Home

Lajme

Idajet Beqiri – Festivali i 10- te Mbarëkombëtar i Polifonisë

No Comments Aktualitet Lajme

Në Bylis, për dy ditë me radhë, me ndihmën dhe nën kujdesin e Bashkisë së Mallakastrës dhe të Shoqatës Atdhetare Kulturore Mallakastra, u zhvillua Festivali Mbarëkombëtar i Polifonisë, i 10-ti për nga radha.
Morën pjesë një numur tepër i madh grupesh polifonike, të cilët ngjitën në skenën e Festivalit disa prej perlave të vjetra dhe bashkëkohore të polifonisë shqiptare, pasuri e UNESCO.
Veshjet e bukura popullore, karakteristike për çdo trevë, krahinë e deri për çdo qytet dhe fshat, vallet e bukura, ishin përsëri një faqe tjetër suksesi e këtij Festivali.
Një Juri profesionistësh, me Mjeshtrin e Madh, Maestro Zhani Ciko, bëri jo vetëm vlerësimin me çmime të grupeve më të mira të Festivalit, por edhe analizoi me një nivel të përkryer rëndësinë e mbajtjes gjallë, e përcjelljes nga brezi, në brez të Polifonisë, kësaj pasurie të çmuar për kombin shqiptar.
Arritje dhe vlerë e madhe ishte pjesmarrja e mjaftë të rinjëve, vajzave dhe grave, e madje të fëmijëve, të cilët me interpretimin e tyre treguan se Polifonia Shqiptare kurr nuk ka për të vdekur…
Prezantimi dinjitoz, me profesionalizëm të lartë, me elekuencë dhe dhënie informacioni tepër të vlefshme për Polifoninë, te ndjekësit e shumtë të këtij Festivali në Amfiteatrin e Bylisit, prej të mirënjohurës Silvana Braçe, ishte gjithashtu një kënaqësi më vete.
Festivali u ndoq nga një numur i madh shikuesish.
Por në këtë Festival, me përmasa Mbarëkombëtar, i cili krahas të tjerave, i lumturoi, i çliroi, i gëzoi, i entusiazmoi dhe i bëri t’u qeshte buza e t’u ngrohej shpirti një numuri të konsiderueshëm ndjekësish të tij, pas pandemisë dy vjeçare Covid-19, e cila i ka nxirë jetën gjithë botës, me përjashtim të një Televizioni lokal, TV Apollon, nuk morën pjesë asnjë masmedia elektronike, gazetë, portal, televizion publik e privat etj.
Me të drejtë një deputet, nga shumë të pranishëm të tillë, kur përshëndeti, ndër të tjera tha:
“Nëse do të organizohej një debat ordinerë, me banalitete e pa vlerë mes dy politikanëve, të gjitha televizionet e Shqipërisë do vraponin për t’a pasqyruar…”!
Ku kemi arritur, si jemi katandisur! Në vend që të promovojmë vlerat, 24 orë të ditës promovojmë antivlerat, poshtrimin e Shqipërisë, të kombit dhe të popullit tonë…

Mund të jetë një imazh i në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 3 persona, duke përfshirë Idajet Beqiri
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe qiell
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *