Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – 51.- Të dua ëndërr e pafaj.

No Comments Argëtim Letersi

TË DUA ËNDËRR È PAFAJ …
Me c’fjalë magjike,
më ngjite lart, atje mes ëndrrave,
mi ndez, i përflak t’shpërndara netëve….
Si avulli i ngrohte zëmre
që shtratin befas braktis
të tretët një me renë
Sublimen e sublimeve ta prishë.

Mes orësh fluturake,
kthyera parë e mbrapsht
si stinët e harlisura që ngrohin
e ftohen një cast.
Ky trazim m’a grisi natën dhe,
lakuriqësinë e virgjër të shpirtit.
E pafajshme ëndërr a zhgjendër je,
mirazh real, mes tokës e qiellit?

Si pika mbi i – të , magjiplotë
yjet sodis.
Dua të zbres poshtë me zemrën që
ndjell frikë,
lehtas pa peshë ndjehet
trupi im.
Jam unë a ngjasia e shembëllimit tim?

Zemra e përzhitur,
me flutërzat në bark, pulëbardhë unë,
e flatrat i ngre hark .
Ëmbëlak,
me harkun si shtizë graviteti
mallin zbret ngadalë…..
Unë, puhizë deti .

Teuta Shaqiraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *