Home

Lajme

Partia Demokratike me Sali Berishën mbeti në vëndnumro, autokratike dhe bllokuese e demokracisë , ligjit dhe drejtësisë

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Sali Berisha tashmë ka mbetur si një relike e së shkuarës, dhe sa më shumë përpiqet që ta mbajë peng PD-në, sa më shumë përpiqet që ta shfrytëzojë atë si mburojë kundër “non grata”-es amerikane dhe kundër Lulzim Bashës aq më shumë ripërtërihet dhe fuqizohet Partia Demokratike dhe autoriteti i kryetarit legjitim të PD-së, Lulzim Basha. Si dhe tjetra aq më shumë ekspozohen dhe zbulohen edhe ata të cilët e mbështesin Berishën me shpresën se me Berishën do të rifitojnë privilegjet e favoret e pamerituara e korruptive që i ka shpërblyer Berisha dhe ishpushteti i tij.

Berisha me lëvizjen e tij antiBasha dhe antiSHBA , Berisha vetëm sa po vetëshkatërrohet politikisht dhe po e izolon veten , si dhe po zbulohen të gjithë ata të cilët e mbështesin momentalisht Berishën e që janë ata të cilët kanë përfituar padrejtësishrt, abuzivisht dhe korruptrushëm prej tij dhe pushtetit të tij, e ku duket si i tillë edhe Ilir Meta e LSI. Berisha nuk e kupton se kundërvënia e tij ndaj SHBA-ve dhe Bashës në fakt po i bën mirë Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës, po I ben mire pastrimit dhe ndarjes së PD së nga e shkuara dhe nga tranzicioni.

Nuk mund të premtojë e të bëjë ndryshimin në Shqipëri një parti politike që nuk reformohet, qe nuk bën ndryshimin, e nuk zhvillon demokracitetin brënda vetë Partisë. Nuk mund ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni Partia Demokratike po nuk doli vetë ajo si parti nga tranzicioni politik i brëndshëm.

Ka 30 vite që në Partinë Demokratike gjithcka si arritje i dedikohet dhe i personalizohen vetëm Sali Berishës kur në të vërtetë gjithcka pozitive dhe e mirë në këto vite tranzicion është falë ndihmës dhe mbështetjes së SHBA-ve. Berishën e “respektojnë“ një pakicë si lider historik, ashtu si Leninin e Stalinin në komunizmin rus, e Enver Hoxhën e regjimit komunist në Shqipëri. Pra me Sali Berishën PD-ja mbeti në vëndnumro prej autokratit Berisha dhe prej korrupsionit, kapjes së Drejtësisë dhe prej bllokimit të demokracisë.

Modelin apo kallëpin e lidershipit autokrat të tipit Berisha demokracia nuk e pranon.

A e shikoni se prej 30 vitesh tranzicion në Shqipëri, Shqipëria mbeti në vëndnumro, në prapambetje zhvillimore, demokratike, shtetndertimi dhe në avancë dhe si kampione Europe korrupsioni, krimi, eksodi, mosintegrimi dhe tollovie demokratike ku ka kulmuar sot me qeverinë e Edi Ramës..

Shqiptarët ankohen me të drejtë për padrejtësi, për korrupsionin, për krimin e drejtësisë por si ka mundësi që kur SHBA shpall “non grata” ishliderin “historik” të PD-së por njëkohësisht dhe ishkomunistin historik Sali Berisha me motivacionin e akuzen per korrupsion dhe për mbrojtjen e tij dhe si pengues e bllokues i demokracisë akoma ka ndidividë e mbështetës për Berishën?!

Është me të vërtetë e dëmshme për Shqipërinë shpallja non grata nga SHBA për Berishën , pasi ky është imazh i keq për Shqipërinë dhe për politikën shqiptare për një prodhim të tillë politik “Made in Albania” pasi një ishlider i një Partie të madhe dhe kryesore , një ishdeputet prej 30 vitesh në Parlamentin shqiptar, një ishPresident dhe njëkohësisht edhe si një ishKryeministër i Shqipërisë, atij nuk i lejohet të hyjë në SHBA për motive korrupsioni dhe mbrojtjeje të ti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *