Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – X-si dhe Y-ni hipotetik…

No Comments Argëtim Letersi

Sa paradosale është jeta jonë, sa e pa predikueshme gjithashtu. Çdo ditë zgjohet nga ëndërra e rradhës dhe, ditës i zhytet thellë në borxhin e përjetshëm, por me hipotezën në vazhdim… 😊😊
X-si dhe Y-ni hipotetik…
Paralelizmat e mia ishin dyzuar dhe triplikuar, sa as vetë nuk po e përballoja dot trysninë e frymëmarjes time, e cila shtynte me forcë oksigjenin në tërësinë e qënies time. Mpirjet qelizore konstatonin faktet e pa mohueshme, që çuditërisht elektrizonin edhe grimcat mikroskopike planetare, të cilat centrifugonin spontanisht në vorbullën time ndërplanetare me X-sin dhe Y-nin. Shenjat ekuatike me përsosmërinë ekzistente anashkalonin vlerat, ndërsa në barazim kishin vlera jo reale kromozonike. Në kromozonet ndërqelizore ekzistonin koefiçentët defiçentë të kohës sot.
Mbrëmjeve shikoja formimet e yjeve që sinkronizonin lëvizjet gravitale. Në qeniet speciale njerëzore, këmbanat skizofrenike dëgjonin vetveten deri në përbuzjen e përgjakur, por profesionalisht. Ulërimat çirrnin koren e tokës si përbindsha, por heshturazi dirigjonin nocionet me opuse të demonit njeri. Nuk e di pse shpesh ato më ndillnin mendime të tilla kaq tragjike, por në të njejtën kohë më bënin të qeshja spontanisht formalitetin kohor dogmatik. Neveritë mediatike kafshonin edhe qenin e ngordhur prej vitesh, por që ërën nuk mund t’ ia ndjente më njeri. Dhëmbët kishin mbërthyer pamëshirë realitetin pandemik që e tundnin dhe e shkundnin me variante alfabeti greko fonik të rradhës.
Në errësirën e pafund trupat e pajetë gjëmonin me thirrje, por maskat kovidiane i sillnin në tokën e dënuar pafaj si psherëtima ëndërrash. Skeletonët festonin edhe një Halloween të vërtetë psiqik. Nga dritat fosforike u pulsonte shkëlqimi i një dite që do të agonte së shpejti përsëri. Sa shumë e gërvishta shpirtin, po aq shumë edhe ndjenjën time të kohës, pa kohë. Hëna e re si një lëkundëse lozonjare përkundëte dhe lodronte mendimet marramendëse dhe, trazonte shpirtërat tanë.
Shumë yje kishin harruar të ndiznin edhe një dritë shprese nga dje, por edhe sot. Ti qënia njeri, me një telekomandë fillove të klikosh dhe lundrosh në kanalet e diktatit të kohës së heshtur. Trupat e pajetë i vure në paradën e turpit shekullor. Lamtumira e fundit duhej të ish edhe një dhimbje më shumë, e cila qante pa zë trëndafilin e një petaltë që kish akoma edhe një shpresë. Në ekranet televizivë përtypeshin dhe pështyheshin informacione intime me përmbajtje klasike kohë temporane, lodrën sexuale të pushtetarëve “të pa korruptuar”. Me triliona parash inflacioni shtronte darkat mondane të fitores varfëri, urri dhe pangopësi. Me gotat e hekurta ngrinit dollinë e rradhës dhe, me nënqeshje këmbanash dhe zjarri hidhnit vallen e përgjakur të “lirisë së shumëpritur”….?!
Sot miliona yje ishin fikur për të sjellë rilindjen e rradhës… Zjarret e tërbuara akoma kërkonin vatrën që ua ndolli zjarminë… Akujt të shkrirë në vaj, lundrojnin me vërshimet kohore në drejtime të panjohura, por pa shpëtim riformimi. Egoizmi i shfrenuar njeri, akoma edhe sot idealizonte përsosmërinë delirjane, por nënvete e ndjente lëkundjen e tokës. Këmbimet valutore buzëqeshnin pa shpresë eksponentësh përfitimi, por nuk mund t’i shmangeshin agimeve që shkëlqenin që herët me ngadhnjim mbi humbjen.
Unë sot dua të endem e shpenguar rrugëve, dua të mos çuditem më prej zgjimit të zogjve të ngjirrur nga dehja e thashethemeve të natës. Unë dua të lë pas gjurmën e pa parë enigmatike kovidiane, dua të ndjek shpresën deri në pikën e saj për shpëtim. Unë dua të fluruoj lart me ty lumturia ime, O Rozafa ime e lumtur përmbi mur. Me sonatën njeri, dua të sinkronizoj tundimet e tokës deri në thërrmijën e fundit të kores së saj për anketim. Pikërisht kjo është thirrja ime më e lartë njerëzore që nuk do ti pranoja kompromise për dasi njerëzore, por as përrallat paradoksale me X-se apo Y-ne hipotetike…
Ardiana Dhimitër Mitrushi 02/10/2021…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *