të jemi të shurdhër ndaj padrejtësisë së genocidit dhe mizorive. Trupi i femrës nuk mund të përdoret si fushë beteje.Përdhunimi nuk është një krim lufte i klasit të dytë. Të gjithë duhet të ngrihemi dhe të flasim. Le të vazhdojmë të bashkohemi, le të flasim me zë të lartë që të gjithë kombet e lira të botës të dëgjojnë. Le të mos dorëzohemi kurrë.
Unë do të jem me ju në çdo hap të rrugës. Ju më frymëzoni. Dhe ju premtoj, së bashku do ta fitojmë këtë luftë. Zoti ju bekoftë! Zoti i bekoftë të mbijetuarit tanë! Zoti e bekoftë Amerikën!


Me duartrokitje dhe lot në sy u mirëpritën dy të mbijetuarat e dhunës seksuale zonjat Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sylejmani të cilat kërkuan drejtësi për 20.000 vajzat dhe grate e dhunuara si dhe 50.000 gratë dhe vajzat e tjera në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë. Zonja Vafsije Krasniqi Goodman tha se: “Ne po punojmë fort për të sensibilizuar mbarë opinionin botëror dhe bota ta marrë vesh se shteti serb i udhëhequr nga Sllobodan Milloshevic ka qenë barbar. Gjithashtu zonja Vafsije Krasniqi Goodman në llogarinë e saj në F/B shkruan se dita e djeshme për atë ka qenë një ditë e mahnitshme në Uashington DC një ditë para Mitingut për Drejtësinë. Ajo shkruan se ne morëm mbështetje për të mbijetuarit e krimeve të pandëshkuara seksuale të luftës serbe dhe Vëllezërit Bytyqi. Faleminderit liderit demokrat të Senatit Chuck Schumer, kongresmenit Lee Zeldin, kongresmenit Ritchie Torres kongresmenit Adriano Espaillat, kongresmenit Joe Morelli dhe shumë të tjerëve, si dhe zyrtarëve nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve për angazhimin e tyre për të luftuar së bashku me ne.
Në emër të familjes Bytyci foli z.Ilir Bytyçi, vëllai i Yllit, Agronit dhe Mehmetit të vrarë nga forcat serbe pas përfundimit të luftës dhe akoma nuk gjenden trupat e tyre. Ilir Bytyqi
është aktivist për të Drejtat e Njeriut, duke luftuar pandërprerë për Drejtësi në rastin e vëllezërve të tij Bytyqi
Ai tha se askush nuk është dënuar për krimet makabre që kryen kriminelët serbë.
Ai ishte i shoqëruar nga prindërit e tij dhe të tre bijve të UÇK-së, Baca Ahmet me zonjën Bahrije, të cilët kane 20 vjet që kërkojnë eshtrat e fëmijëve të tyre.
Zonja Wiola Rebecka aktivistja për të drejtat e njeriut, psikoanaliste e licencuar PhD, autor e librit “Përdhunimi një histori turpi” dënoi gjithë krimet makabre serbe. Një tjetër folëse ishte dhe Znj. Ida Sefer një e mbijetuar e genocidit në Bosnje dhe Hercegovinë, ajo i ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së saj studimit dhe ndarjes së historisë së Ballkanit dhe çështjeve të të drejtave të njeriut. Ajo eshte presidente e Institutit Boshnjako-Amerikan të Genocidit.
Në këtë tubim folësit e tjerë kryesor ishin si: Ligjvënësi në Westchester County z.David Tubiolo, Asambleistja e NYS Nathalia Fernandez, Tommi Mischel artistja kroate amerikane, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe komunitetit, z.Vedat Gashi, ligjvënësi i Qarkut Westchester, aktivistja e mirënjohur Ariana Elezaj anëtare e bordit të Organizatës së Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi”, hulumtuese e ndërtimit të komunitetit koheziv, gazetarja e shquar Albana Xhara, Blerina Kadribeg aktiviste e komunitetit boshnjak që jetoi gjenocidin boshnjak. dhe të tjerë të cilët denoncuan me forcë krimet serbe. Ata kërkuan në këtë tubim që të gjitha viktimat e dhunës seksuale si në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë e Kroaci, nga ushtria serbe, krimet e të cilëve duhet të cohen para drejtësisë ndërkombëtare. Ata thanë se ushtarët që kryen krimet e luftës akoma nuk janë çuar para drejtësisë.
Me shumë interes u mirëprit dhe asistent profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe publike në shkollën e çështjeve ndërkombëtare dhe publike të Universitetit të Kolumbisë dhe anëtar i fakultetit filial i Institutit Harriman,Tanya Domi.
Në këtë protestë foli në podium dhe z.Mark Qehaja kryetar i shoqatës shqiptaro amerikane Skënderbej Inc. i cili tha se ne duhet të luftojmë gjer në fund sa të cohen para drejtësisë gjithë kriminelët.
Gjatë intervistës për TV “Alba Life” znj.Vasfije Krasniqi Goodman tha se unë tashmë jam deputete e zgjedhur me votat e popullit në Parlamentin e Kosovës dhe e kam për detyrë ta ngre me forcë zërin tim në mbrojtje të të gjtiha viktimave nga ushtria kriminele serbe.
Të gjithë protestuesit ndërmjet tyre dhe Blerim Gjocaj ushtar i UÇK-së shpresonin se një ditë të gjithë kriminelët do të përfundojnë para drejtësisë për t’u ndëshkuar për krimet barbare, pasi shpresa vdes e fundit.
Të gjithë betohemi!
28 tetor, 2021
Manhattan, New York

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 3 persona, duke përfshirë Kozeta Zylo dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i Kozeta Zylo dhe Blerim Gjocaj dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 7 persona, duke përfshirë Mark Qehaja dhe Kozeta Zylo dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "ONLY SERBIA PROTECTS AND GLORIFIES, THEIR WAR MINALS ARP Shred- FRGO OICE OIL LESS RAPE ISA I5 A WAR CRIME!"
Mund të jetë një imazh i 7 persona, duke përfshirë Mark Qehaja, Kozeta Zylo dhe Blerim Gjocaj dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 2 persona, duke përfshirë Kozeta Zylo, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "ONLY GLORIFIES SERBIA PROTECTS AND INALS VLEIR WAR ANDRAPISTS AND RAPISTS ABLEL"

Burimi/Facebook

Oltjona Selamaj – Ah, nata ime e parë e vjeshtës…

No Comments Argëtim Letersi

Qetësia jote, të ndihmon të dëgjosh muzikë engjësh…
Të lutesh për dhimbjet e çdo lloji
Që të gërryejnë ekzistencën kahershëm.
Edhe më i vogëli rënkim,
pas mesnate, të vjen plumb në shpirt…
Ç’ pikëllim…
Tek-tuk, të vjen mes të tjerash edhe ndonjë mendim i hareshëm.
Ke kohë të duash universin
Me dritat xixëlluese të qiellit,
vesh mendimet e trishta…
Ngrohur pakëz ditën,
nga rrezet verbuese të diellit,
që i bën ato të fildishta.
Ç’ paqëtim.
Gjumi fle ëndërrave për liri…
Shpirti yt, përpëlitet
Kërkon pakëz, oh, veç pakëz qetësi…
Në një cep dritësues të dhomës
i lutesh ZOTIT…
Ndez një qiri…
Pak muzikë në sfond,
Një puthje fëminore Hënës…
Një poezi…
Ashtu, përgjumur, me njëmijë mendime në kokë
Pret ditën e re, që mrekulluese do të vijë…
Eh, nata, paqe me vehten, e botën…
Aromë vjeshtë e bekuar
Gështenja, agrume, ngrohtësi…
Nata ime e parë, e kësaj vjeshte,
pas betejës së ashpër për mbijetesë…
I dua netët fitimtare mbi të keqen
Ato sjellin dobi, profetësi…
Mrekulli, e shpresë.

Autore Oltjona Selamaj

Burimi/Facebook

Kozeta Zylo – Një dolli në “Zemrën e Liqerit”* të Lasgushit

No Comments Argëtim Letersi

Nga Kozeta Zylo

Hardhitë e rrushit që vareshin si lule ndezëse shpirtrash mbi avlli,
Ende i kam si nektarin mjaltë mbi buzët e etura në diellin vjeshtor,
Vozat e drunjta mbanin brenda mushtin e tyre të kuq në mavi,
Derisa bëhej gati për t’i mbushur butet me lëngun hyjnor.

Më ka pëlqyer të dehem me të dashurin tim me kupa vere,
Dhe ky ritual vazhdon ende, s’mbahet mend qyshkur?
E kuqja e verës dhe trokëllima e gotave është A-ja e kësaj shenje,
Është muzika e shpirtit që dalldis çdo grua dhe burrë!

Pogradeci me gotat e kristalta me verë të kuqe si gjaku i Krishtit,
M’u shfaq në këtë muzg nju jorkez me Kutelin “Fshati im e pi rakinë”,
Me fiset e Enkelejve, mbretin Bardhyl që merrnin fuqinë e ritit të shpirtit,
Dhe perandorin Justinian që vazhdon të mbretërojë në fshatin Lin.

Ja e ngre dollinë në “Zemrën e Liqerit” të Lasgushit,
Dhe shoh si mbytet Hëna në ploçin e verës plot,
Magjia të çon marramendthi në vreshtat e rrushit,
Dhe të risjellë prane gotës, që s’mund të ndahesh dot…

Në këtë mirazh vjeshte digjem nga mijëra vetëtima malli,
Ku yjet e qiellit luajnë magjishëm me degët e trupit tim,
Nën flakën e qiririt më ulet në gjunjë një “Këmbë Mali”,
Dhe më rrëfen se kjo botë pa pijen e verës s’ka kuptim.

Një poezi për Festën e “Verërave dhe Gështenjës”
Pogradec , 24 tetor 2020
Ps: “Zemra e Liqerit”* ështe poezi nga Lasgush Poradeci

New York

Burimi/Facebook

Bari Dervishllari – Kunata një dhe dy.

No Comments Argëtim Letersi

Sa të dua moj kunatë,
të mendoj ditë dhe natë.
S’ më haet buka pa ty,
zura be për tëndit sy.

Kur s’je ti zonja Hava,
s’ha dot bukë po bakllava.
Të dua të martë lumi,
Pa ty nuk më zë as gjumi.

Të dua si shqipja pulën,
aman mos ta pafsha vulën.
Kur vesh ti fustan të ri,
digjem tretem si qiri.

Thotë kunata numur dy,
Ç’ mu dogj mender për ty.
Më mirë edhe pa burrë,
kunatë si ti më mirë kurrë.

S’pata mjaft nënen e burrit,
peshqesh dhe shoqen hurit.
Ç” është kështu moj aman,
ditë e natë ham,ham ham.

Më mirë të kisha shëmbër,
se kunatë të shtrëmbër.
E bëftë mirë perëndia,
Se kështu merr flak shtëpia.

Kjo ishte veç një përrallë,
kunatat puthen me mall,
Në njëmijë raste ndonjë,
Ku ka zë nuk është pa gjë.

B.Xh.D.Dushar korçë.

Burimi/Facebook

Ardit Gjebrea, Bora Zemani dhe Jonida Maliqi bëhen bashkë, ja për çfarë bëhet fjalë

No Comments Argëtim Thashetheme

Herën e fundit, Festivali i RTSH-së, edicioni i 58-të, u organizua nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu ishte një ndër festivalet më të komentuara, që shkaktoi shumë debate e polemika.

Ndërkohë, edhe pse është ende herët, përflitet se këtë fundvit, festivalin do ta organizojë Ardit Gjebrea. Prej më shumë se 20 vitesh producent i festivalit “Kënga Magjike”, Arditit thuhet se i është besuar ky produksion, ndonëse ai vetë nuk ka konfirmuar ende asgjë.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, në një video të këngëtares Jonida Maliqi, ajo tregoi se ishte në shoqërinë e Arditit, dhe moderatores Bora Zemani, duke diskutuar së bashku. Ndaj, mbase prezantimi do t’i besohet dy vajzave, dhe takimi ka qenë pikërisht për këtë bashkëpunim mes tyre.

Borën prej disa sezonesh tanimë, e kemi parë në “Për’puthen”, të cilin e drejton edhe aktualisht. Nga ana tjetër Jonida, sapo ka nisur sezonin e ri të emisionit të saj “Jonida’s Room”.

Ndonëse treshja nuk ka konfirmuar ende asgjë, në mediat rozë nuk është përfolur asnjë emër tjetër veç tyre, ende. Ndaj, na mbetet të presim e të zbulojmë emrat e organizatorëve të festivalit të rëndësishëm, që çdo fundvit, krahas nxjerrjes së emrit të këngëtarit që na përfaqëson në “Eurovision”, zakonisht shoqërohet me shumë polemika!

Burimi /News31

Ja pse heq dorë modelja serbe nga konkursi i bukurisë pas fotos me simbolin shqiptar…

No Comments Argëtim Thashetheme

Valentina Petroviç kërkoi falje dhe u tërhoq nga konkursi i bukurisë Miss Intercontinental të martën, pasi mediat serbe reaguan plot zemërim ndaj një fotografie të saj me konkurrente të tjera nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria duke bërë me duar formën e shqiponjës dykrenare. Fotografia u publikua në Instagram.

Republika, versioni dixhital i tabloidit Srpski Telegraf, e quajti foton “tronditëse” dhe tha se Petroviç “e kishte tmérrùär Serbinë”, ndërsa gazeta Politika shkroi se fotografia “me të drejtë ndèzi rrjetet sociale” nga zemërimi për përdorimin e simbolit shqiptar nga ana e modeles.

Petroviç shkroi në Instagram se ajo “nuk kishte qëllime të këqija” dhe se bërja e asaj fotografie ishte një “pamaturi e momentit dhe spontanitet idiot”.

Ajo u kërkoi falje “të gjithë anëtarëve të kombit tim, popullit të Kosovës dhe Metohisë, shoqërisë dhe familjes time”.

“Më vjen shumë keq, kështu që përveç një ndjese të thellë, mora vendimin t’u kërkoj organizatorëve leje për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të çlirohem nga presioni aktual që po përjetoj”, shkroi Petroviç. Konkursi do të mbahet në Sharm el-Sheikh të Egjiptit të premten.

Gjesti i shqiponjës dykrenare shqiptare ka zemëruar nacionalistët serbë në të kaluarën. Në prill 2019, një bukëpjekës në periferi të Beogradit, Borca, u bë shënjestër e zemërimit nacionalist pasi të djathtët në Facebook ripostuan një foto të kushëririt të tij i cili pozonte duke bërë simbolin me duar.

Nacionalistët u mblodhën para furrës së bukës, bërtitën slogane nacionaliste, kënduan këngë patriotike serbe, vendosën ngjitëse me shkrimin “Kosova është Serbi” në dritare dhe hodhën koka derrash në furrë.

Në qershor 2018, gjatë një ndeshjeje futbolli mes Serbisë dhe Zvicrës në Kupën e Botës, dy futbollistë të ekipit zviceran, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri – të dy shqiptarë etnikë nga Kosova – i festuan golat e tyre kundër Serbisë me këtë gjest, duke shkaktuar zemërim te serbët në stadium dhe në rrjetet sociale. FIFA gjobiti Xhakën dhe Shaqirin për këtë inci.dent.

Burimi/BalkanInsight.

I dha makinën e ish-të dashurës Nikut? Reagon për herë të parë Hyseni

No Comments Argëtim Thashetheme

Gjesti human i Hysenit i surprizoi të gjithë në “Për’puthen” teksa i dhuroi njërën prej makinave të tij, Nikut. Kjo dhuratë erdhi pasi ai dëgjoi historinë e trishtë të jetës së tij, që për shkak të një aksidenti ka humbur njërën këmbë.

Ndërkohë, rrjeti po zien nga thashethemet se në fakt kjo makinë dikur ishte e Alvisës.

Në “TikTok” qarkulluan disa imazhe ku shihet se makinën e kuqe me të njëjtën targë e ka përdorur më herët Alvisa në kohën kur ishin çift, madje ka realizuar dhe një reklamë me të.

Videoja shtoi dyshimet e ndjekësve se dyshja janë akoma bashkë, një gjë e tillë po përflitet në masë të gjërë nga publiku. Hyseni reagoi sot për herë të parë duke mohuar çdo aludim. “Jo nuk është e vërtetë. Ajo ka qenë makina ime dhe Alvisa thjesht e ka përdorur disa herë.”,- shkroi ai.

Burimi/gazetaime.net/

Sali Berisha: Më 11 Dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD

No Comments Aktualitet Lajme

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më datë 11 Dhjetor. Kështu ka deklaruar ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili prej disa javësh po zhvillon takime me demokratët e bazës në të gjithë Shqipërinë.

Nga Lezha ku ishte Foltorja e tij e radhës, Berisha bëri të ditur se Kuvendi i PD do të mblidhet të shtunën e 11 Dhjetorit.

“Të gjithë demokratëve dhe demokrateve kudo që janë, në Lezhë, në Konispol, në Vermosh, Tropojë, Gjirokastër dhe që mbështesin Edi Ramën, u këshilloj miqësisht për një moment sill ndërmend Lezhën dhe jam i bindur që zgjidhet problemi. Miqtë e mi, mjafton të hidhni sytë në televizione se si e gjithë propaganda e qeverisë si janë aktivizuar të gjithë analistët e flaktë e të zjarrtë të qeverisë në mbështetje të peng Bashës, në mbështetje të pengut të Edi Ramës. Këto mjaftojnë që ne të hapim rrugën tonë, të ringremë Partinë Demokratike dhe nga Lezha kam kënaqësinë e madhe të informoj shqiptarët në Shqipëri, të informoj demokratët në Shqipëri dhe mbarë botën se më 11 Dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike”, deklaroi Sali Berisha.

Sali Berisha ka shpallur më herët edhe kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, duke sfiduar Lulzim Bashën. Nga ana tjetër, ky i fundit është shprehur i bindur se për sa kohë të jetë ai kryetar i PD-së, nuk do të lejojë që të mbahet “asnjë Kuvend Kombëtar kundër Amerikës”.

Berisha nisi turin e takimeve nëpër qytete me demokratët pas vendimit që mori Lulzim Basha për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA.

Ish-Kryeministri thotë se për përjashtimin e tij duhet të kishte vendosur Kuvendi i PD siç parashikohet në statutin e partisë, dhe jo të merrte Basha vendim personal.

Për këtë arsye, Sali Berisha nisi mbledhjen e firmave përmes Foltores nëpër qytete për të mbajtur Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Burimi /tvklan.al

Historia interesante e Qerim Gjocajt, që luftoi krah babait dhe tre vëllezërve të tij

No Comments Argëtim Histori

Autori: Islam Morina

“Dora më shkoi por shpresoj që Kosova jo”, këto ishin fjalët që kishte thënë̈ 20 vjeçari Qerim Gjocaj, pas plumbave që kishte marrë në betejën e Zharrës, sot 23 vite më parë.

Sot edhe pse mijëra kilometra larg vendlindjes, invalidi i luftës së Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës Qerim Gjocaj, kujton betejën e 28 korrikut 1998 në të cilën la gjymtyrë e trupit (dorën e djathtë).

Gjocaj nga amfiteatri i universitetit u nis drejtë vijave të frontit për t’i dalë zot atdheut pa kursyer as jetën e tij.

Përvjetorët e kësaj beteje janë̈ përvjetorë të lavdisë̈ dhe krenarisë̈ së Qerimit dhe gjithë̈ bashkëluftëtarëve të tij.

Nga viti 2015 ai i ka më të rendë kur vjen data ta përkujtoj betejën ku la gjymtyrët e tija, sepse humbi babin dhe njëherit bashkëluftëtarin, i cili ishte afër tij, kur ai mori peshqesh plumbat dhe plagën e lirisë dhe u bë arsyeja që Qerimi sot të jetë gjallë.

Babai i tij në ato çaste nuk mendoi për vete, por nën breshëri plumbash e predhash u sul t’i jepte ndihmën e parë dhe e tërhoqi nga vija e frontit.

Nga përtej Atlantikut ndonëse jo fizikisht Qerimi me shpirtë dhe zemër është bashkë me bashkëluftëtarët në kujtim dhe nderim të atyre që ranë heroikisht në këtë betejë.
Kosova është bekuar të ketë djemë dhe vajza që nuk ngurruan të sakrifikojnë gjithçka kishin për liri.

Qermi në këtë betejë nuk ishte vetëm me babain por përkrah kishte në istikame edhe 3 vëllezërit e tij.

Historia njeh rrallë si shqiptarët, të cilët për lirinë e mëmëdheut luftojnë 5 gjenerat bashkë, sepse për ta liria është më e shtrenjtë se jeta.

Burimi/Gazeta Infokus/

Zoti Gabriel Escobar, gjatë dëshmisë së djeshme, nuk na bindi se i plotësoi pritjet e shqiptarëve të Kosovës

No Comments Lajme Opinion

NGA HAFIZ SHALA
Le të jetë kjo edhe strategji e tij diplomatike, por për fillim nuk jemi të statisfaksuar
Duke u nisur nga praktikat të cilat na kanë përcjellur, fatëkeqësisht me fajin e përfaqësuesve tonë shtetëror, tani, ndoshta pa të drejtë po i akuzojmë përfaqësuesit, por edhe disa politikanë e disa ish politikanë amerikanë të cilët nuk po na shkojnë për qejfit tonë, por gropen shtetit të Kosovës (Dardanisë), ia kanë përgatit ata që ishin që 20 vite në pushtet, partitë e dala nga lufta të PANA-prontos, kurse tani po presim dikush të na hedh litarin e shpëtimit për të na nxjerr nga ajo gropë e thellë e vetëhapur.

A ka gjë më tragjike, a ka tradhti më të madhe, a ka mashtrim dhë gënjeshtër misterioze më të madhe kur prapa shpinës së popullit shqiptar i cili, më angazhimin e Amerikës në radhë të parë, pastaj edhe Evropës, e cila donte të ishte në “sofër të parë”, e shpëtuan popullin shqiptar nga gjenocidi serb me tentim zhdukje, sipas politikave të tyre shekullore të bazuara në dokumentet ultranacionaliste të “Naqërtanjës” së Garashaninit, Çubrilloviqit, Andriqit, e babait të kombit serb, Dobrica Qosiqit.

I përzgjodhën zbatuesit praktik të atyre politikave duke i sjellur në pushtet, siç ishin, Nikoliqi, Millosheviqi e tani Vuçiqi, ndihmës dhë zbatues i politikave gjenocidale ndaj shqiptarëve, i cili, duke qëndruar në krye të shtetit serb, ku asnjë hap më të thjesht nuk e ka bërë në ndryshim nga politikat e Millosheviqit, por vetëm sa të përpunuara e prefeksionuara, nën parullën e rrejshme se, “Serbia është për paqe e fqinjësi të mirë”, njëherësh duke e lavdëruar politikën e atij që vrau e masakroi shqiptar.

Dhe, fatëkeqësisht, në këtë grackë, gati sa nuk ranë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ish vazalet e kuislingët shqiptarë në shërbim të Serbisë, ua vërtetojshin këtë teori serbe, pasi ishin të shantazhuar nga frika, sepse Serbia i kishte të gjitha informatat për të bëmat e tyre, prandaj, nga frika se do të zbulohen për krime ndaj shqiptarëve, ishin në gjendje të pranojnë çdo gjë që iu ofrohej.

Të pranojnë ndarjen, duk fal tokë Kosove (Dardane) pa dhimtë, sikur Çakorrin me rastin e demarkacionit më Malin eZi, gjoja për liberalizimin e vizave. E vizat askund në dukje deri në ditët e sotme, që dorën në zemër, sa afër që ishim, Evropa na paraqitej më kushte shtesë që rezultoi te jemi populli i vetëm i mbyllur në kafazin e Evropës, fatëkeqësisht ende me mentalitetin e vjetër, injorues, mohues dhë shantazhues. Ata jo vetëm që e pranuan, jo vetëm që lobuan, por edhe shantazhuan, bënë presion mbi deputetët rreth formimit të Gjykatës Speciale për krime lufte, gjithnjë duke shpresuar se disa nga ata, nuk do të jenë “ klient” të kësaj gjykate. Ndoshta, edhe kanë pasur premtime, prandaj, lobimi i tyre aq i sigurtë të dërgon kah ky dyshim.

Gjykatë e padrejtë, raciste, sepse u ngrit vetëm kundër luftëtarëve të UÇK-së, jo kundër UÇK-së si formacion, por kundër individëve, fatëkeqësisht për vrasje ndaj shqiptarëve që patjetër drejtësia duhet të veprojë në zbulimin e të gjitha rasteve, jo të pakta, kryesisht pas lufte.

Kjo gjykatë është e Kosovës (Dardanisë), sepse e formuam vetë në Parlamentin tonë duke e votuar përmbi 80 deputetë, por me seli jashtë Kosove (Dardanie), pasi nuk ishte në gjendje drejtësia e kapur e Kosovës (Dardanisë) ta përfundojë ketë proces, sepse në krye të atyre institucioneve ishin vendosur njerëzit e atyre që akuzoheshin për krime. Merreni më mend sikur kjo gjykatë të ishte në Kosovë (Dardani), sa do të ishin në gjendje t’i sigurojnë deshmitarët e mbrojtur kur, deri me tani, janë likuiduar 4 nga ata, pa dhënë kurrëfarë dëshmie e prove për ekzekutuesit.

Përsëri, më duhet të vije në kundërthënie me vetveten, sepse siç e ceka në fillim, gropën Kosovës (Dardanisë), ia kemi bërë vet përmes atyre të cilët erdhën në pushtet me metoda makiavelistë, duke e keqpërdorur luftën heroike të UÇK-së, të cilës i bishtëruan, ikën nga fronti, gënjyen se ishin luftëtarë në vijat e para të frontit (ndoshta në “frontin e Rognerit”), vranë konkurrentët e tyre për pushtet, vranë intelektual e patriot të devotshëm, erdhën me dhunë e vjedhje votash në pushtet, u pasuruan në mënyrë enorme e të jashtëligjshme, u bënë vazal të Serbisë.

Lobuan me para të taksapaguesve kundër interesave të shtetit, lobuan dhe përkrahen ndarjen e Kosovës (Dardanisë) në mënyrë të fshehtë, duke i angazhuar ambasadorët e tyre servil, siç doli tani në sipërfaqe, ish ambasadorja Vlora Çitaku dhe ambasadorët tjerë, ndërsa, në anën tjetër, në atë kohë i akuzonin kundërshtarët politik të cilët me të gjitha metodat demokratike që i kishin në dispozicion, i kundërshtonin këto politika, duke u shprehur hapur se në Uashington shkuan me thika, harta e gërshërë për ndarjen e Kosovës (Dardanisë), që edhe sot e kësaj dite, ende ka përkrahës të idesë se Serbisë duhet dhënë diçka.

U rriten apetitet, pasi në Shtepinë e Bardhë ishte Donald Trump dhe i dërguari i tij për ndërmjetësim në bisedat Kosovë (Dardani)- Serbi e që për t’ia arritur këtij qëllimi, u deshtë ta rrëzojnë Qeverinë Kurti 1, pasi nuk e pranoi propozimin e Thaçit, që t’i merr disa këmisha e kravata dhe ta zgjedhin këtë problem.

Dështoi ndarja, por u rihapën iniciativat tjera të dëmshme, sikur Zotimi i Uashingtonit ku u tentua që në Ujman të bëhet hisedar edhe Serbia, edhe pse që nga viti 1972, në kohën e Autonomisë, ku ky liqe ishte menaxhuar, kishte investime përmeskredive në rivitalizim, duke e siguruar fizibilitetin rreth tij, që i bie se nuk kishte nevojë për kurrfarë fizibiliteti mashtrues për ta bërë Serbinë hisedare në ketë aset vital, me pretendime që në të njëjtën mënyrë, pastaj të tentohet të veprohet edhe më Trepçën. Shkuan, shumë larg dhe po mos të ndërpritej kjo politikë e dëmshme dhe e rrezikshme, do të shkonin edhe më larg.

Nëse shtrohet pyetja se kush është kanceri i Kosovës (Dardanisë), para, largqoftë ndonjë Asociacioni më komuna më shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, atëherë janë partitë e dala nga lufta të cilat Kosovës (Dardanisë),ia qiten faqen e zezë dhe ende nuk kanë të ndalur, sepse ardhja në pushtet e njerëzve të pastër e të ndershëm, njerëzve të dijshëm e të guximshëm, njerëzve transparent të qartë, të vendosur se kur është në pyetje interesi i shtetit, nuk do të lëshojnë pe.

Njerëz të vendosur që ta luftojnë krimin e korrupsionin, njerëz që përmes Vettingut duan ta pastrojnë skemën politike e shtetërore kosovare (dardane), për të siguruar drejtësi të barabartë për të gjithë, për t’i sjellë para drejtësisë të gjithë keqbërësit, për ta konfiskuar pasurinë marramendëse të atyre të cilët dolën milionerë pas lufte dhe në një mënyrë dhe ndër më të rëndësishmet, ndalja e fluksit të largimit të të rinjve nga atdheu, duk kërkuar një jetë më të mirë, prosperitet dhe trajtim të merituar e punësim, pasi pas përfundimit të shkollimit universitar, bredhin rrugëve të papunë e pashpresë.

Tani, ajo që është brengosëse dhe që nuk e kam të qartë, se si mendohet t’i përfundojnë bisedimet më Serbinë, që sipas deklaratave stereotipe siç janë: marrëveshje me njohje reciproke, gjithëpërfshirëse, por se a do ta njoh Serbia Kosovën (Dardaninë) dhe me çfarë kushti. Dhe, pse duhet pritur kushtet e Serbisë duke i dhënë përparësi një shteti dhe udhëheqësi kriminel.

A do të jetë përsëri kusht falja e ndonjë pjese të territorit. A do të jetë kusht, Asociacioni i komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, që i bie se Kosova (Dardania), përsëri do të varet nga disponimi i pakicës serbe nën ndikimin e politikave të Serbisë kundrejt popullit shumicë, se një ditë lë rrugë të hapur për shkëputje të kësaj pjese dhe bashkëngjitje Serbisë, me gjithë “sigurimin” edhe të superfuqive se një gjë tillë “nuk do te ndodhë”. Dhe, a do të jetë kjo një digë e përjetshme që populli shqiptar i ndarë padrejtësisht në disa shtete, duke ia pamundësuar bashkimin kombëtar, padrejtësisht i ndarë dhe padrejtësisht i injoruar e i penguar që kurrë mos të vijë deri të një bashkim, e që është një absurd.

A nuk është kjo hipokrizi dhe padrejtësi që një popull, më një gjuhë, një gjak, më një histori, ndër më të vjetrit në Ballkan dhe Evropë, sepse kjo nuk po i pëlqen Serbisë, dhe ndërkohë, vetë ajo në sytë e Bashkësisë Ndërkombëtare, punon për themelimin e të ashtuquajturës, “ bota serbe”, duke mbledhur një grusht serbe nëpër rajon, ndërsa, shqiptarët kufizohen, ndahen mes veti. Shtrohet pyetja e thjeshtë se: çfarë standarde ju zotëri nga Evropa po i përdorni në kontekstin e marrëdhënieve, Kosovë (Dardani)- Serbi.

Tua përkujtojmë se, Asociacioni ka qenë i paraparë si balanc gjatë periudhës së Pavarësisë së mbikëqyrur, prandaj me skadimin e asaj periudhe, nuk ka vend për Asociacion një etnik në një shtet multi etnik, që u kushtëzua lidhur me shpalljen e pavarësisë e që Kosova (Dardania) e gëlltiti atë kafshatë të hidhur për hir të paqes dhe stabilitetit.

Nëse Kosovës (Dardanisë) i imponohet një asociacion i tillë me kompetenca ekzekutive, atëherë, lirisht mund të konstatohet se në këtë mënyrë, po rrezikohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës (Dardanisë), të cilin populli shqiptar e pagoi shumë shtrenjtë, sikur edhe gjatë gjithë historisë së saj shekullore.

Pse një Asociacion i tillë kur ekziston Asociacioni i Komunave në nivel të Republikës së Kosovës (Dardanisë).

BE dhe SHBA, pa ia thënë Serbisë të vërtetën dhe kualifikimin e merituar, se ishte shtet agresor i cili bëri gjenocid, dhe se Kosova (Dardania) kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë siç dokumentohet edhe me statusin në ish Jugosllavi dhe pretendimet territoriale, dhe ato të eksterritorialitetit të monumenteve fetare të cilat i takojnë Kosovës (Dardanisë), pasi ato kisha ishin shqiptare, sepse shqiptarët e Kosovës (Dardanisë) ishin të krishterë, dhe ato kurrë nuk mund të shndërrohen në pronë të Serbisë, miq të nderuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, problemin historik ne mes të këtyre dy shteteve, nuk e keni zgjidhur.

Do të mbetet vatër krize në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën e çakorduar dhe jo unike, e cila pa ndihmën e Amerikës, kurrë nuk do të jetë në gjendje t’i zgjedh këto marrëdhënie në mes të këtyre dy kombeve, historikisht të armiqësuara.

Zoti Escobar, shihet se ka njohuri rreth gjendjes në rajonin për të cilin është caktuar, por se si do të zhvillohen gjërat në terren e në praktikë, mbetet të shihet.

Ajo që më befasoi më së shumti ishte përkrahja e Ballkanit të Hapur, ani pse u shpreh edhe për Procesin e Berlinit, por pa u lëshuar në një analizë të thuktë se çka nënkupton Ballkani i Hapur në kontekst më të gjerë, ani pse siç u shpreh edhe ai, se këtë iniciativë nuk e përkrahin edhe tri shtete tjera, lë të kuptohet se Serbia me propagandat dhe gënjeshtrat e saj perfide, me ndihmën fatkeqësisht edhe të Kryeministrit shqiptar, sikur kinse, para syve të Bashkësisë Ndërkombëtare, gjoja po del ma kooperative se të tjerët.

Tani, fatkeqësisht, ne nuk e kemi armik vetëm Serbinë, por edhe shqipfolësit tanë në anën e Serbisë.

Çka tjetër, vetëm zoti na ndihmoftë, nëse edhe ai nuk ka hequr dorë nga ne, pasi ne kemi hequr dorë nga vetvetja.

Hafiz Shala

New York