Home

Lajme

Luke Luka – SHKODRA E HISTORIA E SAJ – MJEKET E SHKODRES – Flete ditari (nr.7)

No Comments Argëtim Histori

Zhvillimi i mjekesise ne qytetin tone asht shume i hershem e i trashiguem brez mbas brezi deri ne ditet tona.
Kur mjekesia ishte pothuejse empirike, mjeku i pare me shkolle te kryme ne Venecia, ka kene Kole Suma, i thirrun prej popullit Kole Heqimi (1736 – 1832).
Ky ka kene edhe mjeku personal i vezirit dhe i Bushatlijve. Vellai i tij, Simon Suma , ka kene farmacisti i pare ne Shkoder!
**
Ma vone Shkodra, ka pase fatin e mire te perfitoje prej pervojes se mjekeve austriake, te cilet ne fund te shekullit XIX ,hapen spitalin Austro – Hungarez. Drejtor i ketij spitali ka kene mjeku doktor Rudolf Shmid.


Ne shekullin XX-te mjekesia ne qytetin tone zhvillohet mbi baza shkecore te kohes, me gjithe deget e nendeget e saj.
Shume studente shkodrane kryen shkolla jashte vendit dhe dolen mjeke me specialitete te ndryshme, por qe per kushtet e vendit tone, punuen edhe si mjeke ne te gjitha fushat e u afirmuen si pediater, malariologe, kardiologe, gjinekologe etj.
Me bluzat e bardha te mjekut, qe bane emen e mahen mend per ndershmeni e perkushtim ,qe “Betimi i Hipokratit” ishte moto e punes se tyne, u bane shume.
PO ndaloj tek ma i madhi e ma i permenduni, doktor Frederik Shiroka. Ky me modesti thonte se nuk kam kulture austriake ( ku kishte kry studimet per kirurgji), kulturen dhe edukaten e kam marre te Shkodra qe me rriti, tek nana e baba !.
Sherbeu me duer te arta ne Tirane deri sa vdiq ,ne moshe te re ,ne vitin 1955. U varros me nderime ne Shkoder!
Ne fushen e kirurgjise squhen edhe mjeket Jorgji Karamitri, Mborja,ma vone Ali Spahija, Mark Mirashi, Ferit Hoti, H.Vneshta, Zyliha Kraja e dr.Shazi (qe e vrane se nuk pranoj me shite bluzen e bardhe,) dr.Zusi etj.
(Ne Shkoder me humor per dr.Mborjen , tregojne se kur i shkoj nji gru e re per ta vizitu, ai i tha shveshu!. Kjo mbas ndamjes ne paravento i thote:- Une u zhdesha Borje, po ti? – tuej e mendu ndryshe viziten)


Mjeke tjere ishin edhe dr.Sheldija, Bazrija, Shehi, Saraçi si dhe dr.Prela, i cili ishte kundra mbushjes se reçetes me ilaçe. Te semuetit i thonte:- more axhe (fjale qe e perdorte shpesh), a don me u shendoshe me 5 dite me ilaçe apo per 10 dite e pa ilaçe!?…


Ne kete grup mjekesh te vjeter bante pjese edhe Abdullah Mehmeti, i thirrun doktor Abdullahi. Kishte kry studimet ne Stambolle.Ishte njohes i shume gjuheve te hueja (Turke, Italiane, Arabe, etj). Ne nji takim me Pashko Vasen, qe e kishte shok, tuej fole per politikanet, i tha: “Vendi jone nuk ka nevoje per njerez qe ta varrosin popullin, por per njerez qe ta ngjallin e ta ndriçojne”! Gjithnji ishte opozitar!. I vinte keq qe populli ushqehesh me buke kallamoqe(sidomos katundet) e ishte kundra saj, tuej e quejtun buke per kuaj!.
Vdiq ne moshen 96 vjeçare ne vitin 1959!
**
Ne fushen e pediatrise ze vend te veçante doktor Kel Naraçi. Kreu studimet ne Torino.Intelektual me kulture te gjane (ishte violinist) dhe njohes i mjekesise ne shume dege. Kje krijuesi i pare i laboratorit kimik – biologjik ne vendin tone ( e krijoj me mjetet e tija personale), pune qe e vazhduen ma tej doktor Lec Plani e laborantet E.Berdica e M.Nehani.
Doktor Naraçi bani emen edhe si pediater.Sebashku me doktor Xhavit Gjylbegun, kryen studimin e pare ne vend te vdekshmenise foshnjore(ne ato vite 1945 -1946, vdisnin 5O perqind e foshnjeve te linduna).!? Ishte i martuem me italiane dhe pati 12 femije!..
Pediater tjere permenden edhe dr.Todi e dr.Pema.


Doktor Ndoc Pema ishte shume popullor, i kulturuem e shume human, pasqyre e vjeter shkodrane..Kudo ku shkonte e kedo qe takonte ne pershendetje me njeni – tjetrin, kishte ne goje shprehjen karakteristike shkodrane “he ta marsha”!
Kur ekipi i Vllaznise shkoj per nji ndeshje miqesire ne Podgorice(ne ate kohe Titograd), me grupin e tifozave qe shoqnonin ekipin, shkoj edhe doktor Pema.(Ishin dhane porosi te rrebeta prej Deges P.Mb).
Sapo ulen prej autobuzit, nji i arratisun e njofti doktor Pemen dhe e theret me emen.Doktori meqe ishte mesu me pershendete me dashni i thote: he ta marsha!.. dhe shpejt i kujtohet porosia dhe e kthen: py , pis pisit ,ik se nuk te njoh!..
(Ma vone ky moment u ba anekdote ne Shkoder)…


Ne vitet ne vazhdim, krahas mjekeve dr.Lito, Xhindi, S.Rrjolli, Xhango,Dema, Kopliku, Suma, Karagjozi, Mokini,M.Bala, Kaçulini, Pistulli, Danuta (mjeke polake), erdhen mjket, te cilet mbaruen universitetin e Tiranes, ne specialitete te ndryshme si neurologu S.Ashta, okulist ,Agim Neziri,otorinolog ,S.Fistani,otoronolog si dhe gjinekologe Agetina Prendushi, shejnaze Baci,N.Kçira,kardiologu Ded Çuni ,si dhe L.Rakaj, Pjerin Guga.etj.etj.

Shkodra pati e ka mjeke te shumte, prandaj kujt te mos i asht permende emni e ka ketu tek etj.etj.etj.😀😀😀…..


Duhet te kujtojme edhe te tjere tuej fillu prej murgeshave heroina te spitaleve si dhe ato qe puna korekte e e kujdesshme i ka ba te thirren me mbiemnin e profesionit si Luçi shpitalit, Jaku i inicioneve,Çile mamia etj.
PO SOT?!..
Vetem nji barcolete,ndoshta jo e vertete, permbajtjen nxirreni vete:
Shkon Lula plake per vizite tek mjeku. Ai i ban nji vizite te percipte dhe asnji keshille !?
Ne shpi djemte e udhezojne te shkoj perseri te vizitohet.
Sapo hyne ne studio ,i ven doktorit nji 10 euro mbi tavoline.Doktori e viziton mire e mire, i ploteson reçeten dhe i jep keshilla te nevojshme. Ne te dale Lula thote: Teshti po e kuptoj se edhe ju doktoret u dashkeni kariku si celulari!?.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *